Nga data 10 deri më 14 tetor të këtij viti, u mbajtën garat e katërta Internacionale në Ohër ku kanë marrë pjesë mbi 350 garues nga të gjitha shtetet e botës, në kategori të ndryshme edhe atë në përgatitje të desertve, peshkut, ushqimeve të nxehta dhe shumë kategori të tjera.
Organizator i këtyre garave ka qenë Gastromaku i Maqedonisë me në krye kryetaren Adriana Alacki dhe Besim Latifi, pronar i restorantit “New Albis” Gostivar.
Restoranti “New Albis”- Gostivar, pas sukseseve të shumta nëpër gara të ndryshme vendore dhe Internacionale, kësaj radhe u përfaqësua në nivelet më të larta, me ç’rast kuzhinieri i njohur Jeton Taravari ishte në rolin e gjyqtarit profesional në mesin e shumë gjyqtarëve profesionalë nga e gjithë bota.
Gjithashtu restoranti ”New Albis” në këto gara ka dhënë kontribut të madh në pjesën e organizimit të garave, ku Artan Hamiti dhe Turker Kamberi kanë përfaqësuar në mënyrë dinjitoze Gastromarkun e Maqedonisë , për sa I përket organizimit.
Në natën përmbyllëse të garave në Hotel Riviera, nga ana e Kryetares së Gastromakut të Maqedonisë, Adriana Alacki u ndanë mirënjohje në shenjë respekti për kontributin e dhënë sa i përket organizimit të garave, Artan Hamitit dhe Turker Kamberit ndërsa për kuzhinjerin Jeton Taravari u nda mirënjohje për kontributin shumë vjeçar në gastronomi në menyrë profesionale nga ana” Ëorl Association of Chefs Societies” e përfaqësuar nga ana e Ljubica Komleniç dhe Domeniko Maggi.
Pas mbarimit të garave internacionale më datë 14.10.2019, Restoranti New Albis me përfaqësues Menaxherin Artan Hamiti mori pjesë në ndarjen e çmimeve për njerëz të suksesshem nga fusha të ndryshme në Serbi – Vrnjaçka Banja, në hotel Tonanti ku Artan Hamiti u zgjodh edhe menaxheri më i mirë i Maqedonisë. Diploma u nda nga TOP ITALIAN CHEF, Ljubica Komlenic.
Data 29.09.2026
Aktuale
- Ana Kabashi i jep fund beqarisë, zbulohet se kush është i fejuari i saj – gjithsesi që një milioner
- Bedri Hamza dhe Vjosa Osmani: Një takim i rëndësishëm në Kuvendin e Kosovës
- Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së
- Mbyllet protesta e 121 kundër qeverisë/ Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme: Shqipëria kërkon revolucion
- Mexhiti uron Ditën e Boshnjakëve: Kultura dhe kontributi i tyre pasurojnë shoqërinë tonë
- 6 të arrestuar në Shkup, dyshohen për terrorizëm – dyshohet se u gjetën snajperë dhe flamuj të ISIS-it
- Mark Zuckerberg zbulon orën e veçantë të Rexhep Rexhepit
- “Ushtarët zëvendësohen, mbretëresha jo!”- Belinda Balluku ministre edhe pas shkarkimit, dëshmitë e drejtorëve për “shefen”: Të jetë mirë ajo, se i janë turr të gjithë! Bela po merret me avokatët, dosja është gati



