Ajri në Kumanovë mbrëmë ishte eksremisht i ndotur. Disa herë ndotja ka qenë më e lartë se kufiri i vlerave të lejuara. Kumanovarët ankohen se përhapet një erë e pakëndshme në disa pjesë të qytetit.
Ndotja filloi pas orës 18:00 dhe në disa momente ishin matur mbi 1.000 PM grimca.
Qytetarët reagojnë në rrjetet sociale, duke ndarë foto nga aplikacioni dhe kërkojnë nga autoritetet kontrolle të përforcuara dhe sanksione kundër ndotjeve.
Komuna e Komanovës, vjet mori një plan aksional për uljen e ndotjes ajrore që përfshin masa afatshkurtër dhe masa afatgjatë.



