Universitetet publike dhe kolegjet private në Kosovë kanë mungesë të kuadrove akademike si numër, por edhe si cilësi thonë përfaqësues të organizatave që merren me arsim dhe ekspertë të arsimit. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2018/2019 tregojnë se numri i stafit akademik dhe administrativ në universitetet publike në Kosovë është rreth 2.300, ndërsa numri i studentëve është mbi 68 mijë studentë. Sipas po këtyre të dhënave të ASK-së vetëm në 14 kolegjet private në Kosovë, numri i stafit akademik dhe administrativ ishte 2339, Të dhënat edhe për 9 kolegje tjera private mungojnë. Numri i studentëve…
Author: Hamdi Kumanova
Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti ka vendosur që fitoren e tij ta festojë edhe në Tiranë. Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë ka njoftuar se Albin Kurti do të jetë pasditen e kësaj të diele në kryeqytet, ku do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse para të ftuarve, në orën 19.00 në ambientet pranë Kinema Millenium. Lëvizja Vetëvendosje u rendit forcë e parë politike në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit dhe pas rezultatit të marrë, Albin Kurti pritet te jetë edhe kryeministri i ri i Kosovës. Vizita e Kurtit në Tiranë do të jenë vetëm në kuadër të festimeve,…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur sot për në Japoni, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito, të martën, më 22 tetor. Siç njofton kumtesa, në ceremoninë zyrtare do të marrin pjesë 2600 mysafirë nga e tërë bota, ndër ta edhe shumë burrështetas. Ceremonia zyrtare e kurorëzimit të Perandorit Naruhito bëhet gjashtë muaj pasi ka trashëguar fronin nga babai i tij, Perandori Akihito, i cili ka abdikuar në prill të këtij viti. Presidenti do të pritet në takim zyrtar edhe nga kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ndërsa në ceremoninë zyrtare pritet të takojë edhe…
Në QNR është duke vijuar normalisht procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja. Deri në orën 16:00 të ditës së sotme janë rinumëruar gjysma e vendvotimeve. Sipas të dhënavë të pasditës së diele janë rinumëruar 265 vendvotime apo 50% nga 530 sa janë planifikuar. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për lajmi.net se procesi i rinumërimit është duke u vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar. “Pas rinumërimit do të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, ka përfunduar Elezi. /Lajmi.net/
Siç ka mësuar Televizioni “Telma”, deputetja e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Frosina Remeneski, e dyshuar në rastin “Reket”, ka ndërruar celularin katër ditë para se Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të hapë rastin në fjalë, transmeton Portalb.mk. “Deputetja ka pasur dy numra celularësh, por hetimi vërtetoi se njëri aparat i cili është marrë, ka qenë i ri, gjegjësisht ka filluar ta përdorë më 11 korrik. Celularin të cilin e ka përdorur më herët, nuk i është marrë gjatë bastisjes”, thuhet më tej. Bastisje është realizuar vetëm në shtëpinë e Remenskit, ndërkaq jo edhe…
Aplikacioni NOTaxi – Transport Solution e bën më të lehtë për të gjithë që posedojnë një telefon mënyrën e arritjes deri tek informatat për linjat e autobusëve, gjetjen e mjeteve të transportit si dhe gjetjen e zonës më të afërt të parkingut, transmeton Portalb.mk. E gjithë kjo filloi si një detyre e zakonshme që profesori ua jepte studentëve për çdo javë, të lodhur nga fakti se ishin të detyruar secilën javë të punojnë në diçka shumë të zakonshme, tre studentëve nga Universiteti i Evropës Juglindore ju lindi ideja për të krijuar diçka që sipas tyre “do të ju ndihmonte të gjithëve, sidomos studentëve.”…
Prej nesër do të dihet nëse Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Penale do të pranojë aktakuzën e prokurores Vilma Ruskovska ku të përfshirë janë Bojan Jovanvoski, Katica Janeva dhe Zoran Milevski. Krahas kësaj, fokusi i Prokurorisë është vendosur edhe në pjesën e dytë të hetimit për zhvatjen e milionave. Në cilën fazë ndodhet hetimi, i cili ka të bëjë me larjen e parave dhe mashtrimeve nga Lidhja ndërkombëtare, prokurorja nuk zbulon. Tani për tani, të dyshuar janë Bojan Jovanovski, i ati i tij, Jasna Mandiq dhe sekretarja dhe deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, per këtë rast, “La Verita’ sot publikoi se…
Takimi i parë i organizuar nga kryetari Stevo Pendarovskit sot në orën 17:00, është takimi i parë në këtë format që nga pavarësia e Maqedonisë. Që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut, takim liderësh të organizuar nga kryetari i shtetit nuk ka ndodhur asnjëherë. Ndryshe, takime liderët muajin e kaluar ka pasur Zaevi dhe Mickoski rreth Ligjit për Prokurori Publike ndërsa në janar të vitit 2018 kishte takim liderë për emrin e shtetit. Gjatë vitit 2015 kishte takim liderësh në Përzhino ku mori pjesë edhe euro komisari për zgjerim, Johahnes Hahn./Telegrafi/
Sot në pres-konferencën e realizuar nga partia politike ‘’Alternativa’’, të cilën e ka mbajtur kryetari i partisë Afrim Gashi, u bë e qartë se kjo parti kërkon zgjedhje të parakohshme edhe për kundër faktit se Alternativa u mundua që shteti të hec rrugëtimin e saj strategjik drejt NATO-s dhe BE-së. ‘’Pas refuzimit të Bashkimit Europian që Maqedonisë së Veriut t’i japë datë për fillimin e negociatave, duke dhënë mesazhin se BE-ja po i mbyllë dyert e integrimit europian, sot u takua Kryesia Qendrore e Alternativës, e cila konstatoi se për ne tashmë është shuar njëra nga arsyet për të cilën…
Të gjithë do të duhet të punojmë dyfish, të bëjmë dyfish më shumë dhe të jemi dyfish më të mirë, publikoi sot kryeministri Zaev në Fejsbuk, duke potencuar se ndryshimet dhe reformat nuk i sjell një qeveri apo 20 njerëz, por të gjithë dy milionë qytetarë. “Duhet të ndryshojmë të gjithë, të gjithë të reformohemi. Që të mos kemi ndotje, duhet ta ndalojmë ndotjen. Që të mos kemi korrupsion, duhet të ndërpresim pranimin e ryshfetit. Që të mos shkojnë të rinjtë, duhet të hapim ende vende pune. Që të arrijmë sukses duhet të jemi të aftë. Prej nesh varet, prej…
Anëtarët e Klubit diplomatik Shkup shprehën pakënaqësinë e tyre kundër vendimit të Këshillit Evropian për të anuluar dhënien e datës për nisjen e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Kryetari i Klubit diplomatik, Viktor Gaber, në një shkrim për mediat thekson se me këtë vendim politik, qytetarëve dhe shtetit i është shkaktuar një padrejtësi e madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Vlerësimet tona pozitive nga shumica e anëtarëve të Këshillit Evropian, dhe posaçërisht letra e përbashkët e katërshes, Layen, Tusk, Juncker dhe Sassoli, është vërtetim se bllokimi nga një vend është politik dhe paradoks diplomatik”, shkruan Gaber. Ai shton se me…
Lidhur me refuzimin për hapjen e negociatave ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Evropian ka reaguar dhe kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Ai me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se kjo do të ketë pasoja për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian. “Pamundësia për të arritur një marrëveshje nga ana e Këshillit Evropian për të hapur negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një zhgënjim i madh për të gjithë ne në rajon. Kjo mund të ketë pasoja shumë negative si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për Bashkimin Evropian”, ka shkruar Gjukanoviq. Lidhur…

