Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thënë se është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, por se çdo zgjidhje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë me një garanci ndërkombëtare është e vlefshme, transmeton Gazeta Metro.
Pendarovski në një interevistë për ‘Al Jazeera’, tha se Maqedonia e Veriut do t’i përmbahet çdo marrëveshje që Kosova dhe Serbia arrijnë me një garanci nga bashkësia ndërkombëtare.
“Çdo zgjidhje e arritur nga Beogradi dhe Prishtina është e pranueshme, se duhet të jetë e pranueshme për të gjithë botën dhe për fqinjët e saj, siç është Maqedonia Veriore, me kusht që të ketë disa garanci nga bashkësia ndërkombëtare, t`i përmbahet asaj dhe se nuk do të ketë asnjë efekt domino”, tha Pendarovski.
“Pra, ajo që Beogradi dhe Prishtina do të zgjidhin me një mbështetje të fortë, të faktorit ndërkombëtar, më i madhi në botë, duhet të jetë i vlefshëm vetëm midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe të mos jetë një parim për vendet e tjera të këtij rajoni,” tha Pendarovski.
Pendarovski ka ripërsëritur se beson në parim se ndryshimi i kufijve në Ballkan mund të sjellë vetëm probleme, duke pasur parasysh historinë e vështirë, të gjatë dhe të dhimbshme të rajonit.



