Liderët e partive politike në Maqedoninë e Veriut, të dielën, pritet të vendosin për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Për kërkesën e kryeministrit, Zoran Zaev, do të diskutohet në një takim të thirrur pasdite nga presidenti, Stevo Pendarovski, në të cilin do të marrin pjesë të gjitha partitë të përfaqësura me deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Lidhja Social-Demokrate e kryeministrit, Zoran Zaev përmes një komunikate, ka përsëritur qëndrimin e kreut të saj se “Bashkimi Evropian ka bërë gabim historik në vendimin për mosdhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut”.…
Author: Hamdi Kumanova
Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, vaksinimi kundër gripit do të fillojë muajin e ardhshëm, më 5 nëntor, që është kohë optimale për arsye se në vend kulmi i virusit pritet të jetë në fund të janarit dhe në fillim të muajit shkurt. Ministria e Shëndetësisë me furnizim publik, për këtë vit ka siguruar 28.000 vaksina kundër gripit sezonal. Me këto vaksina pa pagesë do të vaksinohen pensionistët, të sëmurët kronik, gratë shtatzëna dhe fëmijët me imunitet të dobët. Gjithashtu, nëpërmjet qendrave për shëndet publik janë siguruar edhe 21.000 vaksina komerciale ku qytetarët do t’i blejnë. Nga Instituti për Shëndet…
Policia e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup ka gjobitur 34 shoferë për tejkalim shpejtësia ndërsa aksioni zgjati nga ora 6:00 deri në orën 24:00. Siç njoftojnë nga MPB, policia gjatë ditës së djeshme ka zbuluar edhe 42 kundërvajtje tjera, njofton Telegrafi Maqedoni. Gjatë kontrollit për shoferë të dehur, prej orës 22:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit në Shkup policia ka dënuar 19 shoferë me prani të alkoolit në gjak. Nga ora 14:00 deri në orën 24:00 janë gjobitur edhe pesë motoçiklistë për kundërvajtje në komunikacion./Telegrafi/
Liderët e partive parlamentare në Maqedoninë e Veriut mblidhen pasditen e kësaj të diele në vilën presidenciale “Villa Vodno”, ku do të diskutojnë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Në takimin e organizuar nga presidenti Stevo Pendarovski janë shprehur se do të marrin pjesë të gjithë të ftuarit, shumica prej të cilëve janë për zgjedhje të parakohshme, të cilat u kërkuan një ditë më parë nga kryeministri Zoran Zaev pas mosmarrjes së një date për çeljen e negociatave të anëtarësimit nga Këshilli Evropian. Zaev e konsideroi faktin se BE nuk arriti të merrte vendim për negociatat si një gabim historik.…
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i VMRO-së, Kristian Mickoski në mbledhjen e sotme të liderëve së bashku me partitë shqiptare, sot do të bisedojnë për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ata do të gjejnë dhe gjuhën e përbashkët për krijimin e një qeverie teknike në përputhje me Marrëveshjen e Przhinos. Pasi Këshilli i Bashkimi Evropian nuk caktoi një datë për bisedimet e pranimit të Maqedonisë në BE, të Premten, Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i opozitës Hristijan Mickoski propozuan zgjedhje të shpejta të parakohshme, të cilat do të parapriheshin nga një qeveri teknike 100 ditë…
Dje, gjatë dalje nga shteti në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë’ për kontroll në doganë është paraqitur vetura e llojit ‘Mercedes’ me tabela të Shqipërisë dhe e drejtuar nga shtetas shqiptar. Automjet është përzgjedhur nga ekipi doganor për kontroll doganor. Në pjesën e majtë dhe të djathtë të pjesë së pasme në brendësi janë gjetur 13 paketa të mbushura me marihuanë. Pesha e drogës së gjetur ka qenë rreth 11 kilogramë ndërsa Drejtoria doganore deri te PTHP do të ngrisë aktpadi penale për shtetasin shqiptar./Telegrafi/
Maqedonia me kriminel si Zoran Zaevi nuk kishte të ardhme. Aq më pak në BE. Për këtë shkak Zoran Zaevi duhej të jep dorëheqje. Nëse do të pranonte më herët se është i paaftë dhe të jepte dorëheqje, atëherë dëmet ndaj Maqedonisë do të ishin më të vogla. Kështu që çmimin e politikës së tij korruptuese dhe anti-shtetërore e paguajnë të gjithë. Janë të numëruara ditët e Zoran Zaevit. Po shihet fundi i bandës kriminale në krye me të amnistuarin Zaev. Përfundon koha e tenderëve dhe granteve kriminal zhvatjeve, trysnisë politike, padrejtësisë, mosndëshkimi i krimit. Vjen koha kur politikanët nuk…
Me premierë gala dhe shëtitje në tapetin e kuq, mbrëmë, në kuadër të Edicionit të 14-të të Festivalit të Filmit në Romë, u shfaq premiera e filmit më të ri artistik “Shelgu” të regjisorit Millço Mançevski. Në premierën, e cila u mbajt në Sallën Petrasi, në kompleksin më të madh muzikor publik “Parku i Muzikës”, mori pjesë edhe ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili. Për filmin “Shelgu”, dita e parë e festivalit në Romë filloi me një projeksion të mëngjesit për gazetarët, e ndjekur nga konferenca për shtyp me regjisorin Mançevski dhe me aktoret maqedonase…
Ish-kryeministri, azilanti Nikolla Gruevski përmes rrjetit social Fejsbuk ka komentuar propozimin e kryeministrit Zoran Zaev që vendi të shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas vendimit për mos dhënin e datës për hapjen e negociatave me BE-në. Sipas tij qëllimi i Zaevit është të demonizojë opozitën, në këtë mënyrë të fitoj mbështetje nga faktori ndërkombëtarë. “Ai është i vetëdijshëm se pa ata, nuk ka asnjë shans që njerëzit ta mbështesin mjaftueshëm sa për të fituar ose për të humbur, dhe në fakt pa fitore të formon qeveri. Në fakt, lart e poshtë ai do të paraqitet me të njëjtën fushatë…
Gazeta La Verita ka publikuar një artikull, që mban autorësinë e gazetarit Laris Gajzer, të titulluar “Shkëndijat midis Parisit dhe Berlinit për Shkupin. Kancelarja po përpiqet të shpëtojë Zaevin, kurse si nëntitull plotëson: Me ndalimin e anëtarësimit në BE, kryeministri maqedonas është në telashe. Hetimi i ri për korrupsionin, përcjell in7. Duke bllokuar hapjen e negociatave të RMV për në BE gjatë samitit të fundit të Këshillit Evropian, Macron minoi planet e Merkel për Ballkanin. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, pas një bisede telefonike me Kancelaren Merkel dhe drejtues të tjerë, ka vendosur të mos ndjehet fajtor për situatën. Në takimin…
Prokuroria kërkoi paraburgim për personin nga Haraçina e Shkupit pasi që dje gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur mjet shpërthimi. “Prokuroria Publike e Shkupit nisi procedurë kundër një personi i dyshuar se ka kryer veprën penale “përpunim të paautorizuar, mbajtje dhe tregti me armë apo me materie shpërthyese””, thonë nga Prokuroria. Ata shtojnë se gjatë kontrollit te shtëpia e të dyshuarit në Haraçinë, më 18 tetor është gjetur një bombë dore të llojit F1. Duke vlerësuar se janë përmbushur bazat ligjore, prokurori propozoi gjykatësit në procedurë paraprake t’i caktojë paraburgim të dyshuarit./Telegrafi/
Kryeministri rus, Dmitry Medvedev pas takimeve që pati me liderët serbë, i është drejtuar popullit edhe përmes parlamentit në Beograd. Aty Medvedev ka folur pak edhe për Kosovën, dhe marrëveshjen që sipas tij duhet të arrihet, shkruan lajmi.net. Ka thënë se Rusia përkrah marrëveshje paqësore mes dy vendeve, mirëpo vetëm në bazë të rezolutës 1244. “Rusia gjithsesi përkrah një zgjidhje paqësore mes Kosovës e Serbisë, mirëpo atë vetëm në bazë të rezolutës 1244 të OKB-së”, ka thënë ndër të tjera ai. Në vazhdën e deklaratës së tij në Kuvend, Medvedev ka folur edhe për të kaluarën e Serbisë. Ndër të…

