“Bukuria e Tetovës në kohëra të ndryshme” është titulli i ekspozitës fotografike që u hap mbrëmë në Tetovë. Në ceremoninë e hapjes, para të pranishmëve mbajti fjalim ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili theksoi se Tetova është qyteti me një histori, kulturë dhe traditë të gjatë dhe të pasur, me gjithë shkëlqimin dhe origjinalitetin e tij, e jeton të tashmen e tij në themelet e së kaluarës së pasur kulturore historike. Ai shtoi se banorët e moshuar me shumë nostalgji e kujtojnë atë Tetovë që më nuk është, nurin e qytetit, por edhe ndërtesat karakteristike që sot mund të…
Author: Hamdi Kumanova
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është takuar sot me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media dërguar nga Vetëvendosje, ku shkruhet se të pranishëm ishin edhe nënkryetari i VV-së Besnik Bislimi, këshilltarja politike e Kosnett, Jessica Long dhe shefja e Sektorit Ekonomik në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, znj. Lori Michaelson. Në njoftim thuhet se Kosnett është interesuar për ecurinë e bisedimeve për krijimit të qeverisë së re. Njoftimi i plotë: Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin Besnik Bislimi, sot priti në takim Ambasadorin e ShBA-së në…
Liderët e dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet të jenë ata që do t’i përcaktojnë kornizat e pozicionit të Kosovës në fazën e ardhshme të dialogu me Serbinë. Kështu, kanë deklaruar në intervistat për Radion Evropa e Lirë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidatja e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e fundit, Vjosa Osmani. Vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe finalizimi eventual i këtij procesi me një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, parashihet të jetë ndër…
Lëvizja Vetëvendosje kanë njoftuar se do ta apelojnë në Gjykatë Supreme vendimin e PZAP-së për mosnumërimin e votave të bashkëatdhetarëve. Përmes një komunikate nisur për media, VV thotë në reagim se ky vendim është marrë nga PZAP ani pse Gjykata Supreme kishte këruar që të merrte parasysh këtë të drejtë. Njoftimi i plotë: Do ta apelojmë në Gjykatë Supreme vendimin për mosnumërimin e vota të bashkatdhetarëve Sot pranuam nga Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa vendimin e marrë nga gjyqtarët Fejzullah Rexhepi Kryesues, Nenad Llazic, Afjete Sada – Gllogjani, Kymete Kimete, Zyhdi Haziri, Rrustem Thaqi, Ferki Xhaferi, Faton Ademi dhe…
Një numër i konsiderueshëm i banorëve të komunës së Prishtinës shërbimet i kryejnë në QKUK, të udhëzuar nga Qendrat e Mjekësive Familjare, krejt kjo për shkak të mungesë së një spitali të qytetit. Ndonëse, ndërtimi i tij është tashmë edhe pjesë e ligjit për kryeqytetin, projekti për të është ende në fazën e studimit të fizibilitetit. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ende nuk ka përfunduar studimi i fizibilitetit, të cilin janë duke e kryer përfaqësuese të kompanisë gjermane ICME “Andrea Kdolsky”, studim ky që pritej të përfundohej brenda gjashtë muajve. Ndërsa, komuna e Prishtinës thotë se pa u përfunduar…
Sot, nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri janë takuar me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett. Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet ndërmjet LDK-së dhe VV-së për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetorit 2019. “Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht shprehë mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen që i kanë dhënë SHBA-të Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese”, thuhet në komunikatën e LDK-së. Osmani gjatë takimit ka diskutuar për prioritetet e LDK-së në institucionet e ardhshme, në veçanti për zhvillimin ekonomik, procesin e dialogut…
Shpallje për shpërndarjen e shtatëdhjetë banesave sociale në Gostivar duhet të publikohet kah fundi i vitit, paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski. Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së tij në Gostivar sqaroi se së shpejti duhet të paracaktohen kriteret, të cilat duhet të jenë në përputhje me metodologjinë e re. “Ndërtesa tashmë e kaloi pranimin teknik dhe ajo është e banueshme. Duhet të publikohet shpallje sipas metodologjisë së re për rangim e cila është paraparë me ligjin e ri për mbrojtje sociale. Në të janë përcaktuar kritere të reja, gjegjësisht kategori të reja…
Numri i turistëve të huaj dhe vendor edhe këtë vit ka shënuar rritje. Për tetë muajt e parë të këtij viti, nëpër kapacitetet turistike kanë kaluar 510.000 mysafirë të huaj dhe vendor. Krahasuar me vitin e kaluar, ka rritje të vizitorëve për 20 mijë. Por, nga Shoqatat turistike thonë se krahas rritjes të numrit, nevojiten ndryshime ligjore. Problemi kryesor sipas tyre është në procedurat e komplikuara administrative për zhvillimin e kësaj dege të biznesit. Turizmi në vendin tonë shënon rezultate të mëdha, kemi numër më të madh të turistëve, por kemi edhe situata të veçanta me të cilat ballafaqohemi në…
Zyra e jashtme për punë kriminalistike – Gostivar, ka zbardhur tërësisht grabitjen që ndodhi më datë 25-tetor të këtij viti rreth orës 20.00, e cila ishte kryer ndaj 48-vjeçarit G.S. nga Republika e Serbisë, kështu që deri në Prokurorinë themelore Publike-Gostivar ka dorëzuar kallëzim penal ndaj personave M.H. (33) dhe L.H. (27) të dy nga fshati Debresh i Gostivarit, si dhe Sh.J. (42) nga fshati Raven. “Tre personat në fjalë dyshohet se në afërsi të pikpagesës rrugore në Gostivar, kanë kërkuar që të hynë në mjetin ngarkues “Skanija” me targa të Republikës së Serbisë, të cilën e ka drejtuar personi…
Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov sot tha se “oferta e OBRM-PDUKM-së për rindërtim të regjimit na çon në deklarata skandaloze nga funksionarë të lartë të partisë opozitare”. “Një nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së tha se nuk duhet të rriten pagat ndërsa anëtari tjetër tha bashkim me shtete tjera”, tha Kostadinov. Ai tha se krahas kundërshtimit të rritjes së pagës minimale dhe pagave në sektorin privat ka edhe deklarata anti-shtetërore. “Mickoski në vend se të heq dorë nga politikat e Gruevskit, ai vazhdon t’i mbrojë. Deklaratat e papërgjegjshme të funksionarëve të lartë të OBRM-PDUKM-së shfaqin fryrën e vërtetë të…
Më 24 – 25 tetor 2019, në Klaipeda të Lituanisë u mbajt Konferenca e 13-të Shkencore Metodike-Praktike Ndërkombëtare për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Ekonomi, Menaxhment, Drejtësi dhe Mundësitë e Teknologjisë, të vitit 2019. Kjo konferencë u organizua nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Lituani në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës nga Maqedonia e Veriut, Universitetin “Szent Istvan Godollollo” – Hungari, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Lituani, Warszawska Szkola Zarzadzania – Szkola Wyzsza, Poloni dhe Universiteti Bankar në Ukrainë. Në këtë konferencë, profesorët e Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Agon Memeti dhe Doc. Dr. Faton Shabani e prezantuan punimin…
Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ishte në vizitë zyrtare në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Prishtinë, ku u prit nga kryetari i saj Albin Kurti. Me këtë rast kryetari Gashi e uroi kryeministrin e ardhshëm të Kosovës për fitoren e zgjedhjeve të 6 tetorit, duke shprehur optimizëm që sa më shpejt të konsolidohen institucionet e Kosovës dhe kjo do të jetë në dobi të qytetarëve të saj. Albin Kurti, nga ana e tij, e falënderoi Afrim Gashin për vizitën dhe shprehu optimizëm se qeveria e re e Kosovës do të jetë një vlerë e shtuar edhe për komunikimin ndërshtetëror…

