Author: Hamdi Kumanova

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe fletëvotimeve të personave me nevoja të veçanta, ku nga gjithsej 26 mijë e 819 fletëvotime deri tani janë numëruar 13 mijë e 804 vota. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se deri nesër pritet të përfundoi procesi i numërimit të fletëvotimeve të këtyre dy kategorive. Sipas Elezit, nesër pritet të rinumërohen edhe katër vendvotimet për të cilat sot vendosi KQZ-ja që t’i rinumëroi. “Në plan për t’u numëruar rreth 27 mijë të këtyre kategorive, pra vota të personave me nevoja të veçantë…

Lexo më Shumë

Lideri i VV-së, Albin Kurti ka folur përsëri për publikimin e ekspertëizës për rastin e Astrit Deharit. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se mundësiae e vetëvrasjes sipas raportit është përjashtuar, dhe se sipas tij tani dyshimet janë për përfshirjen e personit të tretë, shkruan lajmi.net. Sipas Kurtit, duhet hetim i ri, i pavarur e profesional, për ta ndriçuar ngjarjen. Postimi i plotë: Ekspertët e mjekësisë ligjore nga Instituti i Lozanës në Zvicër e kanë përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes së Astrit Deharit. Raporti i tyre është shkencor dhe i hollësishëm për nga metoda dhe të gjeturat. Ata kanë…

Lexo më Shumë

Sot, kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, së bashku me nënkryetarin e Alternativës, Lulzim Aliu, kanë realizuar takim me kryetarin e komunës së Vushtrrisë në Kosovë, Xhafer Tahiri. Në këtë takim u bisedua për zhvillimet e fundit në rajon, situatën post-zgjedhore në Kosovë dhe atë para-zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Temë kryesore e bisedës ishte edhe harmonizimi dhe krijimi i komunikimit reciprok dhe miqësor mes partive shqiptare në rajon. Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ditëve në vijim pritet të realizojë takime me përfaqësues të tjerë politikë të vendit, të trojeve shqiptare, si dhe me miqtë ndërkombëtarë.

Lexo më Shumë

Moscaktimi i datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe qëndrimi i fundit i palës bullgare rreth figurës së Goce Dellçevit, vë në pikëpyetje edhe të ardhmen e Komisionit të ekspertëve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ky komision duhet të gjejë një modalitet për festimin e përbashkët të figurës së Goce Dellçevit, i cili nga të dyja palët llogaritet si figurë kombëtare e tyre, si dhe duhet të angazhohet për gjetjen e një modeli të përbashkët për t’i përmirësuar librat e historisë. Petar Todorov, anëtar i Komisionit në fjalë, thotë se…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot në zyren e tij në Kuvend ka pritur Ambasadorin Italian, Karlo Romeo. Z. Ahmeti dhe Ambasadori Romeo diskutuan për situatën politike në Maqedoninë e rajonit, vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian,  zgjedhjet e parakohshme. Z. Ahmeti theksoi që BDI ka insistuar që zgjedhjet e parakohëshme mos ta dëmtojnë procesin e anëtarësimit në NATO dhe prandaj kemi propozuar mbajtjen e  zgjedhjeve në pranverë e jo në dhjetor ose janar. Ratifikimi i protokolit për anëtarësim në NATO në Kuvendin tonë nuk duhet të vihet në pikëpyetje sepse anëtarësimi i vendit tonë në aleancën veriatlantike…

Lexo më Shumë

Për projekte në rajonet dhe komunat në tërë vendin vitin e kaluar ishin ndarë shtatë milionë euro. Këtë e theksoi zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale, Dejan Pavleski, i cili sot kreu kontroll në aktivitetet për ndërtimin e minor-shtratin e lumit Kriva Rekës dhe ndërtimin e kanalizimit në fshatin Konopnicë. Zëvendësministri Pavleski informoi se këto projekte janë financuar përmes Programit për zhvillim të barabartë rajonal. Projekti për rregullimin e minor-shtratit është në vlerë prej 7.200.000 denarë, projekti për ndërtimin e kanalizimit në Konopnicë me pjesëmarrje të komunës është 4,5 milionë denarë, përderisa dokumentacioni projektues për drejtimin rrugor drejt Kalin Kamen rreth një…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme po e kërkon të burgosurin Igor Spasov, të dënuar për vrasjen e Martin Neshkoskit, i cili nga e premtja është në arrati. Ministria e Brendshme për “Fokus” konfirmon se letra nga Gjykata në Shtip ka mbërritur, ndërsa ata kanë ndërmarrë menjëherë masa. Siç njoftojnë, Gjykata e Shtipit lëshoi dje një urdhër për veprim, i cili mbërriti sot në Shkup. Gjykata sqaroi dje se më orën 14:00 2 pasdite ata morën një njoftim nga burgu Idrizovës se Spasov nuk u paraqit në burg, pasi që të premten skadoi afati i lëshimit me leje për shkak të problemeve shëndetësore.…

Lexo më Shumë

 Në të vërtetë ishte një goditje për të gjithë, jo vetëm për mua dhe për popullin, por edhe për të gjithë elitën politike, thotë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në intervistën për televizionin grek “Alfa”. Ai shtoi se në takimin e liderëve të mbajtur të dielën, të gjitha partitë, pa dallim nëse janë në pushtet apo në opozitë  kanë qenë me ndjenja dhe qëndrime të njëjta: “bëmë gjithçka që na u kërkua dhe menjëherë Bashkimi Evropian na thotë ende nuk jemi të gati”, lajmëroi korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina. “Nga viti 2009 në të gjitha raportet e Komisionit…

Lexo më Shumë

Sindikata e Arsimit dhe Shkencës nuk e pranon propozimin e Qeverisë për rritje të pagave në këtë sektor për 10 %, nga muaji prill i vitit të ardhshëm. Pas mbledhjes së mbajtur gjatë ditës së sotme, ata kanë marrë vendim ku Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i japin hapsirë kohore prej 15 ditësh për ta pranuar kërkesën e tyre për rritjen e pagave për 25% edhe atë nga muaji janar i vitit 2020. Në të kundërtën, prej datës 11 të muajit nëntor, SASHK kërcënohet me grevë gjenerale.

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, transmeton Shenja. Në Tiranë Pendarovski do të pritet nga homologu i tij presidenti Ilir Meta, ndërsa më pas do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Në kuadër të vizitës zyrtare, Pendarovski do të mbajë fjalim në Samitin e Paqes të Evropës Juglindore nën organizim të Federatës Univerzale për Paqe.

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut lëviz përmes procesit të jashtëzakonshëm historik të betonimit të sovranitetit të saj, pavarësisë, të ankorimit të përcaktimit të saj strategjik që të jetë pjesë e Perëndimit. Ka ngadalësim në procesin e eurointegrimit të saj, është bërë gabim në Bruksel, ky është dëshpërim. Por, në bazë nuk ka asnjë ndryshim. Ajo që ndodh tani është proces i madh historik, vendi e përforcon pozitën e saj të integrimit drejt Perëndimit dhe këtë e bën përmes transparencës së shoqërisë, proceseve pozitive demokratike, kthimin e qeverisjes së të drejtës, hapje drejt mundësive të reja ekonomike. Këtë në intervistë për MEDIAL-n e…

Lexo më Shumë

Atë që sot e bëni me promovimin e ekologjisë në arsimin parashkollor ndoshta është intervenim i vogël në një kopsht, por është investim i madh për bashkësitë dhe për të ardhmen. Kjo duhet të jetë nxitje që aktivitetet e tilla të bëhen aktivitete të rregullta në të gjitha kopshtet. Këtë sot e theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, e cila bashkë me zëvendësministrin Gjonul Bajraktar, kryetarin e Çairit Visar Ganiu dhe ambasadoren zvicerane Sibil Suter Tehada sot morën pjesë në ngjarjen e parë edukative të projektit “Të pastër dhe të shëndetshëm” që do të zbatohet në kopshtet…

Lexo më Shumë