Author: Hamdi Kumanova

BE-ja fuqishëm u premtoi Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë se do t’i hapin ngociatat aderuese – dhe e theu këtë premtim. Politikanët e këtyre vendeve janë të turpëruar. Ajo që vjen tani nuk është mirë, shkruan gazeta gjermane “Shpigel” në edicionin e saj onlajn. Zgjerimi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor u konfirmua në Agjendën e Selanikut nga viti 2003, atëherë Unioni u premtoi integrim këtyre vendeve, por jozyrtarisht ky premtim kohën e fundit është nën pikëpyetje për shkak të lodhjes nga zgjerimi në BE, përkujton gazeta. Megjithatë, tani BE-ja për herë të parë nuk e respekton fjalën e dhënë dhe…

Lexo më Shumë

Është shumë herët për të diskutuar për kryeministër teknik dhe ministra, gjatë kësaj periudhe qeveria është përkushtuar të mbajë ritmin e reformave ekonomike, tha kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para fillimit të Konferencës së Organizatës Botërore të Doganave – PIKARD që zhvillohet sot në Shkup. “Është shumë herët. Qeveria është përkushtuar që edhe këtë periudhe të mbajë ritmin e reformave ekonomike që po ndodhin në vend.Ju e dini që kemi një target prej katër për qind, edhe pse është parashikuar në Buxhet në 3,5 për qind.Ne synojmë t’i arrijmë targetet e tilla duke arritur një rritje…

Lexo më Shumë

Zoran Zaev do t’i humbas zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ai e di këtë dhe për këtë shkak del në intervista me panik në të cilën të gjithë janë fajtor. Kryeministri në largim po mbytet në krim, i ka shitur interesat kombëtare dhe nuk ka datë për fillim të negociatave me BE-në dhe tani mundohet që të amnistohet. As Makroni, as ndonjë tjetër politikan nga Evropa nuk e ka gënjyer Zaevin që do të hyjë në BE nëse e ndryshon emrin e shtetit. Për hyrje në BE janë të nevojshme reforma dhe shumë punë. Zaevi nuk ka bërë as njërën as…

Lexo më Shumë

Qeveria greke qendron e tërhequr lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë Veriut – edhe sepse emri i këtij vendi për shumë njerëz në Greqi është një temë delikate, shkruan DW. „Ata s’kanë çfarë kërkojnë në BE,” gjëmonte të shtunën në mbrëmje zëri i një gruaje nga Veriu i Greqisë në një radio lokale. Me këtë ajo mbështeste parafolësin, që lidhur me këtë çështje vërente: „Ata e kanë gjetur varrin e motrës së Aleksandrit të Madh tek ne”; duke iu referuar zbulimeve të artifakteve gjatë gërmimeve për metronë e Selanikut. Edhe më shumë se një vit pas marrëveshjes së Prespës,…

Lexo më Shumë

Në Degën e Bogovinës, në Kuvendin Zgjedhor të BDI-së, ku u zgjodh kryesia e re e cila do të jetë nën udhëheqje të kryetares së re Sahide Bajrami, prezent ishte edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Para banorëve të komunës së Bogovinës, Ahmeti u shpreh se nuk do të ishin misionarë në rast se mbi shpatullat e tyre nuk do të avanconin gjeneratat e reja, nuk do ishin largpamës në rast se nuk do të hapnin krahun, andaj çdo Kuvend Zgjedhor që është mbajtur nga ana e BDI-së, e ka shtuar autoritetin tek votuesit dhe tek qytetarë.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev dhe drejtori i Entit shtetëror për statistikë Apostol Simovski javën e ardhshme do të mbajnë takim, në të cilën do të bisedojnë për datën e re për zbatimin e Regjistrimit të popullatës, që duhet të mbahet në prill të vitit të ardhshëm, por do të shtyhet për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas Konferencës së Organizatës botërore doganore, theksoi se Regjistrimi duhet të zbatohet në vitin 2020. “Javën e ardhshme do të shkoj në mbledhje me drejtorin e Entit shtetëror të statistikës që t’i vërtetojmë terminet adekuate. Regjistrimin…

Lexo më Shumë

Me shfaqjen “Karnavali është në Korçë” nga Kosova, mbrëmë në Teatrin “Komedia” filloi Edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skupi Festival”. Në hapjen e festivalit mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili në fjalimin e tij para audiencës theksoi se kultivimi i këtij festivali është një mundësi për ta ndjekur aktivitetin e aktorëve nga vendi, si dhe mysafirëve nga: Serbia, Kosova, Rusia, Bullgaria, Sllovenia, të cilët nëpërmjet veprave teatrale do të na sjellin diçka të re dhe të ndryshme në skenën tonë kulturore. Ai shtoi se Ministria e Kulturës, duke e njohur rëndësinë e festivalit…

Lexo më Shumë

Drama e zarfeve me votat nga Serbia nuk ka përfunduar ende, ndonëse pacientet që ishin ankuar për reaksione alergjie pas hapjes së tyre janë liruar, kurse analizat laboratorike të pacientëve të shtrirë në spital kishin rezultuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë shkaktar infektiv. Megjithatë, Prokuroria e Kosovës, thuhet se po i vazhdon hetimet, kurse mostrat e zarfeve nga Serbia, sipas Prokurorisë, janë dërguar për ekzaminim në një prej laboratorëve në Evropë, por nuk saktësohet në cilin shtet. Ndërkohë, as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka një vendim të prerë se çfarë do të ndodhë me këto zarfe. Sidoqoftë, dymbëdhjetë…

Lexo më Shumë

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish komandantin e përgjithshëm të Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Azem Sylën. Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga avokati, Besnik Berisha. “Po, është e vërtetë, Azem Syla është ftuar nga Specialja”, ka thënë Berisha Ndryshe, më herët, gjatë ditës u bë e ditur se ftesë nga specialja ka marr edhe ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari. Kujtojmë se vetëm gjatë javës së kaluar, tetë ish komandantë dhe pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë të ditur se janë ftuar për intervistim nga Specialja. /Lajmi.net/

Lexo më Shumë

Nga tetori i vitit 2018 deri në shtator të këtij viti, nga statistikat e menaxhuara nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, janë 1313 raste të përfaqësuara si viktima të dhunës në familje. Sipas organizatave të cilat mbrojnë të drejtat e njeriut, kompensimi i viktimave është e meta më e madhe e shtetit. Të njëjtat kritikojnë institucionet e vendit se nuk kanë kapacitete për të parandaluar rastet e dhunës. Basri Kastrati, menaxher  i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, ka treguar për KosovaPress, se sa ka qenë numri i viktimave të dhunës në familje gjatë këtij viti, në…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit në Prishtinë ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë me të cilin Milorad Zajiq nga Klina, në mungesë faktesh, ishte liruar nga përgjegjësitë penale për krime lufte ndaj popullsisë civile. Prokuroria Speciale në Prishtinë e akuzonte Zajiqin se në cilësinë e pjesëtarit të Ushtrisë së Jugosllavisë kishte marrë pjesë në luftimet afër fshatit Dush (Disheviq) të Komunës së Klinës, kur ishin vrarë tre anëtarë pleq dhe të paralizuar të familjes Marmullaku. Vendimin e Apelit e ka konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari. “Refuzohet si e pabazuar ankesa e Prokurorisë Speciale të Republikës…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i BE, Luigi Brusa vizitoi sot shkollën fillore “Naim Frashëri”, në Prishtinë, e cila së shpejti do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të ofruar nga Termokos-i. BE për këtë projekt po investon 6 milionë euro në zëvendësimin e gypave ekzistues me qëllim të përmirësimit të besueshmërisë dhe cilësisë së furnizimit me ngrohje për konsumatorët ekzistues, si dhe për të zgjeruar furnizimin me ngrohje për klientët e rinj në Prishtinë.Përfaqësuesi i BE, Luigi Brusa tha se është shumë e rëndësishme që nxënësit e shkollës “Naim Frashëri”, të mësojnë në ambient të përshtatshëm.“Ky projekte është projekt shumë i madh…

Lexo më Shumë