Si shtet jemi të gatshëm në pjesën e rritjes eventuale të fluksit të emigrantëve. Qëndrimi i Qeverisë është i njëjtë që e kemi pasur deri tani dhe tani nuk ka ndryshim në lidhje me atë se kemi dy qendra transituese nëpër të cilat kalojnë emigrantët. Absolutisht do ta respektojmë politikën e Bashkimit Evropian në lidhje me ballafaqimin me krizën eventuale emigruese.
Kjo është përgjigja e ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në pyetjet e gazetarëve nëse vendi është i gatshëm për mundësinë nga Turqia të lëshohet fluksi i ri emigrantësh.
“Tani për tani nuk kemi indicie se mund të ketë rritje të numrit të emigrantëve. Vlerësoj se Bashkimi Evropian duhet seriozisht të mbetet në zbatimin e marrëveshjes me Turqinë nëse vërtet duam të mos na ndodhë fluks i ri emigrantësh”, theksoi Spasovski dhe shtoi se kjo është punë që duhet ta përfundojnë anëtarët e Bashkimit Evropian dhe Turqisë.
Ministri Spasovski, pas takimit në stërvitjen e sotme operative-teknike “Pre” në Qendrën policore”Gjorçe Petrov” , potencoi se Qeveria i ndjek edhe këto politika, dhe para se gjithash punon në mbrojtjen e shtetit dhe qytetarëve tonë, ndërsa me këtë kontribuon në sigurinë e tërë rajonit. Theksoi se rëndësi të posaçme gjatë sfidave të tilla serioze është koordinim, shkëmbimi i ndërsjellë i informacioneve dhe zbatimi i politikës së përbashkët. .



