Kundërshtimi i Francës për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë është kryefjala e mediave ndërkombëtare. Reuters dhe Financial Times shkruajnë se “Franca është në qendër të sulmit për shkak të gabimit historik të bllokimit të shpresave të Ballkanit për Bashkimin Europian.” Në veçanti, në qendër të sulmit është Presidenti Emanuel Macron. “Gjate darkës në samit, të gjithë përveç Macronit, e mbështetën hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, e cila është gjykuar se i ka përmbushur kriteret e Bashkimit Europian me reformat dhe mbylljen e konfliktit me fqinjët për çështjen e emrit”, shkruan Reuters. “Hyrja e Shqipërisë dhe Maqedonisë…
Author: Hamdi Kumanova
Shtyrja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në BE, është një gabim i rëndë, që sjell zhgënjim ndaj shpresave të këtyre vendeve dhe që i heq shkëlqimin besueshmërisë së unionit, deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit të Jashtëm të parlamentit italian, Piero Fassino. “Për më tepër ky vendim ishte i pajustifikuar, sepse bëhej fjalë jo për anëtarësim të menjëhershëm, por për hapjen e negociatave, që kërkojnë disa vite për arritjen në një përfundim”, thekson Fassino, i cili ka qenë edhe ish-ministër i Drejtësisë. ”Një bllokim i pakuptueshëm nga pak vende. Një konfirmim për tejkalimin e kriterit të unanimitetit”,…
Vallë Hrisitian Mickoski dëshiron të ikë nga propozimi për ballafaqim të shpejtë në zgjedhje të parakohshme parlamentare? Me muaj Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare urgjente, ndërsa sot kur ka propozim konkret, ai shpik justifikime. Duket që Mickoski e din që nuk ka mbështetje prej qytetarëve dhe se e pret humbje e re. Micskoski dhe VMRO-DPMNE nuk kanë ide, vizione, ofertë, nuk kanë as program. Ata duan ripërtëritjen e regjimit kriminel, ripërtëritjen e izolimit në të cilën e kanë mbajtur vendin. Qytetarët nuk do ta lejojnë këtë, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, qytetarët do të mposhtin përsëri…
Pas vetos së presidentit francez Emanuel Makron, homologu i tij rus, Vladimir Putin duhet të ketë porositur një gotë shampanjë. Kështu është shprehur ish ministri bullgar i punëve të Jashtme Solomon Pasi, duke potencuar se fillimi i procesit negociues me të dyja vendet po prolongohet për së treti herë. Ai pyeti nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me prolongimin për fillim të negociatave, po shtyhen drejt Rusisë, Turqisë dhe Iranit. Solomon Pasi, ish ministër i punëve të jashtme të Bullgarisë “Pas vetos së presidentit francez Emanuel Makron, homologu i tij (rus) Vladimir Putin duhet të ketë porositur një gotë shampanjë.…
KQZ po vijon me rinumërimin e 530 vendvotimeve në të cilat u evidentuan parregullsi. Deri në orën 16:00, janë rinumëruar 33% e këtij numri të vendvotimeve, shkruan lajmi.net. Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai ka thënë se numri i tërësishëm i vendvotimeve që janë rinumëruar deri në këtë kohë është 175. “Deri në orën 16:00 të ditës së shtunë janë rinumëruar 175 vendvotime nga 530 sa është numri i përgjithshëm i tyre që pritet të rinumërohen. Pra, deri më tani janë rinumëruar 33% e vendvotimeve të parapara”, ka thënë ai. Kujtojmë, se…
Policia e Kosovës ka njoftuar për disa konfiskime që u bënë në tregun e gjelbër. “Gjatë kontrollës së realizuar për tregti të ndaluar ne tregun e gjelbër në Prishtinë, së bashku me autoritetet kompetente, janë kontrolluar disa lokacione-tezga, ku janë gjetur dhe konfiskuar 13 shufra metalike, 461 thika të ndryshme dhe 25 boksa hekuri”, thuhet në raportin policor. Me vendim të prokurorit rastet janë proceduar në procedurë të rregullt.
Në Kuvendin e sotëm zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve brendapartiake, Bedri Fazliu u zgjodh Kryetar i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Zhelinë. Kuvendarët e deleguar gjithashtu njëzëri zgjodhën edhe kryesinë e degës si dhe këshillin mbikqyrës të degës. Në punimet e Kuvendit morri pjesë edhe lideri i partisë , Ali Ahmeti i cili do t’ju drejtohet të pranishmëve dhe opinionit të gjërë.
Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur një konferencë me gazetarët pas lajmit që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. “Pas lajmit të djeshëmn për refuzim të datës për hapjen e negociatave me BE , lajmi i sotëm të cilin e paralajmëroi kryeministri Zaev që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme , është një lajm i mirë një lajm shprese, si rezulltat i dhënies së përgjegjësise edhe për një vit të humbur integrues. Ne jemi te bindur se se me këtë rast qytetarët e republikës së Maqedonisë por në vecanti votuesit shqiptar do të kenë mundësi për të dhënë…
Kur është më me rëndësi ne jemi me numër më të madh, kur është më serioze jemi të bashkuar dhe këtë do ta dëshmojmë sërish, theksoi zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska në tribunën civile në Strugë. “Ekziston një mesazh shumë i qartë dhe i rëndësishmi, ne i plotësuam detyrat tona, Bashkimi Evropian bëri gabim historik. Dhe ky është mesazhi i dërguar nga përfaqësuesit më të lartë të Unionit. Kemi shkuar në Bruksel me fytyrë të pastër dhe një listë shumë të gjatë të obligimeve të përmbushura. Tërë ajo që varej nga ne është përmbushur. Zhgënjimi i qytetarëve është i kuptueshëm,…
Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev në konferencë për shtyp tha se “OBRM-PDUKM vazhdon të jetë mes qytetarëve, sot jemi në Kriva Pallankë ku kemi dalje të madhe të qytetarëve, të cilët kanë ardhur në aksionin “Bisedime për rindërtimin e Maqedonisë”. “Ajo që kishim rastin ta shohim këto ditë, me kohë paralajmëronim dhe apelonim Qeverisë kriminale të Zaevit se pa reforma të vërteta, Maqedonia nuk mund të lëvizë para”, tha Janushev. Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev në konferencë për shtyp tha se “OBRM-PDUKM vazhdon të jetë mes qytetarëve, sot jemi në Kriva Pallankë ku kemi dalje të…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot mes tjerash informoi se ai kishte kërkuar një takim me presidentin Francez Emmanuel Macron, por që tentimet kishin përfunduar pa sukses. “Kam kërkuar takim me presidentin francez Emmanuel Macron dhe përmes ambasadorit francez në vendin tonë, Kristian Timonie, për katër muaj – por nuk kishte sukses. Gjithmonë dëshiroj të takohem me presidentin e Francës, një vend i madh, mbi gjitha një mik i shkëlqyeshëm i Maqedonisë së Veriut. Besoj se në të ardhmen do të kemi mundësi për të biseduar “, shtoi Zaev.
Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore e anuloi tenderin për përzgjedhje të kontraktuesit që do të ndërtojë fazën e parë të autostradës Shkup-Bllacë. Tender i dytë do të shpallet në ditët në vijim për ndërtimin e 2 km të parë të rrugës së përgjithshme prej 12.5 km, njofton Meta.mk. “Deri në fund të afatit për dorëzim të ofertave ka pas vetëm një ofertë që e tejkalon buxhetin e parashikuar për këtë prokurim publik”, thonë ata për “Meta.mk” nga NP për rrugë shtetërore. Kjo kompani u përpoq gjatë shtatorit përmes zgjatjes së afatit për dorëzim të ofertave për të tërhequr më shumë…

