Të mos dramatizohet gjendja, perspektiva evropiane edhe më tej është në tryezë, Shkupi të vazhdojë me reformat dhe të respektohet Marrëveshja e Prespës sepse në të kundërtën është e mundur edhe vetoja greke, janë pjesë të mesazheve nga Athina për Shkupin, sipas analizës së botimit onlajn grek “Etnos”, lajmëroi korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.
Greqia, sipas “Etnos”-it, po lëviz sipas gjashtë boshteve dhe ka qëndrime konkrete pas mosmarrjes së datës për negociata aderuese për vendin tonë në Samitin e BE-së.
Shkruan se Athina porosit se “nuk duhet të dramatizohet gjendja, në kuptim se perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut edhe më tej është në tryezë”.
“Athina e kritikon “jo”-në franceze për fillimin e negociatave aderuese, por me interes e dëgjon (dhe në masë të madhe e ndan) kërkesën e Francës për ndryshime në metodologjinë dhe procesin e zgjerimit, shkruan “Etnos” lidhur me pozicionet greke dhe shton se Athina qartë bën me dije se nuk do të përzihet në rastet e brendshme të Maqedonisë së Veriut.
Paralelisht i bën thirrje fqinjit verior të qëndrojë në rrugën e reformave.
“Sqaron se me siguri kthim mbrapa nga ana e cilësdo Qeveri të Maqedonisë së Veriut për emrin do ta sjellë në pikëpyetje perspektivën evropiane të vendit fqinj dhe vetoja në një rast të tillë nuk do të vijë vetëm nga francezët (holandezët dhe danezët), por edhe nga Greqia, shkruan “Etnos”.
Në analizë përmendet se Athina edhe më tej e mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Njëherit, parashtron dy pyetje – nëse mundet një Qeveri teknike në Maqedoninë e Veriut të vazhdojë ta implementojë Marrëveshjen e Prespës deri në zgjedhjet dhe nëse pas prillit Qeveria e ardhshme do të jetë e disponueshme ta respektojë Marrëveshjen.
Gazeta thekson se edhe në rast se VMRO-DPMNE të vijë në pushtet, do të doja “anëtarësim në BE në kombinim me me anulim de fakto të erga omnes të Marrëveshjes së Prespës dhe ta përjetësojë emrin Maqedoni pa mbiemër. .



