Në seancën e sotme për rastin “Monstra” ka vazhduar leximi i SMS-porosive lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Një pjesë e SMS-mesazheve që u lexuan sot ishin edhe të prokurorit Xhelal Bajrami, i cili atëherë ka qenë zv.ministër i Brendshëm dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti. Ata kanë biseduar disa ditë pas vrasjjes, gjegjësisht Ahmeti më 24 prill në orën 07:34 e ka pyetur Bajramin se si është gjendja, ndërsa e ka marrë këtë përgjigje: “presim kryetar, nuk ka shumë dëshmi të forta. Është e qartë se kanë qenë profesonistë. I thash edhe kryeministrit. Nuk ka ndodhur…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i gatshëm të zbatojë zgjedhje parlamentare për çdo modeli për të cilin është arritur marrëveshje midis partive politike, përfshirë edhe modelin me lista të hapua zgjedhore, deklaroi sot kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski. Ne, shtoi ai, si institucion jemi të gatshëm, funksionojmë në vazhdimësi dhe jemi të gatshëm ta zbatojmë atë që do ta dakordësojnë partitë politike. Lidhur me atë cili model zgjedhor, sipas tij, do të ishte më i miri, Derkovski theksoi se mendimi i tij në thelb edhe nuk është relevant, sepse kjo është marrëveshje e partive politike. Kryetari i KSHZ-së potencoi edhe…
Mbi dhjetë mijë të punësuar në Ministrinë e Brendshme do t’i nënshtrohen procesit të vetingut ose kontrollit në mënyrë që të profesionalizohet puna e policisë dhe kjo tërësisht të jetë e përfshirë në shërbimin e qytetarëve. Procesi është paralajmëruar një kohë më të gjatë, ndërsa vitin e kaluar ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha se vetingu do t’u bëhet të gjithëve në MPB – nga pastruesja e deri te ministri. Megjithatë, procesi ende nuk ka filluar, bëhet terreni për zbatimin e tyre, ligji për veting ende nuk është miratuar, ndërsa sipas planeve të grupit të punës propozim-ligji duhet të dorëzohet…
Ambasadori i Bashkimi Evropian në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar ka vlerësuar se është e logjikshme të anulohet Regjistrimi i Popullsisë i 2020-s, pasi nuk duhet të ketë ndikim politik në të, transmeton Portalb.mk. “Me caktimin e zgjedhjeve anulohet mbajtja e Regjistrimit, që është edhe e logjikshme, sepse në atë proces nuk duhet të ketë ndikim politik. Shpresoj se Regjistrimi do të realizohet deri në fund të këtij viti (2020) ose më vonë atëherë kur shtetet anëtare do ta realizojnë Regjistrimin. Përgatitjet teknike për realizimin janë bërë, dhe konsideroj se nuk ka pengesa që të miratohet në Parlament”, tha Zhbogari…
Ish shefi i Policisë Sekrete dhe këshilltari aktual i kryeministrit Zoran Zaev, Zoran Verushevski, e padit shteti për shkak se sipas tij është arrestuar dhe është mbajtur në paraburgim në mënyrë të pabazuar për 11 muaj në vitin 2015-të për rastin “Puç“ dhe akuzën për posedim të paautorizuar të armës. Kërkesa e Verushevskit për dëmshpërblim nga shteti është 4 milionë e 104 mijë denarë, ose afërsisht 71.000 euro, njofton Portalb.mk. “Motivi i kësaj iniciative është që të rrumbullakohet golgota personale familjare që shteti ma ka bërë mua me konstruksion pa precedent në historinë e shtetit. Jam akuzuar në mënyrë të…
Kolumnistja Karolinë de Gruyter në analizën e saj të fundit me titull “Mësime të Habsburgut për politikën e jashtme të Evropës” të publikuar edhe në antiteza.org ka shkruar ndërmjet tjerash për problemin e mos caktimit të datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Gruyter ka bërë me dije se Fuqitë e Mëdha nuk bën që ta përdorin Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të destabilizuar BE-në, shkruan Almakos. “ Ashtu si Habsburgët, ajo duhet të hartojë mënyra për të lundruar në një hartë gjeopolitike gjithnjë e më të çrregullt dhe të qëndrojë…
Sekretari organizativ i partisë Alternativa, Bekim Sali, ka komentuar rizgjedhjen e Ramiz Merkos për kryetar dege të BDI-së në Strugë, shkruan Almakos. “Në Strugë DUI rizgjedh për Kryetar dege njeri të “dëshmuar” nga fusha e tenderëve, objekteve pa leje, diplomave të shitura, veturave luksoze zyrtare. Rizgjedhja ndodhi pasi që kandidati ka përmbushur të gjithë kriteret partiak dhe është shumë konkurent me gjitha degët e DUI-t konform filozofisë “politike” të liderit të saj.”, shkroi Bekim Sali.
Shtatë persona të moshës prej 17 vjeç deri në 38 vjeç janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në aksin Tetovë – Bërvenicë. Aksidenti ka ndodhur gjatë përplasjes së dy automjeteve “Bmv” dhe “Golf” rreth orës 23. “Në automjetin Golf kanë qenë katër persona prej të cilëve tre janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa një nga ata është mbajtur në spitalin e Tetovës. Në automjetin Bmv ka pasur tre persona dhe në aksidentin e trafikut i lënduar rëndë është vozitësi i cili poashtu është dërguar në klinikat e Shkupit.…
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Qeveria e Zoran Zaevit e çon shtetin drejt kolapsit ekonomik. Sipas tyre, të gjithë paramentrat tregojnë se ekonomia ka ngecur dhe se LSDM-ja dhe Zaevi e çojnë në humnerë. “Politikat humbëse dhe shkatërruese të pushtetit i ka konfirmuar edhe Banka Botërore, ndërsa në raportin “Doing Business” Maqedonia vetëm për një vit ka rënë për shtatë pozita. Raporti tregon se Qeveria e LSDM-së krijon klimë negative për të bërë biznes”, thonë nga OBRM-PDUKM. Ata shtojnë se “tmerri që e ka sjellë LSDM, do të përfundojë më 12 prill”.
Eliza Hoxha, Ariana Musliu-Shoshi, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Ganimete Musliu, Blerta Deliu, Besa Ismaili, Filloretë Zejnullahu dhe Valdete Idrizi do të jenë deputete të PDK-së në Legjislaturën e VII. Këngëtarja Eliza Hoxha ka arritur sukses dhe është bërë deputete. S’e ka pasur fatin e kolegeve të saj nëpër parti tjera që kanë dështuar të bëhen përfaqësues të popullit. Ajo ka pasur numrin tre në listën PDK-së ndërsa kanë votuar pro saj 9 mijë e 256 votues. E dyta në PDK në listën e grave deputete është Ariana Shoshi-Musliu. Ajo ka marrë 8 mijë e 778 vota. Mbesa e Presidentit Hashim Thaçi, Envegjia…
Duke e ditur faktin se ne si shoqëri e të rinjtë në veçanti ditë e më shumë nuk meren dhe nuk marrin seriozisht historinë dhe trashëgimin tonë, ne një grup studentësh të drejtimeve të ndryshme pamë të nevojshme krijim e një hapësire ku do mësohet për Historinë tonë Shqiptare, ndaj dhe themeluam Shoqatën Edukative “IRTIA”. Ligjeratat dhe mësimet që do të mund të ndiqen janë nga lënda e Historisë, ku në total do jenë 24 në numër gjatë gjithë vitit, po ashtu kemi paraparë të kemi ekskurzione të ndryshme nëpër qytete të ndryshme shqipëtare. Të drejtë aplikimi dhe pjesmarjeje tek…
Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij me të cilën janë duke bashkëjetuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Në Gjakovë, është arrestuar një i dyshuar i cili fillimisht ka kanosur viktimën femre dhe gjatë kontrollit fizik të tij është gjetur një revole prodhim kinez me gjashtë fishekë 7.62mm”. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

