Sport life po i fton të gjithë lojtarët që të përfshihen në aksionin humanitar-” Bëjmë tifo bashkë për Maqedoninë”, për përkrahjen e ndërtimit të qendrës për intervenime të hershme dhe trajtim te fëmijët me autizëm, në Ohër.
Për çdo tiketë të paguar në periudhën e garës evropiane në futboll, ku do të luaj edhe reprezentacioni i Maqedonisë, 10 % nga shuma e përgjithshme do të dedikohen si donacion për qendrën për fëmijë me autizëm në Ohër.
Gara aktuale evropiane në futboll EURO 2020 e ka tërhequr vëmendjen e krejt opinionit. Reprezentacioni i jonë do të merr pjesë si njëra prej 24 ekipeve më të mira nacionale në mbarë Evropën. Befasia është e madhe, ndërsa shpresa ende më e madhe për fitore për ekipin tonë. Prej këtu presim një numër të madh të tiketave që do të kontribuojnë njëkohësisht edhe për donacion më të madh për përmirësimin e kushteve për fëmijët me nevoja të veçanta.
Aksioni zgjat nga 11 deri me 21 qershor, gjegjësisht do ti përfshije të gjitha ndeshjet, ku do të luaje reprezentacioni i jonë në fazën e parë grupore në garë. Rezultatet nga aksioni do të ndiqen përmes një numëruesi të vendosur në faqen e Sport Life, kështu pas ndeshjes së ekipit tonë, shuma e donacionit do të azhurnohet.
Për jetesë më të mirë dhe përmirësimin e kushteve të trajtimit të fëmijëve me autizëm, secila përkrahje është e vlefshme, për këtë arsye të bëjmë tifo bashkë, ti përkrahim paraqitjet e futbollistëve tanë në EURO 2020 dhe duke i përfshirë tiketat tona të sigurojmë sa më shumë mjete për nevojat e qendrës për fëmijë me autizëm në Ohër.




