Kryetari Stevo Pendarovski gjatë ditës së djeshme kishte takim edhe me kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet mes dy vendeve ku u theksua bashkëpunimit konstruktiv, përkushtimi për përforcimin e thellimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe bilaterale përmes dialogut politik të vazhdueshëm si në nivel bilateral ashtu edhe në nivel multilateral.
Pendarovski tha se Republika e Shqipërisë është partner në sigurimin e prosperitetit, stabiliteti dhe sigurisë të perspektivës evropiane të rajonit. Bashkëpunimi i deritashëm parlamentar mes dy vendeve ka qenë konstruktiv dhe intensiv ndërsa për bashkëpunim më të thellë është i nevojshëm intensifikimi i kontakteve mes turpeve dhe komisioneve kuvendare, njofton Telegrafi Maqedoni.
Dy bashkëbiseduesit vlerësuan se vendet kanë qëllime të njëjta në politikë të jashtme siç është bashkëpunimi rajonal dhe integrimet evropiane e që janë të rëndësishme për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.
Pendarovski tha se është tepër e rëndësishme që dy vendet të mbahen me njëra tjetrën kur bëhet fjalë për aspiratat e anëtarësimit në BE.
Në takim u bisedua dhe shqyrtuan bisedimet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik./Telegrafi/



