Kompania konsalting DE-Invest në partneritet me kompani ndërkombëtare ka paralajmëruar investime konkrete në Republikën e Maqedonisë së Veriut në gjysmën e dytë të vitit 2021.
Për opinionin më të gjerë ndoshta nuk është aq e njohur, megjithatë DE-Invest, me veprimtarinë e saj konsaltingun, menaxhmentin projektues dhe investime, është prezentë në Maqedoni thuajse qe 15 vite dhe është pjesë i grupacionit që është prezent në BE, Evropën Juglindore, Azi dhe Lindjen e Mesme.
Kompania bashkëpunon me klient të shumtë ndërkombëtar nga sektori industrial, në mënyrë ekskluzive duke i përfaqësuar dhe duke i ndihmuar në tregjet potenciale, gjegjësisht me ekspertizën dhe dijen e vet po i ofron mundësi të reja që me sukses t`i realizojnë qëllimet e tyre.
DE-Invest ka partner strategjik në inxhinieri, energjetikë dhe sektorin financiar, por ofron edhe portofolio të zgjeruar të shërbimeve edhe nga sfera e konsaltingut strategjik.
Për suksesin e kompanisë flet edhe përvoja më shumë dekadëshe e pronarit Bekim Zemoski, i cili para themelimit të DE-Invest, ka përvojë të gjerë të sipërmarrësish në pozicione drejtuese për më shumë kompani gjermane, por edhe si pronar i një kompanie konsalting nga Mynihu, Gjermani. Konkretisht për DE-Invest, ai thotë se qëllimi i tyre është që të ndërtojnë sa më shumë ura dhe t`i lidhin biznes partnerët duke e shfrytëzuar përvojën gjithëpërfshirëse në më shumë sfera, duke i dhënë aspekt të veçantë investimeve potenciale kapitale në Maqedoni.
“Me prezencën tonë në BE, Evropën Juglindore, Azi dhe Lindjen e Mesme ne jemi duke i ndihmuar klientëve tanë që në mënyrë efikase t`i mundin sfidat me të cilat mund të përballen në rrethin e tyre dhe njëherit t`i realizojnë qëllimet e tyre. Në pjesën e konsaltingut ofrojmë përkrahje strategjike dhe operative gjatë qasjes në treg, përkrahje lokale operative, por edhe përfaqësim të plotë të firmave. Fal përkrahjes të cilën e ofrojmë, për çdo ditë jemi dëshmitar të rezultateve të cilat i arrijnë klientët tanë, ndërsa qëllimi ynë është që të vazhdojmë të veprojmë në këtë drejtim”, deklaroi drejtori Bekim Zemoski.
“Pas integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe nisjes së bisedimeve me BE-në, presim që në gjysmën e dytë të vitit 2021 të ketë investime nga fonde me renome dhe projekte kapitale. DE-Invest në mënyrë aktive është e përfshirë në këtë proces si pjesë e konzorciumit ndërkombëtar”, shtoi ai.




