Kolumnistja Karolinë de Gruyter në analizën e saj të fundit me titull “Mësime të Habsburgut për politikën e jashtme të Evropës” të publikuar edhe në antiteza.org ka shkruar ndërmjet tjerash për problemin e mos caktimit të datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Gruyter ka bërë me dije se Fuqitë e Mëdha nuk bën që ta përdorin Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të destabilizuar BE-në, shkruan Almakos.
“ Ashtu si Habsburgët, ajo duhet të hartojë mënyra për të lundruar në një hartë gjeopolitike gjithnjë e më të çrregullt dhe të qëndrojë e fortë pa përparësinë e mbizotërimit ushtarak.
Një mësim i mirë është të investoni më shumë në diplomacinë evropiane.
Një tjetër është të parandaloni që zona amortizuese e Evropës të shndërrohet në një avantazh. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë nevojë për perspektivë evropiane, kështu që fuqitë e jashtme nuk mund t’i përdorin ato për të destabilizuar BE-në.
Ballkani dhe kufijtë lindorë të BE-së do të jenë “përparësitë kryesore të politikës sonë të jashtme”, tha shefi i politikës së jashtme në BE Josep Borrell gjatë dëgjimit të tij në Parlamentin Evropian.
Kjo është zgjedhja e duhur. Mbi të gjitha ishte një manovrim i pakujdesshëm në Ballkan që rezultoi fatal për Perandorinë Habsburg.”, shkroi ndërmjet tjerash Karolinë de Gruyter./Almakos/



