“Në këtë fillim të stinës së pranverës qytetarët nuk munden të frekuentojnë objektet hotelierike pasi që nga data 7 prill Qeveria vendosi për masa te reja shtreguese për shkak të numrit të lartë të të infektuarve”. Por, këto masa më vështirë po i përjetojnë pronarët e objekteve gastronomike si dhe të punësuarit në këtë sektor. Përveç humbjes së fitimit, qysh para hyrjes në fuqi të masave, disa herë kanë protestuar dhe paralajmëruar se kanë probleme edhe me pagesën e të punësuarve dhe rrezikojnë të mbyllin tërësisht bizneset e tyre. Nga ana tjetër, Fatmir Besimi, ministër i Financave, në një intervistë…
Author: Hamdi Kumanova
Rrugët ende me baltë, me gropa, të shkatërruara dhe të pa asfaltuara, me këtë fenomen përballen çdo ditë banorët e fshatit Leshnicë të Kërçovës të cilët që nga viti 2017 kanë bërë kërkesë për asfaltimin e kësaj rruge. Si shumë fshatra të tjera edhe fshati Leshnicë përballet me problem të shumta, nuk kanë kanalizim, kanë problem me mbeturinat të cilat mundohen ti menaxhojnë vetë dhe sikur të mos mjaftonte me kaq, ata kanë edhe rrugët e pa asfaltuara dhe çdo ditë ecin nëpër baltë. Banorët thonë se kanë shumë probleme në fshat por më me rëndësi dhe si nevojë elementare…
Një grup i organizuar kriminal prej gjashtë personash, përfshirë një polic nga Prilepi, qëndrojnë prapa dërgesës së drogës që policia dje, në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane të Luftës kundër Drogës, DEA, e kapën në rrugën Prilep-Rosoman. Ministria e Brendshme thotë se veprimi është rezultat i hetimeve disa mujore në koordinim me Prokurorinë. Dje, ata kapën dy makina dhe një furgon që duhej të transportonin 200 kilogramë marihuanë të paketuar në kuti kartoni. Të tjerët u arrestuan në Prilep dhe Gjevgjeli. Policia gjithashtu bastisi edhe shtëpitë e të dyshuarve. Ata gjetën një shumë të madhe parash te polici nga Prilepi, dhe…
Çmimet e produkteve ushqimore bazike vazhdojnë të rriten shumë, qytetarët thonë se mezi i mbulojnë shpenzimet mujore. Vaji i gatimit ka arritur çmim prej njëqind denarë për litër, por çmime më të larta kanë edhe frutat dhe perimet. Çmimi mesatar i një kilogram domate është njëqind denarë, trangujt tetëdhjetë denarë, ndërsa limonët dhe portokajtë gjashtëdhjetë denarë. “Populli ynë si vitin e kaluar ashtu edhe këtë vit e ka shumë vështirë, njerëzit kanë frikë të shpenzojnë, dhe blejnë vetëm atë që është e nevojshme sa për të kaluar. Frutat dhe perimet janë shtrenjtuar. “Nuk mund t’ia dalim me paga apo me…
Në organizim të Komitetit të Qytetit të Shkupit të VMRO-DPMNE-së, për të katërtën herë, para Ministrisë së Shëndetësisë, është mbajtur protesta me moton “Ta lajmë turpin e Filipçes”. Nga opozita maqedonase duke adresuar një sërë kritikash për keqmenaxhimin e situatës me pandeminë, kanë thënë se RMV-ja tashmë e ka tejkaluar skenarin italian me vdekshmërinë në 1 milionë banorë, duke kërkuar edhe dorëheqje të Ministrit të Shëndetësisë. VLADIMIR NELOSKI – VMRO – DPMNE “Fillimisht t`I përshëndesim pjesëtarët e MPB-së, të cilët në vend se të shkojnë e ti kapin narko-bosët e drogës, I kanë detyruar të jenë këtu dhe të mbrojnë…
Sot në brezin ndërkufitar në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, aty ku para 22 viteve kishte ndodhur dëbimi masiv i mbi 400 mijë kosovarëve si pasojë e veprimeve gjenocidale të forcave pushtuese serbe, u inaugurua Muri i Kujtesës (vepër autoriale e piktorëve Festim Kabashi dhe Luan Tashi), dhe parku “Hasan Prishtina” në kuadër të Qendrës Përkujtimore “Bllaca ‘99”. Jahja Lluka, kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur, njëri prej organizatorëve të kësaj ngjarjeje, tha se para 22 viteve Millosheviqi me bandën e tij u përpoq të pastrojë Kosovën nga shqiptarët, por ishte UÇK e ndihmuar nga…
Skandali i paprecedentë me mbi 200 pasaportat që vendi iu dha bosëve të mafias ndërkombëtare, ka dëmtuar mbi 1000 hetime që zhvillohen nga shtete të ndryshme. Ekspertët vlerësojnë se skandali ka shkelur parimet e Interpolit dhe ka prishur imazhin e vendit. Mega-skandali me të cilin kriminelëve iu mundësua “azil i fshehur”, thotë Lubomir Gjurçevski, do të shënohet në të gjitha raportet e institucioneve ndërkombëtare. Do të kthehemi mbrapsht, në periudhën 2008-2010, kur negocionim me BE-në për zonën Shengen, për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë. Me mbrojtjen e krimit të organizuar të mafias botërore, meqë ka kolumbianë,…
Policia e Maqedonisë së Veriut, dje ka arrestuar një diler të drogës në Ohër. Në shtëpinë e të arrestuarit, M.A.(30) janë gjetur 30 qese kokainë. “Më 09.04.2021 gjatë periudhës 12:55 – 13:55 policët e SPB Ohër, pas marrjes së urdhrit gjyqëor nga Gjykata Themelore Ohër, është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësira të tjera të cilat i shfrytëzon M.A.(30) nga Ohri. Gjatë bastisjes, janë gjetur dhe marrë 11 qese me kokainë. M.A. është privuar nga liria”, njoftojnë nga MPB-ja, përcjell TV21. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit, dhe pas dokumentimit do të shqiptohet masë përkatëse ndaj M.A..
Ambasada Amerikane në Shkup konfirmoi se ajo punoi së bashku me Ministrinë e Brendshme (MPB) dhe ofroi mbështetje teknike për aksionin e djeshëm në të cilin policia kapi një kamion me marijuanë me vlerë prej 800.000 euro, i cili po kalonte nëpër Maqedoni. Komandanti i stacionit policor të Prilepit, Kire Spirkoski, u arrestua në aksionin policor. “Në këtë rast, ashtu si në rastin e pasaportave, ne kemi punuar së bashku me Ministrinë e Brendshme dhe kemi ofruar mbështetje teknike”, thonë nga Ambasada Amerikane në Maqedoni për Sakamdakazam.mk/Telegrafi/
Edhe pse vendi ka filluar me vaksinim masiv, numri i të infektuarve me Covid-19 çdo ditë shënon rritje. Vetëm në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga virusi janë shtruar 73 pacientë të rinj. Ndërkaq numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar se kanë virus, të cilët trajtohen në klinikat infektive është 1,687. Aktualisht rreth 340 shtretër janë të zbrazët në qendrat kovid. Në punktet e vaksinimit deri më tani janë vaksinuar mbi 18.000 qytetarë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se gjatë muajit priten të mbërrijnë rreth 300.000 doza vaksinash.…
Në kuadër të kontrolleve të përforcuara rrugore të zbatuara gjatë 24 orëve të fundit në aksin rrugor Shkup-Ohër, janë shqiptuar gjithsej 295 sanksione për vozitje të shpejtë. Siç u tha në konferencën e sotme për shtyp të MPB-së në Ohër, nga gjobat e shqiptuara, 18 ishin për vozitje të shpejtë mbi 70 kilometra në orë, ndërsa 104 sanksione për vozitje mbi 50 kilometra në orë më shumë sesa është përshkruar. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski paralajmëroi se policia do të vazhdojë me kontrolle të veprimit intensiv në fushën e trafikut, në mënyrë që të zvogëlojë numrin e aksidenteve dhe veçanërisht…
Deri të hënën moti do të mbajë stabil me rritje të temperaturave ditore, ndërsa të mëngjesit, që nesër, në pjesën më të madhe të vendit do të jetë rreth apo nën zero, kumtoi DPHM. Nga e marta do të ketë rritje të vranësirave me reshje lokale të shiut, vende-vende reshje të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima. Nga e mërkura do të fryjë edhe erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, që do të kushtëzojë sërish ulje të temperaturës. Nga e premtja temperaturat e mëngjesit do të zbresin deri -5, ndërsa të ditës nga e mërkura do të…

