Për projekte në rajonet dhe komunat në tërë vendin vitin e kaluar ishin ndarë shtatë milionë euro. Këtë e theksoi zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale, Dejan Pavleski, i cili sot kreu kontroll në aktivitetet për ndërtimin e minor-shtratin e lumit Kriva Rekës dhe ndërtimin e kanalizimit në fshatin Konopnicë.
Zëvendësministri Pavleski informoi se këto projekte janë financuar përmes Programit për zhvillim të barabartë rajonal.
Projekti për rregullimin e minor-shtratit është në vlerë prej 7.200.000 denarë, projekti për ndërtimin e kanalizimit në Konopnicë me pjesëmarrje të komunës është 4,5 milionë denarë, përderisa dokumentacioni projektues për drejtimin rrugor drejt Kalin Kamen rreth një milion denarë.
Kryetari i kriva Pallankës, Borjanço Micevski tha si vetëqeverisje lokale kanë përvojë pozitive me projekte që menaxhohen nga kjo Ministri, para së gjithash projektet nga bashkëpunimi tejkufitar dhe me Bullgarinë dhe Kosovën, nga programi IPA, tani edhe me Serbinë. .



