Author: Hamdi Kumanova

Vetëm katër nga 18 stacione matëse të matjes së cilësisë së ajrit shfaqin rezultatet e ajrit të ndotur. Te 14 stacionet tjera thuhet se nuk maten apo nuk japin të dhëna për ndotjen momentale të ajrit, njofton Telegrafi Maqedoni. Këtë vit, Kumanova iu bashkua kryeqytetit të Shkupit në renditjen botërore si qytete më të ndotura. Edhe pse sezoni i ngrohjes ende nuk ka nisur, po vërehet ndotja e ajrit në të gjitha qytetet e Maqedonisë. Vitin e kaluar, Bashkia e Shkupit ndërmori masa kundër ndotjes së ajrit dhe në rast të ndotjes ekstreme autobusët do të jenë pa pagesë, do…

Lexo më Shumë

Për certifikata të sigurisë në nivel të sekretit shtetëror, personi mos të ketë shtetësi të dyfishtë, ndërsa për certifikatë të sigurisë në nivel rreptësisht e besueshme, personi të mos jetë shtetas i një shteti që nuk është anëtar i NATO-s. Ky është amendamenti i harmonizuar mes deputetëve të opozitës dhe pozitës, i cili u pranua pas një diskutimi të gjatë në seancën e sotshme të Komisionit parlamentar për çështje evropiane, ku pika e vetme e rendit të ditës ishte Propozim-Ligji për informacione të klasifikuara, në lexim të dytë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, mes tjerash kërkuan që certifikata në nivel rreptësisht e…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot vlerësoi se “aktivitetet ndërtimore për rregullimin e rrjetit rrugor në shtet po zhvillohen me tempo të fuqishme”. Sipas tij, deri tani janë investuar në 770 kilometra me mbi gjysmë miliardë euro dhe se këtë ky vit do të përfundojë me 500 kilometra rrugë. “Ky vit do të përfundojë me mbi 500 kilometra rrugë të rindërtuara”, tha Sugareski pas vëzhgimit të punëve në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai shtoi se ky trend do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm ku pritet të ndërtohen 450 kilometra rrugë rajonale dhe magjistrale në shtet…

Lexo më Shumë

Protestat e bujqve janë të motivuara dhe të organizuara politikisht. Pjesa dërmuese e kërkesave të bujqve që protestojnë tashmë janë realizuar, është shprehur ministri i bujqësisë, Trajan Dimkovski. Megjithatë, kërkesat janë relevante dhe për to mund të bisedohet në tavolinë, por për kërkesat politike fare nuk do të diskutohet, ka shtuar ministri Dimkovski. Përveç që janë të motivuara, protestat gjithashtu edhe janë të organizuara, mendoj që vet partia politike tha se i mbështet, nuk ka dyshime rreth kësaj. Vetëm t’ju them se bujqit që jepnin deklarata, njëri për orizin e papastruar ka marrë 130 mijë denarë subvencion kurse i dyti…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, për nesër ka caktuar seancë tematike dedikuar procesit të integrimeve, pas samitit të BE-së në tetor. Në seancë pritet të kenë fjalime zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Gjithashtu janë ftuar edhe deputetët e Kuvendit, përfaqësues të korit diplomatik në vend, si dhe përfaqësues të sektorit qeveritar dhe joqeveritar. Theksojmë se në samitin e BE-së në tetor, shtetet anëtare nuk arritën konsensus për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut.

Lexo më Shumë

Në Kërçovë sot u mbajt seanca e 26-të e Këshillit të komunës së Kërçovës, në të cilën para se të miratohej rendi i ditës, koordinatori i grupit të këshilltarëve të BDI-së, Ardita Hani kërkoi që një pikë e re të shtohej në rendin e ditës në lidhje me një kërkesë nga një individ privat për ta ndryshuar dhe plotësuar planin urbanistik. Pas miratimit nga ana e shumicës reagoi koordinatori i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMN-së, Dejan Pandileski, i cili tha se për arsye parimore ose më saktë siç tha, fakti që opozita nuk respektohet. “Pa kaluar në debat të komisionit…

Lexo më Shumë

Duke e pasur parasysh se lufta kundër krimit të organizuar është një sfidë e shekullit XXI dhe ndikimi i tij është në të gjitha sferat e shoqërisë, trajtimi i suksesshëm me këtë fenomen është i nevojshëm dhe kërkon qasje serioze nga të gjitha institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit. Rrezikimi i sigurisë me të cilën përballet Republika e Maqedonisë së Veriut është e ngjashme jo vetëm me atë të vendeve të rajonit të Ballkanit, por edhe me atë në BE dhe në SHBA, gjë që kërkon forma të reja të bashkëpunimit dhe veprimit në nivelin ndërkombëtar. Këtë ndër të tjerash,…

Lexo më Shumë

Kur jemi tek sms i publikuar mes Xhelal Bajramit dikur Zv Ministër i punëve të Brendshme ndërsa sot Prokuror i lartë republikan, me Liderin e tij Ali Ahmeti, i cili i thot : Se nuk paska prova ka shumë prova të forta, duke Aluduar për të dyshuarit e rastit Monstra, e pyesim atë dhe bën mirë të përgjigjet publikisht: Pse Ju Xhelal Bajrami, dolët bashkë në Konferencë për shtyp me Ministren e punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, e cila nuk respektoj parimin e prezumimit të pafajsisë duke aluduar se na qenkan kapur vrrasësit e rastit Mostra, dhe Ju me prezencën…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një video të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, ku shihet se si ministri Venko Filipçe viziton barnatore, ky i fundit në një deklaratë ka vlerësuar se pacientët nuk shtyhen më për të blerë barna me recetë, ngaqë shfuqizimi i kuotave ka pasur rezultat, transmeton Portalb.mk nga kumtesa e Ministrisë. “Në vetë barnatoret, farmacistët tregojnë se nuk ka më pritje, shtyrje, panik te pacientët. Në cilëndo ditë të muajit, pacientët e marrin barin e nevojshëm me recetë dhe kjo vërtetë ndihet”, tha Filipçe. Ky projekt filloi nga vendet turistike si Ohri, Struga, Dojrani, Resnja dhe Gjevgjelia, ngaqë gjatë sezonit turistik,…

Lexo më Shumë

Ish pjesëtari i forcave speciale të Maqedonisë, Igor Spasov, i cili është dënuar me 14 vjet burg për vrasjen e Martin Neshkovskit, prej sot kërkohet me fletëarrest në territorin e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk. Zëdhënësi dhe gjykatësi në Gjykatën e Shtipit, Julijana Netkova ka informuar se kompetentët nga MPB dhe SPB Shtip i kanë informuar se Spasov prej të premten deri më sot nuk është gjendur në zonën e Komunës së Shtipit. “Igor Spasov nuk është gjendur dhe nuk është i kapshëm për organet e përndjekjes. SPB Shtip e ka informuar Gjykatën se ai është i pakapshëm dhe është…

Lexo më Shumë

Policia e Tetovës ka privuar nga liria 44-vjeçarin i cili në Kodër të Diellit gjatë përgatitjes për të bërë zgarrë, ka ndezur zjarr i cili është përhapur, dhe është djegur një sipërfaqe e madhe e barit të thatë. Sipas informacioneve fillestare nga policia e Tetovës, i cili do të përballet me kallëzim penal për shkak të rrezikut të përgjithshëm që nënkupton përgjegjësi penale. “Të dielën në orën 13 e 15 minuta te vendi i quajtur “Golgotë”, në atarin e fshatit Lisec të Tetovës, nëpunësit policorë nga Sektori Policor Kodër të Diellit e kanë privuar nga liria F.N. (44) nga Tetova.…

Lexo më Shumë