Author: Hamdi Kumanova

Në kuadër të kontrolleve të përforcuara rrugore të zbatuara gjatë 24 orëve të fundit në aksin rrugor Shkup-Ohër, janë shqiptuar gjithsej 295 sanksione për vozitje të shpejtë. Siç u tha në konferencën e sotme për shtyp të MPB-së në Ohër, nga gjobat e shqiptuara, 18 ishin për vozitje të shpejtë mbi 70 kilometra në orë, ndërsa 104 sanksione për vozitje mbi 50 kilometra në orë më shumë sesa është përshkruar. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski paralajmëroi se policia do të vazhdojë me kontrolle të veprimit intensiv në fushën e trafikut, në mënyrë që të zvogëlojë numrin e aksidenteve dhe veçanërisht…

Lexo më Shumë

Deri të hënën moti do të mbajë stabil me rritje të temperaturave ditore, ndërsa të mëngjesit, që nesër, në pjesën më të madhe të vendit do të jetë rreth apo nën zero, kumtoi DPHM. Nga e marta do të ketë rritje të vranësirave me reshje lokale të shiut, vende-vende reshje të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima. Nga e mërkura do të fryjë edhe erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, që do të kushtëzojë sërish ulje të temperaturës. Nga e premtja temperaturat e mëngjesit do të zbresin deri -5, ndërsa të ditës nga e mërkura do të…

Lexo më Shumë

Zjarrfikësit e Shkupit janë vaksinuar kundër Covid-19. Këtë e kanë bërë të ditur nga Qyteti i Shkupit duke njoftuar, se zjarrfikësit janë ndër shërbimet e para të Shkupit që iu kanë nënshtruar vaksinimit anti-Covid. “Heronjtë tanë të qytetit nga Zjarrfikësit Shkup, të cilët gjithmonë janë këtu për t’i mbrojtur shkupjanët e tyre, janë të ekspozuar vazhdimisht ndaj rrezikuar në linjën e parë të frontit duke punuar pa u lodhur pa asnjë ditë pushimi në tërë pandeminë, janë të parët nga shërbimet e qytetit të cilët të parët e bënë vaksinimin kundër Covid-19”, thanë nga Qyteti i Shkupit. Ndërkohë, i pari…

Lexo më Shumë

Një 29 dhe 24-vjeçar nga Shqipëria janë arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut, për shkak se në kufirin “Qafë Thanë” kanë dorëzuar të dhëna të pasakta. Krahas kësaj, ata kishin sulmuar fizikisht policët në kufi. “Më 09.04.21 në ora 13:15 në Kalimin Kufitar “Qafë Thanë” policia ka arrestuar H.B.(29) dhe G.B.(24), të dy nga Shqipëria, sepse gjatë kontrollit kufitar G.B. ka dorëzuar të dhëna të pasakta për qëllimin e udhëtimit dhe qëndrimit në shtet, kurse më pas të dy të denoncuarit janë sjellë në mënyrë agresive dhe fizikisht kanë sulmuar policët. Personat pas udhëzimeve të gjykatësit të Gjykatës Themelore…

Lexo më Shumë

Humori përçmues ndaj grupeve etnike nuk është shaka, por nxitje shoviniste e paragjykimeve dhe stereotipive negative. Ashtu siç barsoletat dhe skeçet seksiste për „biondet“ fyejnë inteligjencën e grave, po ashtu edhe barsoletat dhe skeçet e pahijshme për romët, vllahët ose shqiptarët, fyejnë dhe përçmojnë grupe të tëra etnike. Nga Valon Salihu, zëdhënës i Qytetit të Shkupit Ne ishim dëshmitarë të një skeçi të tillë për shqiptarët para 10-të ditësh, kur në një video karikaturë „humoristike“një shqiptar Lulëzim, u stereotipizua negativisht si vjedhës i energjisë elektrike, si baba që nuk i konsideron vajzat si fëmijë, si gënjeshtar që korrupton dhe si…

Lexo më Shumë

Pas disa vitesh, fillon sërish manipulimi me shitjen e banesave. Për të njëjtën banesë në Shkup, paradhënie paguajnë tre blerës, zbulon MIA. Me këtë rast, përpjekja për të blerë banesë bëhet një luftë për kthimin e mjeteve personale. Kërkohet drejtësia, pritet të arrijë. Ende nuk ka asnjë hetim. Një agjent i patundshmërive mori paradhënie nga tre blerës të ndryshëm për të njëjtën banesë, i cili dëmtoi të tre për një shumë prej 11 mijë eurove. Sipas marrëveshjeve për paradhënie deri tek të cilat ka ardhur MIA, të nënshkruara midis blerësve dhe agjentit, është e qartë se për të njëjtën apartament,…

Lexo më Shumë

Pabarazia në shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit mbetet shokuese, denoncon kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai u bëri thirrje vendeve të mbështesin programin e Covax të drejtuar nga OBSH, që synon të mundësojë qasje të barabartë ndaj vaksinave. Në një konferencë për shtyp në Gjeneve të Zvicrës, shefi i OBSH vlerësoi se organizata kishte kërkuar që brenda 100 ditëve të para të vitit të gjitha shtetet të nisnin fushatën e imunizimit. Por ndërsa 100 ditë bëhen të shtunën, vaksinimi nuk ka nisur ende në 26 vende. Marrëveshjet dypalëshe për sigurimin e dozave, sipas Gebrejesus, rrezikojnë të…

Lexo më Shumë

Është e qartë se ky virus jep një formë më të rëndë të sëmundjes, ne e shohim këtë. Po shohim një përkeqësim që nuk mund të kontrollohet tek pacientët, tha Ministri Venko Filipçe, duke iu referuar seriozitetit të mutacioneve të reja të coronavirusit dhe vdekshmërisë së lartë. “Ne kemi pacientë që vijnë në spital në kohë, marrin të gjithë terapinë e nevojshme, përkeqësohen dhe nuk mund të ndihmohen. Ka njerëz që vijnë në spital vonë, të cilët, si ata që mbërrijnë në kohë, marrin të njëjtën terapi dhe përsëri nuk mund të ndihmohen. Fotot klinike janë kaq të tmerrshme, ka…

Lexo më Shumë

Nxënësit maqedonas të vitit të dytë në arsimin e mesëm nga libri i Sociologjisë mësojnë se shqiptarët, turqit e romët lindin shumë fëmijë, pasi siç thuhet një përqindje shumë e madhe e kësaj popullsie nuk është e arsimuar, nuk kanë kontroll të lindjeve andaj edhe përqindja e natalitetit të tyre është shumë më e lartë në raport me maqedonasit. Prandaj, në këtë njësi mësimore theksohet nevoja e marrjes së masave për të kthyer natalitetin në suaza normale apo të stimulohet nataliteti te maqedonasit, meqë siç thuhet, shpërpjesëtimi me grupet tjera etnike ka pasoja negative në planin politik, ekonomik dhe social.…

Lexo më Shumë

Në këto ditë të vështira nëpër të cilat po kalon vendi ynë, për shkak të përhapjes së virusit Korona, të ndihmosh ata që kanë nevojë është gjëja më e mrekullueshme që mund të bëjnë njerëzit. Tani kur jemi edhe në prag të fillimit të muajit të Ramazanit, një vendim të këtillë fisnik për ti ndihmuar nevojtarët e ka marrë edhe furra e bukës “ Elita” në Gostivar, kjo falë një donatori anonim nga fshati Vërtok, që ka marrë përsipër të paguaj bukët për të gjithë ata të cilët për shkak gjendjes së rënduar ekonomike në këtë situatë nuk kanë mundësi…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare, sot ka vendosur për kandidatin e tyre për kryetar të Komunës së Tetovë. “Sot para jush prezantojmë kandidatin për kryetar të Komunës së Tetovës, zotëri Sadi Bexheti”, thanë nga PDSH-ja në paraqitjen para mediave. Bexheti ka qenë propozim i kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një person nga fshati Cerovë e Tetovës, pasi i njëjti nuk është paraqitur për të vuajtur dënimin me burg. Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, pas arrestimit personi është dërguar në Burgun e Tetovës. “Më 09.04.2021 në ora 13:40 në fshatin Cerovë, policët nga SPB Tetovë, duke vepruar ndaj urdhrit gjyqësor nga Gjykata Themelore Tetovë, e kanë privuar nga liria V.B. nga fshati Cerovë, i cili është kërkuar për të vuajtur dënimin me burg. Personi është arrestuar dhe dërguar në Burgun e Tetovë për mbajtjen e dënimit me burg”, njoftojnë nga MPB-ja, përcjell TV21.

Lexo më Shumë