Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe sot, duke shënuar 122 ditë nga nisja e tubimeve.
Pjesëmarrësit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ngritjen e një qeverie teknike, ndërsa në fokus të tyre janë edhe ndryshimet apo anulimi i disa ligjeve që, sipas protestuesve, prekin interesat e qytetarëve shqiptarë.
Gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë, protestuesit përsëritën thirrjet kundër kryeministrit dhe kabinetit qeveritar.
Në protestë u dëgjuan edhe slogane si “Arrestoni Ramën” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”.
Organizatorët dhe pjesëmarrësit shprehen të vendosur për të vijuar protestat edhe në ditët në vijim. Kërkesat e tyre lidhen me ndryshimin e situatës politike, largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike.
The post 122 ditë protestë për largimin e Ramës, shqiptarët vijojnë qëndresën në sheshe e rrugë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


