Implementimi i Marrëveshjes së Prespës lidhur me erga omnes përdorimin e emrit të ri dhe mundësia që VMRO-PMNE-ja të fitojë në zgjedhjet e 12 prill të vitit 2020, janë pikat për të cilat Greqia shpreh shqetësim pas Samitit të unionit, sipas gazetës greke “Real njuz” (Real news), njofton korrespondenti i MEDIAL-s nga Athina.
Në tekstin me titull “Athina është e brengosur për ngjarjet e Ballkanit”, gazetari, e analizon situatën në rajon pas Samitit të BE-së dhe vetos franceze, por edhe qëndrimet e Greqisë për temat të cilat direkt e prekin.
“Çështje e drejtpërdrejtë që rrjedh për Athinën është implementimi i Marrëveshjes së Prespës. Erga omnes varet lidhur me dokumentet shtetërore të Maqedonisë së Veriut që janë dhënë para ratifikimit të marrëveshjes, sepse është paraparë periudhë kalimtare që është e lidhur me hapjen e kapitujve aderuese: Është e qarë se pa datë për fillim të negociatave aderuese, Shkupi nuk ka asnjë obligim për ndryshim të dokumenteve”, shkruan gazeta.
Sipas “Real njuz”, problemi i dytë “edhe më i madh për Athinën” do të ishte nëse në zgjedhjet më 12 prill të vitit 2010 fiton VMRO-DPMNe-ja, “e cila nuk është aspak e disponueshme ta implementojë marrëveshjen”.
“Lideri i partisë, hristijan Mickoski, deri më tani, asnjëherë nuk e ka përdorur termin Maqedonia e Veriut. Burime diplomatike vlerësojnë se VMRO-DPMNE-ja nuk do ta anulojë marrëveshjen, që natyrisht është bazë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Megjithatë, konsiderojnë se do të fillojë proces që tani më e ka kaluar Greqia me Marrëveshjen kohore, gjegjësisht Shkupi në vazhdimësi, prej atje ku mund, ta shkelë Marrëveshjen e Prespës”, shkruan gazetari.
Lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor, pas rezultatit nga Samiti i BE-së, gazeta shkruan se “torpedo”-ja e Emanuel Makronit për perspektivën evropiane të Maqedonisë së veriut ishte një shuplakë për tërë rajonin. Ndërsa analistët dhe diplomatët të cilëve iu referohet, janë të mendimit se mohimi i 27 vendeve të unionit të caktojnë datë për Shqipërinë, “veçanërisht për Maqedoninë e Veriut dukshëm e ka ulur rrezatimin në BE”.
“Sipas burimeve diplomatike, ndjenja e përbashkët në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ishte se ‘nuk na duan dhe duhet të shohim çka do të bëjmë’. Kjo nuk është mirë për Evropën, por në përgjithësi nuk është mirë për Greqinë. Siç sqarojnë diplomatë me përvojë, pas Samitit në Selanik, perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është mjeti më të rëndësishëm në marrëdhëniet e Greqisë me këto vende”, njoftoi gazeta greke.
Gazetari në analizë, duke iu referuar burimeve diplomatike, shkruan se pas vendimit të Këshillit të Evropës hapet rruga për “përzierjen e vendeve të treta siç janë Rusia, Kina, por edhe Turqia, e cila në vazhdimësi tenton t’i përforcojë bazat në rajon”.



