Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq, e pyetur nga mediumet greke për Marrëveshjen e Prespës, tha se BE është e bindur se Shkupi dhe Tirana do ta respektojnë atë. Këto reagime vijnë pas deklaratave të kryeministrit Zoran Zaev se Marrëveshja e Prespës është në rrezik pas vetos së Francës për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. E pyetur nëse BE “frikësohet” për Marrëveshjen e Prespës, Kocijançiq tha se nuk dëshiron të komentojë deklarata të huaja. “BE e ka mbështetur fuqishëm Marrëveshjen e Prespës, e cila paraqet sukses të madh dhe shembull jo vetëm për rajonin, por edhe për BE-në…
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria zvicerane publike ka ngritur akuzë kundër dy personave, ku njëri është shtetas nga Zvicra dhe Maqedonia e Veriut, nën dyshimin për rekrutim të luftëtarëve nga radhët e grupit xhihadist, Shteti Islamik (SHI). Prokuroria publike e Zvicrës ka njoftuar se dy të dyshuarit ngarkohen për “mbështetje dhe anëtarësim” në SHI, përfshirë edhe përhapjen e propagandës së grupit xhihadist. Të dyshuarit, emrat e të cilëve nuk janë zbardhur në interes të hetimeve, kanë jetuar në pjesën veriperëndimore të Zvicrës. Shtetasi nga Zvicra dhe Maqedonia e Veriut është arrestuar pasi ka tentuar të udhëtojë për në Siri, përmes territorit të vendit. Ai…
Në një intervistë për “Euronjuz” në gjuhën greke, kryeministri Zoran Zaev, thotë se vendimi për mosdhënie të datës për fillimin e bisedimeve të BE-së me Maqedoninë e Veriut, e vendos në rrezik Marrëveshjen e Prespës. Më saktësisht, ajo nënkupton se pjesët për përdorim të brendshëm të emrit të ri do të bllokohen dhe nuk do të munden të zbatohen, njofton Portalb.mk. https://youtu.be/ah3JjR5m0dw Zaevi sqaron se disa nene të marrëveshjes që Maqedonia e Veriut dhe Greqia i kanë nënshkruar më 17 korrik të vitit 2018-të janë të lidhura ngushtë me përparimin e Maqedonisë në drejtim të anëtarësimit në BE. “Disa nene…
Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi thotë se sot Qeveria nuk ka kapacitet të zbatojë reforma. Ai tha se si parti janë të hapur me partitë politike shqiptare. “Këtu jam për ta shprehur mllefin tim nga Komisioni për Çështje Evropiane. Arsyet për dështimin e marrjes së datës kërkohen jashtë, por arsyeja e vërtetë është se nuk ka reforma brenda. Kjo Qeveri nuk ka kapacitet të zbatojë reforma. Qëndrimet tona janë të qarta, jemi të hapur për koalicion”, tha Rashidi. Sot po ndodh seanca e parë e Komisionit për Çështje Evropiane pas anulimit të Bashkimit Evropian për mos…
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në Ministrinë e Kulturës realizoi takim pune me anëtarët e Shoqatës Kulturore Artistike “Pançe Peshev” nga Kumanova. Në takim, në të cilin mori pjesë edhe kryetari dhe drejtori artistik ikësaj shoqate, Mirosllav Kërstevski, ministrit të Kulturës i ishte dorëzuar mirënjohja me rastin e mbështetjes e tij për realizimin e Edicionit të Parë të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik “Kumanovë”, i mbajtur në korrik të këtij viti. Në takim u theksua se mbajtja e këtij festivali, në të cilin morën pjesë 12 ansamble folklorike nga vendi ynë, si dhe nga Kolumbia, Bosnjë e Hercegovina, Serbia dhe Bullgaria,…
Të nderuar qytetarë, Sot po bëhen dy vite nga qeverisja e Teuta Arifit në krye të Komunës së Tetovës. Në këto dy vite qytetarët nuk panë asnjë zhvillim por vetëm dështim. Kryetarja e Komunës së Tetovës edhe një herë si qindra herë të tjera dështoi në mbatjen e premtimeve të saja. Institucioni i Komunës së Tetovës në vend që të mbrojë dhe plotësoj kërkesat e qytetarëve, ky institucion u politizua duke mbrojtur dhe plotësuar interesat personale të Teuta Arifit dhe bashkpartiakëve të saj. Transporti publik, është një ndër mashtrimet që u konfirmua vetë edhe nga administrata komunale. Dy herë themeluan…
Kryetari i partisë “Lidhja e Romëve” Amdi Bajrami, në konferencë për shtyp sot tha për momentin partia e tij do të jetë pjesë e koalicionit me LSDM. Bajram tha se nuk do të bëjë koalicion me OBRM-PDUKM-në dhe këto i quajti spekulime mediatike, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Gënjeshtër e pastër, as nuk bisedoj as nuk kam diçka me ato. Jemi në koalicion me LSDM-në dhe do të mbetemi edhe më tej. Parulla e ‘Lidhjes së Romëve’ është se çdo herë jemi me pushtetin. Titaniku u fundos, tani jemi në anije tjetër”, tha Bajram. Në pyetjen nëse në zgjedhjet e ardhshme fiton…
Kryeministri Zoran Zaev tha sot se pret nga MPB që së shpejti të arrij të gjej të dënuarin për vrasjen e Martin Neshkovskit, Igor Spasov. Gjykata e Shtipit ndërkohë ka lëshuar një urdhër arresti kombëtar për Spasovin, i cili, pas lirimit të përkohshëm për trajtim mjekësor, nuk u kthye në burg për të vuajtur dënim 14-vjeçar. “Pres që hetimi të tregojë se ku është njeriu. Kam lexuar nga mediumet për arratisjen, institucionet po veprojnë sipas ligjit. Cilido i burgosur ka të drejtë për fundjavë të lirë. Është vepruar në përputhje me të gjitha procedurat dhe unë pres që Ministria e…
“Për ne nuk ekziston alternativë më e mirë nga integrimi në BE dhe për atë të gjitha opsionet tjera për partneritete strategjike ose speciale janë të pamundura dhe të papranueshme”. Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski, në një intervistë për “Al Jazeera Balkan”. Ai thotë se alternativa dhe mundësi ka shumë, megjithatë më të përmbajtura, më efikase për këtë lokacion gjeografik të Ballkanit me strukturë të tillë heterogjene të popullatës nuk ekziston. “Atë e tregojnë të gjitha analizat objektive dhe reale. Është përmendur se ne jemi pjesë e fqinjësisë së mirë. Fqinjësia e mirë në lidhje me BE-në është kategori…
Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Palmer, siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të pritet nga shefi i diplomacisë, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Në këtë takim pritet që Dimitrov dhe përfaqësuesi i lartë i Departamentit të Shtetit të diskutojnë për zhvillimin e raporteve bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mbështetjen e SHBA-së për integrimet euro-atlantike të shtetit tonë, ndërkohë do të shkëmbejnë edhe mendime për gjendjen…
Njohësit e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut kanë qëndrime të ndryshme sa i përket ideve alternative, lidhur me një “partneritet special” ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, në vend të anëtarësimit të plotë të tyre në bllokun evropian. Këto ide kanë dalë në opinion pas dështimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që të marrin datën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE. Jeton Shasivari, ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, për Radion Evropa e lirë thekson se për Maqedoninë e Veriut nuk guxon të ketë asnjë alternativë tjetër përveç anëtarësimit të plotë në…
Enti Shtetëror i Statistikave propozoi sot që Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut të bëhet në prill të 2021, ndërsa Ligji për regjistrim të miratohet para formimit të Qeverisë teknike. Atje thonë se në përputhje me praktikën ndërkombëtare, aktivitetet për regjistrim dhe për zgjedhje nuk mund të zhvillohet paralelisht, duke pasur parasysh se janë caktuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prill të vitit 2020. Për shkak të kësaj, ESHS theksoi se do ti propozojë Ministrisë së Drejtësisë si propozuese e ligjit që të prolongojë realizimin e operacionit të regjistrimit për në prill të 2021, ndërsa ligji të miratohet para…

