Në Maqedoninë e Veriut sot do të arrijnë 2 mijë vaksina kineze. Këto vaksina, siç njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe janë donacion nga Abu Dabi. “Nga fillimi i shkurtit, kemi pasur iniciativë me ambasadorin tonë në Abu Dabi dhe sot do të arrijë një donacion nga vaksinat kineze. 2 mijë vaksina të cilat do të zbresin në aeroportin e Sofjes, ndërkaq gjatë ditës do të sillen edhe në vendin tonë”, deklaroi Filipçe para sallës “Boris Trajkovski”, transmeton TV21. Me këto vaksina do të imunizohen qytetarët më të moshuar, të cilët priten të fillojnë të vaksinohen sërish nga e mërkura,…
Author: Hamdi Kumanova
Kaloi një ditë tjetër, dhe përsëri heshtja nga Spasovski dhe Ministria e Brendshme për çështjet në lidhje me kartelin Zaevi dhe trafikimin e drogës. Karteli Zaevi e bëri Maqedoninë një gropë krimi. Droga prodhohet, kontrabandohet në të gjithë vendin, ndërsa Zaev po vozitet me pakujdesi me motoçikleta në të gjithë Maqedoninë, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së. Nga atje ata pyesin, a është Aleksandër Ushilkovski i cili u arrestua në aksionin, i cili u zhvillua nga DEA, shofer personal i Trajçe Zaev? “A është furgoni me targa greke, në të cilin u gjet droga me vlerë mbi 800 mijë…
Me një postim ne rjetin social Facebook Kryetari i Komunes së Gostivarit reagon për demolimin e një pjese të lojrave në shëtitoren e lumit Vardar. Ja postimi i tij i plotë: Një nga investimet më të justifikuara publike që kemi bërë në qytetin tonë janë shëtitoret buzë lumit Vardar. Kemi krijuar një frymëmarrje për qytetarët të cilët mbushin hapsirat e këtyre rrugëve, por me keqardhje vërejmë se disa prej lojrave për fëmijë janë prishur nga abuzimi i pashpjegueshëm i individëve të papërgegjshëm. Do ju kërkonim me dashamirësi që në vend që të shkatërrojnë pronën publike le të provojnë ta gëzojnë…
SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër një subjekti juridik-lokal në fshatin Zhelinë Tetovë dhe A.A.(30) nga fshati Bogovinë, Tetovë, si person përgjegjës në objekt, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “mosveprim në bazë të rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”, transmeton Almakos. Me 31.12.2020 rreth orës 23.00, gjatë kryerjes së një kontrolli nga ana e zyrtarëve policor nga Reparti i Policisë në Zherovjan, është konstatuar se lokali ka punuar pas kohës së lejuar dhe në të kanë gjetur tre mysafir./Almakos/
Me 10.04.2021 në ora 18.40 në SPB Tetovë, N.D.(39) nga Tetova ka lajmëruar se në afërsi të një kompanie taksie në Tetovë, pas një zënke paraprake, është sulmuar nga Z.N. dhe një person tjetër, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit./Almakos/
Me 10.04.2021 në SPB Shkup është lajmëruar se rreth orës 14.00 në regjionin e Qendrës, Shkup, G.A.(47) nga Shkupi është sulmuar fizikisht nga A.D.(54) nga Shkupi, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./Almakos/
Ministria e Shëndetësisë informon në 24 orët e fundit janë kryer 3.050 teste, ndërsa janë regjistruar 687 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 310, Kumanovë – 55, Manastir – 35, Prilep, Ohër dhe Strumicë – 33, Veles – 31, Kavadari dhe Tetovë nga 23, Gostivar – 19, Shtip dhe Koçan nga 17, Sveti Nikollë – 11, Kërçovë, Resnjë dhe Vinicë nga 7, Negotinë – 6, Gjevgjeli dhe Makedonski Brod nga 4, Strugë – 3, Bogdanci – 2, Kriva Pallanka, Dellçevë, Probishtip, Demir Kapi, Demir Hisar, Kratovë dhe Dojran nga 1. Sot janë regjistruar 1.347 pacientë të shëruar nga…
Parku i qytetit, Çarshia e Vjetër e Shkupit dhe Vodno janë ndër vendet e preferuara të banorëve të Shkupit për shëtitje. Sot, ekipi i Alsat vizitoi këto pika rekreative të kryeqytetit. Më shumë vizitorë takuam në Parkun e qytetit. “Kjo e diel pranverore me temperatura deri në 20 gradë ishte arsye e mjaftueshme që një pjesë e shkupjanëve të vijnë në Parkun e qytetit. Ajo që vërejtëm është se shumica e tyre i respektojnë masat për mbrojtje nga virusi Korona, por disa nga qytetarët sikur kishin harruar se ende jetojmë në pandemi.” Qytetarët që i anketuam ishin autokritikë dhe mendojnë…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka hedhur poshtë si të pavërteta pretendimet e Antonio Milloshoskit të VMRO-DPMNE-së, se gjoja “kryeministri Zaev dhe ministri Spasovski kanë ndarë pasaporta të Maqedonisë për terroristët e ISIS-it”. “Kjo është gënjeshtër brutale e cila ka për qëllim të manipulojë publikun, të pengojë rastin, të pastrohet deri në fund dhe të dëmtojë imazhin e institucioneve të cilët të përkushtuar dhe me sukses përballen me çdo lloj të krimit”, thonë mes të tjerash nga Qeveria, përcjell TV21. Ky reagim i Qeverisë, vjen pasi Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja tha se, kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të…
Partitë politike mbeten në qëndrimet e tyre lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, edhe pse Zaev dhe Mickoski në takimin e fundit janë marrë vesh për ndryshime rrënjësore, duke nisur nga zgjedhjet lokale me lista të hapura dhe zgjedhjen e kreut të komunës në një rreth zgjedhor, që nënkupton uljen e pragut për zgjedhjen e tij. Takimin e fundit grupet e punës e kanë mbajtur më 22 mars, një javë para takimit të liderëve maqedonas. Veç ndryshimeve për zgjedhjet lokale, partitë duhet të merren vesh edhe për modelin për zgjedhjet parlamentare. Nga opozita shqiptare thonë se pranojnë modelin për lista…
Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit në aksionin e policisë dhe DEA-s amerikane, për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuanë. Në mesin e të arrestuarve është edhe Aleksandar Ushilkovski, për të cilin opozita pretendon se është shoferi i Trajçe Zaevit, kushëririt të kryeministrit Zoran Zaev, si dhe shefi i stacionit policor të Prilepit, Kire Spirkoski. Së bashku me të tjerët, kanë vepruar si grup i organizuar kriminal për të shitur 200 kilogramë marijuanë në Greqi. VMRO-DPMNE tashmë dy ditë e përmend përfshirjen e shoferit të Trajçe Zaevit dhe pyet nëse droga është bartur me furgon në pronësi të…
Pas Trajçe Zaevit, i cili theksoi se shoferi dhe furgoni ku është kapur droga nuk janë të firmës së tij, reagim ka ardhur edhe nga LSDM nga ku kanë demantuar akuzat e OBRM-DPUKM-së. “Të humbur në dëshirën për t’u dëmtuar me çdo kusht, lajmet e rreme të OBRM-DPUKM nuk kanë më një kufizim në gënjeshtrat, manipulimet dhe ndërtimet e tyre tendencioze. Në pamundësi për të përballuar faktin se rruga e drejtësisë në vend është e qartë, se institucionet po luftojnë korrupsionin pa kompromis, OBRM-DPUKM plason gënjeshtrat dhe përhap të pavërteta klasike përmes megafonëve të saj partiakë”, thuhet në reagimin e…

