Shpallje për shpërndarjen e shtatëdhjetë banesave sociale në Gostivar duhet të publikohet kah fundi i vitit, paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.
Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së tij në Gostivar sqaroi se së shpejti duhet të paracaktohen kriteret, të cilat duhet të jenë në përputhje me metodologjinë e re.
“Ndërtesa tashmë e kaloi pranimin teknik dhe ajo është e banueshme. Duhet të publikohet shpallje sipas metodologjisë së re për rangim e cila është paraparë me ligjin e ri për mbrojtje sociale. Në të janë përcaktuar kritere të reja, gjegjësisht kategori të reja të qytetarëve do të mund të aplikojnë për banesë sociale. Pres që në afat sa më të shpejtë të formohet edhe komisioni i cili do të punojë në vlerësimin e aplikimeve”, tha ministri Sugareski.
Ndërtesa në të cilën ka shtatëdhjetë banesa të dedikuara për strehimin e kategorive të ndjeshme sociale filloi para tri viteve. Investimi është prej mbi 80 milionë denarë nga Shoqata Aksionare për Ekonomizim me Hapësirë Banesore dhe Afariste me Rëndësi për Republikën.



