Pas paralajmërimeve nga Sindikata e pavarur për protesta nëse nuk realizohen premtimet për pagë prej 100 mijë denarëve për specialistët, kryeministri Zoran Zaev sot u propozoi ato t’i vazhdojë bisedimet me ministrin e Shëndetësisë dhe me Drejtorin e Fondit për sigurim shëndetësor.
Do të gjinden, deklaroi Zaev, resurse që të rritet kënaqja e tyre si punonjës shëndetësorë.
“Mundohemi të arrijmë 100 mijë denarë, punë përafërsisht ambicioze është prej më pak se 40 mijë denarë për të arritur deri në 100 mijë për specialistët sepse menjëherë i hapin spiralet e pagave tjera. Kur planifikojmë rritje të pagave për specialistët menjëherë duhet ta planifikojmë hapin e ardhshëm që të jetë për infermieret dhe për personelin mjekësor, ata punojnë në ekip. Dhashtë Zoti që shteti të ketë më shumë para. Me resurse të mëdha, rezerva të cilat falë procedurave transparente janë realizuar në shëndetësi dhe në të gjitha sferat tjera të punës dhe jetesës, mund të themi se sigurojmë resurse të mjaftueshme për nivelimin e tyre”, deklaroi Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.
Vijnë, shtoi, zgjedhje dhe është moderne këtë të gjithë me protesta – do të protestojmë, do të kërcënohemi, por të gjithë jemi qytetarë të këtij vendi dhe duhet të jemi të arsyeshëm. Për dy vjet e pesë muaj, potencoi, kemi pasur rritje serioze fillimisht në të gjitha pagat në shtet, jo vetëm në administratën publike.
“Si Qeveri me orientim të majtë besojmë se kapitali njerëzor në shoqërinë tonë dhe investojmë seriozisht në të në vend në punë joproduktive të cilat i kemi parë në të kaluarën dhe propozojmë në sindikatë të vazhdojnë bisedimet me ministrin dhe me drejtorin e fondit. Do të gjinden natyrisht resurse që të jetë më i lartë kënaqja e tyre si punonjës shëndetësorë”, ka thënë Zaev.
I pyetur nëse zgjedhjet e paralajmëruara të parakohshme parlamentare mund t’i ngadalësojnë planet për fillimin e ndërtimit të qendrës së re klinike, kryeministri potencoi se kanë konsultuar juristë që është mjaftueshëm gjatë funksionimit të qeverisë teknike dhe fushatës zgjedhore dhe se është konfirmuar se nuk ka nevojë të ngecin procedurat e tilla publike për zgjedhjen e kontraktuesit.
“Presim që procedurat të përfundojnë rreth vitit të ri ose diçka pas vitit të ri, normalisht, nëse do të jetë në plan”, tha Zaev.
Ndërtimi i infrastrukturës, theksoi, mund të fillojë në janar ose shkurt, por duhet të merret parasysh edhe e drejta eventuale e ankesave. Ndërtimi mund të fillojë pasi do të jenë në fuqi të gjitha procedurat të cilat do të ruhen deri në fund, potencoi Zaev. .



