Author: Hamdi Kumanova

Në rrugën lokale në fshatin Vrapçisht të Gostivarit, dje rreth orës 13 e 25 minuta, vetura e tipit “Golf” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 21- vjeçari B.I. nga fshati Bogovinë e Tetovës, ka aksidentuar këmbësorin 54-vjeçar G.R. nga fshati Vrapçisht, transmeton Gostivari Sot “Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me të njëjtë veturë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm “Ferid Murad”, në Gostivar”, njoftuan nga Policia. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Stacioni Policor në Gostivar

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohen më 12 prill 2020. Kjo është vendosur në takimin e liderëve të partive parlamentare me presidentin Stevo Pendarovski. Presidenti Pendarovski ka thënë se nga të gjithë liderët ka marrë garanci se pa marrë parasysh vendimin e BE-së në lidhje me datën e bisedimeve, vendi do të vazhdojë rrugën e euro-integrimeve. “Kemi konsensus shtetëror, pavarësisht përfundimeve të samitit të BE-së, kemi konfirmim nga të gjithë të pranishmit, se ne nuk kemi asnjë problem me metodologjinë e re që kërkohet. Të gjithë kanë rënë dakord se nuk kanë asnjë problem me…

Lexo më Shumë

Deputeti i OBRM-PDUKM-së dhe ish-ministër për Punë të Jashtme Antonio Milloshoski, në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, thotë se Franca dhe disa vende tjera zgjerimin e BE-së e shohin si ngarkesë, e jo si prioritet. Ai vlerëson se Qeveria e tanishme e Maqedonisë së Veriut ka bërë gabim me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Të nënshkruhet marrëveshje me rëndësi të veçantë, e paraprakisht të mos kërkohen garanca të fuqishme, është sikur të pajtoheni t’ua amputojnë këmbën, pa mos kërkuar mendim të dytë dhe të tretë nga mjekë tjerë. Nëse bëhet gabim i tillë, këmbën do ta…

Lexo më Shumë

Data e caktuar për regjistrimin e popullsisë (1 prill 2020) nuk vlen, pasi është e pamundur të zbatohet në kohën e fushatës, thonë nga Enti Shtetëror për Statistika. Në një deklaratë për A1on, ata shprehen të gatshëm për ta zbatuar regjistrimin e popullsisë në vitin e ardhshëm, por siç thonë, duhet të caktohet datë e re që nuk ndeshet me zgjedhjet, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për shkak të rrezikut që të keqpërdoret regjistrimi gjatë fushatës, është e pamundur ky operacion të fillojë më 1 prill 2020, edhe pse si institucion jemi të gatshëm. Regjistrimi mund të bëhet në tetor të vitit…

Lexo më Shumë

Për momentin kur BE-ja është përballur me pasojat e vendimit tragjik të mos japë dritë të gjelbër për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut,Greqia duket se mungon plotësisht nga ngjarjet në fqinjësinë e saj, ka shkruar në mëngjesin e sotëm në Fejsbuk lideri i Syrizës dhe ish kryeministër i Greqisë, Aleksis Cipras, duke e komentuar pozicionin e Qeverisë aktuale greke dhe duke dërguar kritika për pasivitet dhe rolin e statistit në rajon. “Në takimin në Këshillin Evropian, (kryeministri grek) në heshtje i ka ndjekur Danimarkën dhe Holandën të negociojnë për të ardhmen e Ballkanit. Dhe tani në mënyrë të pakëndshme…

Lexo më Shumë

Më 3 janar 2020, Maqedonia e Veriut do të ketë një qeveri të re teknike, e cila si detyrë parësore do të ketë organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në një takim me Presidentin Stevo Pendarovski, drejtuesit e partive më të mëdha politike në vend ranë dakord që në 12 Prill 2020 të mbajnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Maqedonia dështoi të marrë një datë për bisedimet e anëtarësimit me BE pasi Franca vuri veton me votën kundër. Sipas medieve, nga 3 janari Maqedonia e Veriut do të ketë një Kryeministër të ri teknik nga koalicioni qeverisës. Emri që…

Lexo më Shumë

Sot pritet të hapet tender i ri për 2 kilometrat e parë të autostradës Shkup-Bllacë, njofton gazeta Koha. Ky është tenderi i dytë që hapet brenda dy-tre muajve, ndërsa në të parin ishte paraqitur vetëm një kompani, por që çmimin e kishte caktuar më shumë se sa ishte paraparë nga ndërmarrja publike “Rrugët Shtetërore”. Ndërmarrja publike në shtator kishte sjellë vendim të vazhdojë afatin e ofertave për të tërhequr më shumë kompani ndërtimi që dëshirojnë të ndërtojnë fazën e parë dhe të paraqesin çmime më konkurruese, por përpjekja kishte dështuar. Tenderi i dytë i shpallur dje, siç shpresojnë në “Rrugët…

Lexo më Shumë

Federica Mogherini e ka cilësuar si një gabim historik, i cili mund të ndryshohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme dhe Zv/Presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini e ka cilësuar si një gabim historik, i cili mund të ndryshohet sa më shpejt që të jetë e mundur, vendimin e BE për të mos filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Duke e cilësuar si një mbledhje mjaft të vështirë, takimin e Këshillit Evropian Mogherini u shpreh se, “krerët e shteteve dhe qeverive kanë shtyrë vendimin…

Lexo më Shumë

Marrëveshja e djeshme e drejtuesve të partive politike në takimin me Presidentin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka të ngjarë të vonojë përsëri regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut (të planifikuar për prillin e vitit të ardhshëm), dhe duket se nuk do të ketë as adresim të rekomandimeve të OSBE / ODIHR për ndryshimet e modelit zgjedhor. Të dielën (20 tetor) pas mbledhjes së udhëheqjes, pothuajse të gjithë kryetarët e partive vlerësuan se ishte shumë e vështirë të mbahej regjistrimi i popullësisë këtë pranverë dhe se do të ishte më realiste mbajtja e tij pas zgjedhjeve ose në 2021.…

Lexo më Shumë

Safet Xhelali Emërtues i përbashkët edhe i atyre shteteve që ishin kundër ndarjes së procesit të eurointegrimit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut e edhe i atyre që ishin kundër dhënies datë cilësdo nga këto dyjat ishin shqiptarët e Maqedonisë. Shqiptarët e Maqedonisë u cekën në veçanti edhe në deklaratat e mëpastajme të Merkel dhe Makron. Analizat e veçanta dhe të detajuara shpiejnë kah ajo se çka konkrete dhe faktike nga shqjptarët e Maqedonisë që kështu të nenvizohen si shkaktarë të ngecjes së procesit për dyja vendet. Nuk mund të jetë ndonjë karakteristikë kolektive e shqiptarëve të Maqedonisë pasi në…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura me 6 tetor, sipas raportimeve nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë kaluan qetë dhe ishin në harmoni me standardet demokratike. Po ashtu edhe fushata parazgjedhore është vlerësuar nga organizatat vëzhguese se u zhvillua pa probleme dhe incidente që do të dëmtonin procesin. Por, ishte procesi i numërimit të votave dhe manipulimet e shumta nga komisionarët e partive politike, që po vlerësohet se po e dëmtojnë gjithë procesin zgjedhor. Sipas zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kjo çështje po përsëritet sa herë që po mbahen zgjedhjet. Derisa rezultati i zgjedhjeve për partitë politike dhe koalicionet…

Lexo më Shumë