Mathew Palmer, përfaqësuesi speciale i sekretarit amerikan të shtetit deklaroi se ka ardhur sot në Shkup për të përcjellë mbështetjen e SHBA-ve për Maqedoninë e Veriut. Ai këtë e bëri të ditur pas takimit që pati me ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov, përcjellë INA. “Është kënaqësi që sërish jam në Shkup, të takoj miqtë e mi dhe të bisedojë për zhvillimet e fundit në rajon, në Evropë”, theksoi Palmer. Ai tha se gjatë këtij turneu ballkanik do të vizitojë Prishtinën, Beogradin dhe Athinën. “Kam ardhur pasi që kemi ratifikuar Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, dhe pas…
Author: Hamdi Kumanova
“Maqedonisë së Veriut duhet t’i lejohet të ecë më tej drejt Evropës. Kjo nuk do të thotë anëtarësim të menjëhershëm në BE, por përmes 35 kapitujve në negociata”. Këtë e tha kryeministri italian Giuseppe Conte, në takim me Zoran Zaevin. Ai gjithashtu i ka thënë se Maqedonia e Veriut e ka mbështetjen e Italisë në rrugën euro-atlantike, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Maqedonia e Veriut me Zaevin kryeministër është shembull për gjitha vendet ballkanike. Me guxim i ka tejkaluar gjitha sfidat. Ka mbështetje të madhe nga Italia. Falë këtij guximi Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e NATO-s. Për këtë duhet…
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot realizoi takim me koordinatoren e përhershme të OKB-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rosana Duxhak, u shkëmbyen më shumë informata dhe ide se si të thellohet bashkëpunimi midis organeve dhe trupave të OKB-së dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në takim Xhaferi e ka theksuar faktin që anëtarësimi ynë në OKB që nga viti 1993 dhe deri më sot ka qenë i bazuar në respektimin e parimeve themelore dhe postulateve të Konventës së OKB-së. Gjithashtu, ai e ka potencuar faktin se komunikimi ynë me organet e OKB-së është forcuar vazhdimisht nga…
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistë për gazetën serbe ‘Politika’ thotë se të gjithë e dinë se OBRM-PDUKM do t’i fitojë zgjedhjet e parakohshme kuvendare. “Të gjithë e dinë se OBRM-PDUKM do të fitojë. I shohin hulumtimet dhe e ndjejnë pulsin e popullit. E dinë se ky është fundi i tre viteve më të turpshme të historisë së Maqedonisë. Për këtë shkak një pjesë e partnerëve të koalicionit të Zaev na dërgojnë sinjale”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Mickoski tha se në zgjedhjet do të ofrohet zgjidhje për ekonominë, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe gjithë fushat tjera që do të…
Të mos dramatizohet gjendja, perspektiva evropiane edhe më tej është në tryezë, Shkupi të vazhdojë me reformat dhe të respektohet Marrëveshja e Prespës sepse në të kundërtën është e mundur edhe vetoja greke, janë pjesë të mesazheve nga Athina për Shkupin, sipas analizës së botimit onlajn grek “Etnos”, lajmëroi korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina. Greqia, sipas “Etnos”-it, po lëviz sipas gjashtë boshteve dhe ka qëndrime konkrete pas mosmarrjes së datës për negociata aderuese për vendin tonë në Samitin e BE-së. Shkruan se Athina porosit se “nuk duhet të dramatizohet gjendja, në kuptim se perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut edhe…
Maqedonisë së Veriut i nevojitet Parlament funksional deri në fund të muajit shkurt që mos të rrezikohet ratifikimi i protokollit përfundimtar për anëtarësim në NATO. Kryeministri Zoran Zaev kërkon që Kuvendi të shpërbëhet në afatin minimal para zgjedhjeve të parakohshme në prill të 2020-tës. I pari i ekzekutivit nuk sheh mundësi për anulimin e zgjedhjeve. Unë nuk e shoh atë mundësi sepse si fillim nuk shoh pengesa në procesin e ratifikimit të protokollit. Ne bashkë me të gjithë partnerët e koalicionit dhe subjektet politike u pajtuam për datën e zgjedhjeve, ndërsa unë personalisht e luta presidentin që shpërbërjen e Kuvendit…
Pas paralajmërimeve nga Sindikata e pavarur për protesta nëse nuk realizohen premtimet për pagë prej 100 mijë denarëve për specialistët, kryeministri Zoran Zaev sot u propozoi ato t’i vazhdojë bisedimet me ministrin e Shëndetësisë dhe me Drejtorin e Fondit për sigurim shëndetësor. Do të gjinden, deklaroi Zaev, resurse që të rritet kënaqja e tyre si punonjës shëndetësorë. “Mundohemi të arrijmë 100 mijë denarë, punë përafërsisht ambicioze është prej më pak se 40 mijë denarë për të arritur deri në 100 mijë për specialistët sepse menjëherë i hapin spiralet e pagave tjera. Kur planifikojmë rritje të pagave për specialistët menjëherë duhet…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thënë se është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, por se çdo zgjidhje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë me një garanci ndërkombëtare është e vlefshme, transmeton Gazeta Metro. Pendarovski në një interevistë për ‘Al Jazeera’, tha se Maqedonia e Veriut do t’i përmbahet çdo marrëveshje që Kosova dhe Serbia arrijnë me një garanci nga bashkësia ndërkombëtare. “Çdo zgjidhje e arritur nga Beogradi dhe Prishtina është e pranueshme, se duhet të jetë e pranueshme për të gjithë botën dhe për fqinjët e saj, siç është Maqedonia Veriore, me kusht që të ketë…
Së shpejti paralajmërohen edhe ulje të menjëhershme të temperaturave të ajrit, shkak ky që në masë të madhe do të intensifikoj sezonin e ngrohjes edhe në rajonin e Pollogut, jo vetëm nëpër shtëpi por edhe nëpër shitore tregtare, objekt publike e kështu me radhë, transmeton Gostivari Sot Si rezultat i kësaj, do të rriten edhe mundësitë për përhapje të zjarreve, para së gjithash nga pakujdesia e faktorit njeri, instalimeve të vjetra dhe të amortizuara elektrike, kotele të pa sigurta si dhe oxhaqe të pa pastruara në kohë, nëpër shtëpi apo objekte banimi. Për këtë shkak, Sektori për punë të brendshme-Tetovë,…
Kërkesës për ekstradim të dy të akuzuarve në rastin “Monstra”, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, i është përgjigjur Ministria e Drejtësisë së Kosovës. Nga atje kanë njoftuar se Prokuroria Publike e Kosovës nuk e di se ku gjendet Afrim Ismailoviqi, që të mund të ekstradohet i njëjti. Për Alil Demirin nuk është kumtuar asgjë, transmeton Portalb.mk. “Për shkak të interesit të publikut për ekstradim të Afrim Ismailoviqit – i akuzuar në rastin “Monstra”, informojmë se Ministria jonë ka marrë njoftim nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës se kanë marrë përgjigje nga Prokurori publik kompetent se për momentin nuk dihet se…
Nikolla Dimitrov në seancë të Komisioni për Çështje Evropiane deklaroi se Marrëveshja e Prespës nuk mund të kompletohet në mënyrë të plotë nëse Maqedonia e Veriut është BE-së. “Te Marrëveshja e Prespës zbatimi i plotë i obligimeve tona është e ndërlidhur me procesin e anëtarësiit në BE. Sa i përket dokumenteve ekzistuese dhe materialeve, obligimet tona nisin dhe përfundojnë në afat prej pesë vitesh që nga hapja e kapitujve”, tha Dimitrov. Dimitrov theksoi se anëtarësimi në NATO sjell siguri dhe investime. “Humbëm një gjeneratë të tërë, por nuk guxojmë të bimë në të njëjtin kurth. Nga viktima duhet ta zgjedhim…
Në Universitetin e Tetovës, Grupi shkencor i studentëve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë organizoi një ligjëratë të hapur me temë: “Zbulimi i hershëm shpëton jetë”. Sipas koordinatores së Grupit shkencor, Doc. Dr. Arbëresha Bexheti – Ferati, ky aktivitet ka për qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e popullatës lidhur me zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Ajo, gjithashtu u shpreh se, meqë muaji tetor botërisht konsiderohet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ne për çdo vit mundohemi që me aktivitete të ndryshme të ndihmojmë në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si…

