Edhe pas shtrëngimit të masave numri i të infektuarve sërish mbetet i lartë, në qendrat Kovid në tërë vendin aktualisht janë duke u mjekuar 1699 persona, ndërkohë aktualisht ka 340 shtretër të lirë. Numër më i madh të personave që janë duke u trajtuar nëpër spitale është regjistruar në Prilep ku aktualisht janë të shtrirë 127 persona, 124 pacientë në spitalin e Manastirit, 116 në Kumanovë, 100 në spitalin e Ohrit, nga 97 të infektuar po trajtohen në spitalet e Velesit dhe Strumicës. Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se të gjitha repartet e spitaleve klinike posedojnë shtretër të…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria këtë dimër dështoi të zgjerojë numrin e qytetarëve që marrin ndihmë shtetërore për tejkalimin e varfërisë energjetike. Komisioni Rregullator i Energjetikës në dhjetor të vitit të kaluar kërkoi nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ti detektojë qytetarët që kanë të ardhura të ulëta dhe probleme me pagimin e faturave, dhe më pas Ministria e Ekonomisë të përgatisë ndryshime në Ligjin e Energjetikës. Dhe tani, pothuajse pesë muaj më vonë, Ministria e Punës nuk iu përgjigj televizionit Alsat përse vonohet me këtë masë? Në vend të kësaj, na udhëzuam të kërkojmë përgjigje nga Ministria e Ekonomisë. Nga atje na…
Edhe nesër moti do të jetë stabil me rritje të temperaturave ditore, ndërsa nga e marta do të ketë rritje të vranësirave me reshje lokale të shiut, të cilat vende-vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara edhe me bubullima, paralajmërojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Nga e mërkura do të fryjë edhe erë e matur nga drejtimi veriperëndimor, që do të kushtëzojë sërish me ulje të temperaturave. Në male reshjet do të jenë me borë. Sot moti është me diell dhe me vranësira mesatare lokale, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të…
Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Kërçovë afër Trapçindollit, mes një furgoni të Kryqit të Kuq dhe një veture me targa të Vjenës. Automjeti i tipit audi ka ndaluar shpejtësinë për të kthyer drejt fshatrave të kësaj ane, ndërsa furgoni i Kryqit të Kuq me targa të Ohrit i ka rënë nga pas. Është lënduar vetëm shoferi i furgonit. Policia ka dalur në terren dhe po kryen procedurat e nevojshme, ndërsa komunikacioni në këtë pjesë zhvillohet me ndërprerje.
Me shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, ka rënë edhe numri i mërgimtarëve që janë regjistruar në ueb faqen: census.stat.gov.mk. Sipas të dhënave që publikohen në ueb faqen “popis2021.stat.gov.mk”, mund të shihet se për 7 ditë janë vetëregjistruar vetëm 6.332 qytetarë. Kjo mësohet nga ajo, sepse nëse më 2 prill numri i të vetëregjistruarve arrinte në 177.875, deri më 9 prill ky numër ka arritur në 184.207. Interesimi për t’u vetëregjistruar filloi të bie, pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i votoi ndryshimet ligjore për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë rezidente. Por, megjithëse është shtyrë regjistrimi i popullsisë rezidente, ai i…
Është gënjeshtër e madhe se ne po e bllokojmë pakon e pestë për ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve në krizën e nxitur nga Kovid-19, duke e kushtëzuar atë me Ligjin për shtetësi, tha Ziadin Sela, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk. “Nuk e bllokojmë, ne kemi dorëzuar amendamente, megjithatë kush është komisioni i cili debaton për këtë punë, sepse erdhi koha që tani ta them të vërtetën për këtë temë. Ajo është Komisioni për Financa dhe buxhet, ndërsa atje, njejtë si në Komisionin për çështje evropiane, mund të kesh edhe 100 mijë amendamente, debati në këtë…
Me propozim të Byrosë për zhvillimin e arsimit, të premten Ministria e Arsimit dhe Shkencës i miratoi programet e reja mësimore për klasën e parë, si hapi i parë në planin për konkretizimin e implementimit të Konceptit për arsimin fillor që parashikon modernizim të rëndësishëm të bazës së sistemit arsimor kombëtar. Siç thuhet në kumtesën e sotme të MASH-it, programet mësimore janë përpunuar nga ana e grupeve të punës në të cilat, përveç këshilltarëve të Byrosë për zhvillimin e arsimit, morën pjesë profesorë universitarë dhe praktikues – mësuesit e shkollës fillore të zgjedhur përmes një njoftimi publik, dhe gjatë gjithë…
Trajçe Zaevi i është përgjigjur akuzave të VMRO-DPMNE-së në lidhje me drogën e kapur në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se këto akuza i sheh si “përpjekje për të njollosur emrin e tij dhe emrin e kompanisë në pronësi të familjes Zaevi”. Ai ka demantuar se kombi që përmendet në aksionin anti-drogë të Ministrisë së Punëve të Brendshme është në pronësi të kompanisë së familjes Zaevi. “Kombi që përmendet në aksionin e MPB-së nuk është në pronësi të kompanisë së Zaevëve. Asnjëri nga të arrestuarit nuk është i punësuar në kompaninë Zaevi. Unë jam në udhëtim zyrtar prej 23 marsit…
Drejtori i TIDZ, Jovan Despotovski theksoi se në tre muajt e parë të këtij viti u nënshkruan marrëveshje me tre kompani të huaja në vlerë prej 50 milion euro, dhe tha se po zhvillohen negociata për 15 investime të tjera me peshë 250 milion euro. Gjithashtu, Depostovski thotë se në 5 muajt e fundit ata arritën të stimulojnë interesin në 15 kompani, disa janë investitorë aktualë, dhe disa janë të reja. “Këto janë projekte investimesh që peshojnë gjithsej rreth 250 milion euro dhe që parashikojnë krijimin e 5.500 vendeve të punës shtesë. Ne jemi duke biseduar me këto kompani në…
Zv drejtori i entit shtetëror për statistikë Ilmi Selami në një shkrim në profilin e tij në Facebook ka folur mbi regjistrimin njofton Aktuale.mk Selami mes tjerash ka shkruar: Te nderuar miq, Hiqjuni politikës, hiqjuni përtesës, t”i lëmë inatet që mund t’i kemi në baza të ndryshme, t’i lëmë personat a grupet e ndryshme të interesit apo partitë politike që ju fusin më tepër huti, mos e lëmë këtë punë në asgjë, hajde të gjithë bashkë t’i ndihmojmë procesit, të kontribojmë që të regjistrohet diaspora deri në mërgimtarin/bashkëatdhetarin tonë të fundit! Këtu nuk ka mes, o humbim të gjithë o…
Ministria e punëve të brendshme gjatë ditëve të kaluara ka zbatuar kontrolle të përforcuara në qarkun Shkup-Ohër-Shën Naum, ndërsa gjatë ditës së djeshme janë dënuar 330 shoferë për vozitje me shpejtësi mbi të lejuarën, transmeton Almakos. 21 shoferë kanë vozitur me 70 kilometra në orë mbi të lejuarën, ndërsa 124 shoferë me mbi 50 kilometra në orë mbi të lejuarën. Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe sot edhe në ditët në vijim, ndërsa është evidente se ka edhe ulje të numrit të aksidenteve në periudhën kur këto kontrolle zbatohen./Almakos/
Zyrtarët policor nga Sektori për punë të brendshme në Kumanovë gjatë periudhës 10.04.2021 kanë realizuar një kontroll të përforcuar për sanksionimin e shoferëve që drejtojnë veturat me shpejtësi më të madhe nga e lejuara nga territorin e Kumanovës, transmeton Almakos. Janë sanksionuar 63 shofer për vozitje të shpejt. Gjatë kontrollit janë zbuluar edhe dënuar edhe pesë persona tjerë./Almakos/

