Për shkak të aktiviteteve ndërtimore për përmirësimin e pikës së zezë në vendbanimin Vranishtë, sot është vendosur regjim i ndryshuar 7-ditor trafiku në rrugën rajonale R1201, seksioni Strugë-Dibër, njofton LAMM.
Prej aty theksojnë se nga “Viadukt Trejd”- Gostivar kanë marrë njoftim se prej sot do të fillojnë aktivitetet ndërtimore për përmirësimin e pikës së zezë në një pjesë të rrugës rajonale R1301, pjesa Ohër – Shën Naum, për një periudhë prej shtatë ditësh, për çka do të ketë ndryshim në regjimin e trafikut.



