Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër ngacmimeve seksuale, një grup aktivistësh nga lëvizja feministe Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”, kanë vendosur që t’i bien ziles së vetëdijes, duke vizatuar një zile në dorë, ata synojnë ngritjen e vetëdijes për këtë fenomen, nga kjo lëvizje potencuan se kjo sipas tyre është “thirrja e fundit” për zgjim nga gjumi, shkruan Portalb.mk. Nga lëvizja feministe, Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” potencuan se ky projekt është thirrje për ndërgjegjësim, të gratë të mos përdhunohen, të trupi askujt të mos preket pa leje dhe të ndalohen fishkëllimat rrugës. ““Mollëkuqja” ka vendosur që…
Author: Hamdi Kumanova
Këshilli penal pranë Gjykatës themelore penale Shkup, me kërkesë të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ia vazhdoi për edhe 30 ditë masën e paraburgimit Jordan Kamçevit, i dyshuar për rastin “Parcelat në Vodno”. “Këshilli penal pranë Gjykatës themelore penale Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për vazhdimin e masës së paraburgimit për J.K., ka miratuar vendim, me të cilën ende ekzistojnë rrethanat e nenit 165 paragrafi 1 pika 1 nga LPP dhe e pranoi propozimin e prokurorisë, me çka e vazhdoi masën e…
Kryetari i Alternativë, Afrim Gashi, i kë bërë thirje opozitës maqedonase që t’i tërheq amendamentet ndaj ligjit për shtetësi të propozuar nga opozita shqiptare dhe më pas edhe opozita shqiptare do ti tërheq amendamentet nga pakoja e pestë. Gashi shtoi se këtë do të mund ta bënin që sot nëse veprojnë dhe se janë të interesuar që të mundësojnë realizimin e pakos së pestë të masave ekonomike. /SHENJA/
Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se në takimin me Ziadin Selën dhe Afrim Gashin është arritur përparim i theksuar dhe të njëjtin e ka vlerësuar si shumë të suksesshëm. Ai tha se deri në fund të javës pritet të përpilohet teksti i zgjidhjes ligjore, pasi të konsultohen ekspertët juridik. Ai tha se pret që tani të debllokohen edhe ligjet në Kuvend, në veçanti pakoja e pestë ekonomike. Zaev nuk dha detaje nga marrëveshja por tha se janë 13 pika si kushte, njëra prej të cilave do të jetë e mjaftueshme për të marrë shtetësinë. “Nuk dua të flas për detaje,…
Nga 706 të regjistruar në thirrjen publike për grante të bashkëfinancuara për zhvillimin teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike, deri në 540 janë kompani që aplikojnë për herë të parë në një nga thirrjet publike të FIZhT, ndërsa 207 janë stratup kompani, tregon analiza fillestare e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, transmeton Portalb.mk. “Jam krenar që edhe gjatë pandemisë globale kemi marrë numër rekord të aplikacioneve të paraqitura krahasuar me çdo thirrje publike të kryer nga FIZhT deri më tani. Fakti që 540 prej tyre po aplikojnë për herë të parë, ndërsa kompanitë janë të gatshme të investojnë rreth…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,76 %, njofton Telegrafi Maqedoni. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 0,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon, respektivisht mbetet në të njëjtin nivel siç është përcaktuar me vendimin për ndryshimin e vendimit nga data 07.04.2021. Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime: Benzinë për…
Ez-Zuhriu, dijetari i madh në kohën e tabi’inëve, thoshte:“Ramazani është i karakterizuar nga leximi i Kuranit dhe bamirësia”.Këto dy vepra kanë qenë praktikë e pandashme e Profetit, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, në Ramazan. Ibën Abasi thoshte:“I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, ka qenë njeriu më bujar, dhe bujarinë më të madhe e shfaqte në Ramazan, muaj në të cilintakohej me Xhibrilin. Ai takohej me të çdo natë të Ramazanit, duke e studiuar me të Kuranin. Në Ramazan, i Dërguari i Allahut ishte më i shpejtë në bujari sesa era kur…
Fundjavën e kaluar (9/10 prill) në zonën e gjerë të Pollogut, janë kryer dy aksione kontrolluese të shpejtësisë së lëviyjes së automjeteve në jashtë vendbanimeve, në të cilat janë zbuluar dhe sanksionuan ligjërisht gjithsej 312 shoferë. Shumica e shoferëve e kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe magjistralen Gostivar-Kërçovë. Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apelon shoferët që të respektojnë plotësisht shenjat e komunikacionit për shpejtësinë maksimale të lejuar në autostradë dhe magjistrale, si dhe të rregullojnë gjithmonë shpejtësinë në përputhje me kushtet e rrugës. Sepse, në ditët në vijim, janë intensifikuar kontrollet dhe është planifikuar të…
Gjatë fundjavës kishte ulje të numrit të pacientëve të sapo pranuar në të gjitha institucionet spitalore në Shkup dhe përgjatë shtetit në krahasim me fundin e javës së kaluar, informoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai tha se edhe pse ka trend të tillë të uljes, ende janë të kujdesshëm dhe syhapur e ndjekin situatën. “Ka kapacitet të mjaftueshëm të shtretërve të lirë spitalorë, ende zgjat sistemi i rrotacionit, koordinimit në lidhje me pranimet e pacientëve ndërmjet institucioneve, si në Shkup ashtu edhe ne mesin e spitaleve të tjera dhe atyre të Shkupit, kështu që në atë kuptim besoj…
Dje rreth orës 15:15, në rrugën e ,,Ilindenit“ në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë arrestuar banorin e Tetovës 50 vjeçarin I.Z. i cili nuk kishte patur me vete asnjë dokument identifikimi, çështja po sqarohet dhe dokumentohet, kështu që kundër tij do të përgatitet një parashtresë adekuate në përputhje me Ligjin për Letërnjoftime.Tetovasot
Në Kuvend e RMV-së ka nisur takimi midis kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarëve të partive politike shqiptare të opozitës, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Zijadin Sela dhe Afrim Gashi, raporton gazeta LAJM. Takimi është thirrur për të diskutuar rreth Ligjit për shtetësi. Opozita shqiptare ka bllokuar punen e Kuvendit permes mijera amendamenteve dhe kushtezon zhbllokimin me miratimin e Ligjit për shtetësi, për të zgjidhur problemin e mijëra qytetarëve që padrejtësisht nuk e posedojne kete dokument. Gazeta LAJM sjell PAMJET nga fillimi i takimit ndersa do te transmetojë LIVE edhe konferencen per media pas takimit per të mësuar nëse është arritur…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se gjatë ditës së djeshme në kufirin në Bllacë, gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut është arrestuar një 38-vjeçar nga Shkupi. Gjatë kontrollit policor, personi ka poseduar marihuanë dhe shiringë me vaj kanabisi. “Më 11.04.2021, në ora 17:30 në kalimin kufitar Bllacë gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut është privuar nga liria F.R.(38) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit te ai është gjetur marihuanë, amfetaminë, dhe shiringë me vaj kanabisi. Personi është dorëzuar në Stacionin Policore në Gazi Babë për procedurë të mëtutjeshme”, njoftojnë nga MPB-ja. Rasti është duke u hetuar dhe pas dokumentimit…

