Në seancën e mbajtur gjatë ditës së djeshme dhe të sotme të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat është zgjedhur kryetar i ri i këtij organi të lartë gjyqësor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri do të hyjë në fuqi më 1 nëntor, kur kryetarit të deritanishëm Nikolla Ivanovski i përfundon mandati.
Salih Murat, anëtar i komunitetit turk në vend, lindi më 11 tetor të vitit 1966 në fshatin Vrapçishtë të Gostivar. Ai ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Beogradit në vitin 1991.
Nga viti 2005 deri në vitin 2012 ka punuar si avokat në Gostivar, ndërsa më pas ka qenë i angazhuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut.


