Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Zoran Zaev, sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me deklaratën e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit, se Parlamenti do të shpërbëhet me 11 shkurt, shprehi bindje se ratifikimi i Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO do të përfundojë ndërkohë edhe në dhomën tonë ligjdhënëse. “Unë besoj se me kohë do ta kryejmë këtë punë. Shteti po bëhet gati, që ne me institucionet tona, në këtë rast Parlamentin, mos të jemi pengesë. Kjo nënkupton se Parlamenti me kohë ta miratojë Ligjin e ri për mbrojtje. Kjo është me rëndësi për shkak se përmes tij, ne…

Lexo më Shumë

Materjali i konferencës së sotshme për media-Aleanca për Shqiptarët 30.10.2019 Tema: Autostrada Shkup-Bllacë Të nderuar përfaqsues të mediave, duam të fillojmë këtë press të sotëm të Aleancës për Shqiptarët duke ju falemenderuar që jeni këtu me ne dhe po përcillni shqetësimet e qytetarëve që vin në formë reagimesh përmes zërit të Aleancës për Shqiptarët. Të nderuar qytetarë, ndajmë mendimin që supet e juaja të randuara me premtime që kur nuk u realizuan nuk durojn më. Ju zhgënjyen aq herë dhe aq fortë saqë premtimet tanimë kan marrë kuptimin e të pa realizueshmes, e të pamundëshmes, sepse ky ishte modeli I…

Lexo më Shumë

Në seancën e mbajtur gjatë ditës së djeshme dhe të sotme të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat është zgjedhur kryetar i ri i këtij organi të lartë gjyqësor, transmeton Anadolu Agency (AA). Siç njofton Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri do të hyjë në fuqi më 1 nëntor, kur kryetarit të deritanishëm Nikolla Ivanovski i përfundon mandati. Salih Murat, anëtar i komunitetit turk në vend, lindi më 11 tetor të vitit 1966 në fshatin Vrapçishtë të Gostivar. Ai ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Beogradit në vitin…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot e vizitoi Institucionin Nacional “Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës”, ku mbajti konferencë për shtyp bashkë me drejtorin e këtij institucioni, Arjan Asllanaj, dhe me drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani. Në konferencën për shtyp, drejtori Asllanaj informoi me aktivitetet e Institucionit, i cili këtë vit shënoi një përvjetor të rëndësishëm – 10 vjet të ekzistimit të tij, ndërsa u shënua edhe 40-vjetori i ndarjes së Çmimit Nobël për humanisten e madhe. Në këtë kontekst, ishte theksuar edhe vizita e fundit në arkivin në Lucern prej ku janë siguruar…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev thotë se anulimi i nisjes së bisedimeve për anëtarësim rrezikon Marrëveshjen e Prespës. “Kjo do të se disa pjesë të përdorimit të brendshëm të emrit Maqedonia e Veriut do të bllokohen dhe nuk do të ndryshohen”, tha Zaev për ‘Euronews’ në gjuhën greke. Zaev sqaron se disa nene të marrëveshjes, të nënshkruara nga Maqedonia dhe Greqia më 17 qershor të vitit 2018 janë ngushtë të ndërlidhura me përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Disa nene do të bllokohen për arsye se nuk mund të zbatohen. Ne do të përpiqemi t’i zbatojmë, por janë…

Lexo më Shumë

Dimitar Becev, ligjërues për ndikimin rus në Universitetin Karolina Veriore, në një intervistë për NOVA ka folur për rezultatet nga Dialogu i Ohrit që këtë vikend u mbajt në Ohër, për sfidat aktuale të regjionit pas vendimit të Makron për bllokimin e zgjerimit, për perspektivat e raporteve bullgaro-maqedonase dhe sfidat e bisedave bullgaro-maqedonase për leximet historike. https://youtu.be/x4SeezvZ3cs

Lexo më Shumë

Sot ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi. Ai ndërroi jetë në vendin e punës pas një arresti kardiak. Ejupi ishte edhe pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Llapit. Bakiu shërbeu edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me datë 30.10.2019, në ora 15:00 në fshatin Sekiraqë, Komuna e Podujevës.

Lexo më Shumë

Brukseli po mbledh gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor për një darkë pune, sot në mbrëmje, pas krijimit të një pengese të madhe në marrëdhëniet mes tyre pas vendimit të Bashkimit Europian për të mos hapur bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shkruan sot Pascale Davies e revistës së njohur amerikane të biznesit ”Forbes”. Edhe pse nuk është zbuluar asnjë informacion mbi temat që liderët e Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Bosnjës do të diskutojnë me shefen në ikje të politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, në qendër të vëmendjes së tyre…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim U.D. Shefin e EULEX-it, Bernd Thran, me të cilin ka biseduar rreth fuqizimit të sundimit të ligjit në vend dhe procese të tjera të rëndësishme. Gjatë takimit, kryeministri në detyrë Haradinaj, e ka njoftuar U.D. Shefin e EULEX-it, Bernd Thran, për zhvillimet e gjithanshme politike, ekonomike dhe ato të sigurisë në vend, ndërkaq kanë biseduar edhe procesin zgjedhor i cili siç tha kryeministri në detyrë Haradinaj, ka qenë një proces fer dhe demokratik përmes së cilës është treguar një pjekuri e lartë politike. “Kryeministri në detyrë…

Lexo më Shumë

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës po pretendon se, drejtori i Ministrisë së Administratës ka bërë disa shkelje. Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës ka bërë kallëzim penal kundër drejtorit te OJQ-ve, Bajram Kosumit dhe një grupi tjetër, duke pretenduar në një serë veprash penale. Bajrami po akuzohet nga AAK-ja për falsifikim, mashtrim dhe shkaktim demi me mbi 300000 euro. Po ashtu, edhe legalizim të përmbajtjes se rreme dhe falsifikim i listave të ngjashme me veteranët e luftës. Kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. /Lajmi.net/

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit K. Sh. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 19.10.2019, i pandehuri me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare, ka organizuar transportimin në mënyrë ilegale të dëmtuarit R. O., për në shtetin e Belgjikës, nga i cili më pas do të merrte shumën prej 3.500 Euro me të arritur në destinacionin e caktuar. Pas veprimeve të zyrtarëve policorë, i pandehuri është arrestuar në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”. Me këto veprime…

Lexo më Shumë

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka folur për ecurinë e bisedimeve të partisë së tij me Vetëvendosjen. Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se nuk ka zvarritje në arritjen e marrëveshjes mes këtyre dy partive, shkruan lajmi.net. Ai thotë se LDK dhe VV janë pajtuar për numrin e ministrieve, e po ashtu edhe për programin për zhvillim ekonomik. Hoti ka treguar se edhe cilat do të jenë temat që do të diskutohen gjatë ditëve në vijim. Postimi i plotë i Hotit në Facebook: Nuk ka zvarritje ne arritjen e marreveshjes per bashkeqeverisje ne mes te…

Lexo më Shumë