Author: Hamdi Kumanova

Ministria e punëve të brendshme gjatë ditëve të kaluara ka zbatuar kontrolle të përforcuara në qarkun Shkup-Ohër-Shën Naum, ndërsa gjatë ditës së djeshme janë dënuar 330 shoferë për vozitje me shpejtësi mbi të lejuarën, transmeton Almakos. 21 shoferë kanë vozitur me 70 kilometra në orë mbi të lejuarën, ndërsa 124 shoferë me mbi 50 kilometra në orë mbi të lejuarën. Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe sot edhe në ditët në vijim, ndërsa është evidente se ka edhe ulje të numrit të aksidenteve në periudhën kur këto kontrolle zbatohen./Almakos/

Lexo më Shumë

Zyrtarët policor nga Sektori për punë të brendshme në Kumanovë gjatë periudhës 10.04.2021 kanë realizuar një kontroll të përforcuar për sanksionimin e shoferëve që drejtojnë veturat me shpejtësi më të madhe nga e lejuara nga territorin e Kumanovës, transmeton Almakos. Janë sanksionuar 63 shofer për vozitje të shpejt. Gjatë kontrollit janë zbuluar edhe dënuar edhe pesë persona tjerë./Almakos/

Lexo më Shumë

Me 10.04.2021 në ora 17.30 në vendin e quajtur “Qendra solare” nga zyrtarët policor nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Staravina është arrestuar O.S.(40) nga Prilepi, i cili ka lëvizur me veturën e tipit “opel korsa”, me targa nga Prilepi, transmeton Almakos. Gjatë kryerjes së kontrollit është konstatuar se për të është lëshuar një fletarrest për mbajtjen e dënimit me burg. Personi është dorëzuar për mbajtjen e dënimit me burg në burgun e Manastirit./Almakos/

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM sot përsëri iu referua rastit të drogës së kapur. “Pas një dite të tërë heshtjeje, Ministria e Brendshme e Spasovskit pranoi se gjatë aksionit për të parandaluar trafikimin e drogës të udhëhequr nga DEA Amerikane, shoferi personal i Trajçe Zaevit, kushëriri i Zoran Zaev, u arrestua. Shoferi personal i Zaevit, Aleksandar Ushilkovski, së bashku me komandantin e policisë së Prilepit Kire Spirkoski – Çipsio, i emëruar drejtpërdrejt nga Oliver Spasovski, drejtoi transportin e dërgesës së drogës në një furgon të bardhë me targa greke. Në furgon kishte marijuhanë me vlerë 800 mijë euro. Dërgesa e marijuanës ka filluar nga…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dje janë bërë 5569 testime, ndërsa janë regjistruar 1092 raste të reja me Covid-19. Insituti për Shëndet Publik ka regjistruar 2003 pacientë të shëruar. Si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë 32 persona. Deri më tani në vend janë bërë 666.091 testime për Covid-19.

Lexo më Shumë

Në ditët e fundit, Ministria e Brendshme ka kryer kontrolle të intensifikuara në komunikacion në seksionin Shkup-Ohër-Shën Naum, ndërsa gjatë ditës së djeshme (10.04) janë gjobitur 330 shoferë për tejkalim të shpejtësisë. Në këtë mënyrë, 21 shoferë vozitën me deri në 70 kilometra në orë mbi kufirin e shpejtësisë. Ndërsa 124 me një shpejtësi prej mbi 50 kilometra në orë mbi kufirin e shpejtësisë. Kontrollet e intensifikuara vazhdojnë sot dhe në ditët në vijim, ndërsa është e qartë se ka një rënie të numrit të aksidenteve të trafikut në periudhën kur zbatohen këto kontrolle.

Lexo më Shumë

Vaksinimi i gazetarëve dhe punonjësve mediatik do të kryhet të hënën (12.04) në mëngjes, në terminin mes orës 08:20 dhe 10:30 në A1 Arena (Salla Boris Trajkovski) në Shkup. Në këtë grup janë të përfshirë personat që janë në moshë mbi 40 vjeç dhe ata që kanë sëmundje kronike. Në këtë grup parashihet të vaksinohen 631 persona. Personat që aplikuan në thirrjen e parë, dhe të cilët nuk i plotësuan kushtet për këtë fazë të vaksinimit, si dhe të gjithë gazetarët dhe punonjësit e tjerë mediatik që janë të interesuar, do të merren parasysh në rrethin tjetër të vaksinimit që…

Lexo më Shumë

Kryeimami i Bashkësisë Islame në Kosovë (BIK), Vedat Sahiti, tha se respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së Covdi-19 të vendosura nga Qeveria. Po ashtu ai theksoi se në xhami lejohen më shumë se 10 persona. Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, para një jave ka miratuar masa të reja për parandalimin e mëtutjeshëm të përhapjes së Coronavirusit, në këtë vendim nuk janë përfshirë xhamitë. Por të premten policia gjobiti imamin e së fshatit Roganë, pasi që brenda xhamisë u falën më shumë se 10 persona. Sahiti , ka thënë se xhamitë kanë respektuar masat për parandalimin e…

Lexo më Shumë

Një grup i organizuar kriminal prej gjashtë personash, përfshirë një polic nga Prilepi, qëndrojnë prapa dërgesës së drogës që policia dje, në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane të Luftës kundër Drogës, DEA, e kapën në rrugën Prilep-Rosoman. Ministria e Brendshme thotë se veprimi është rezultat i hetimeve disa mujore në koordinim me Prokurorinë. Dje, ata kapën dy makina dhe një furgon që duhej të transportonin 200 kilogramë marihuanë të paketuar në kuti kartoni. Të tjerët u arrestuan në Prilep dhe Gjevgjeli. Policia gjithashtu bastisi edhe shtëpitë e të dyshuarve. Ata gjetën një shumë të madhe parash te polici nga Prilepi, dhe…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë shënuar 32 viktima dhe 1092 raste të reja me COVID-19. Është shënuar numër rekord i të shëruarve. Plot 2 003 persona e kanë fituar betejën me virusit. Ndërkohë deri më tani janë vaksinuar mbi 18.000 qytetarë ndërsa numri i vaksinave që do të mbërrijnë në vend do të rritet në fund të prillit. Opozita maqedonase protestoi duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Filipçe me arsyetimin se nuk ka menaxhuar si duhet gjendjen me Covid-19.

Lexo më Shumë

Me një ceremoni fetare të organizuar nga Myftinia e Shkupit, më datë 10 prill 2021, në Xhaminë e Dyqanxhikut, u promovua hafizi i ri i Shkupit, hfz. Hubejb Alili.Në këtë ceremoni, në një ambient gëzimi, prezentë ishin Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, kryetari i Kuvendit h.Fejsall ef. Kadriu, Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë Evzal ef. Sinani, përgaqësues nga Myftinia e Tetovës dhe Dibrës, hoxhallarë e hafëzllarë dhe shumë mysafirë e besimtarë. Programi filloi me Fjalën e All-llahut , me ashere të lexuar nga hoxha Besim ef. Azemi.Në…

Lexo më Shumë