Aleanca për Shqiptarët njoftuan se shumë nxënës dhe prindër gjatë këtyre ditëve kanë denoncuar se nga ata janë kërkuar para për dëftesat. “Duke ditur se ligji në fuqi dhe njoftimi i fundit i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) thonë se dokumentacioni i fundvitit sigurohet nga Byroja për Arsim, atëherë ne si Aleancë publikisht pyesim: Kush po i plaçkit nxënësit tetovarë dhe prindërit e tyre? Prej cilës qendër vijnë urdhrat që atyre përsëri t’u merren para? Ne e kemi të qartë se viktima të këtyre skemave janë edhe mësuesit, arsimtarët dhe profesorët tetovarë të cilët dikush i vë në situata…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev përsëriti se partia e tij është favorite në zgjedhjet lokale, sepse qytetarët dhe opinioni, siç deklaroi ai në Fejsbuk, e dinë se progresi dhe zhvillimi është i mundur vetëm me LSDM. “Së bashku me qytetarët krijojmë masa dhe politika që garantojnë zhvillim dhe përparim dhe cilësi më të mirë të jetës për të gjithë. Gjithçka që ata do të kërkojnë do të shënohet dhe analizohet, ndërsa projektet që janë reale dhe të realizueshme do të jenë pjesë e programit parazgjedhor, dhe më tej nga Programi për punën e komunës. Kemi treguar që për…
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Alternativa në Kumanovë, Lindrit Memeti ka reaguar ndaj një postimi të drejtorit të BDI-së, Amir Shabani, në lidhje me Kampionatin Evropian në futboll. Memeti e pyet drejtorin e BDI-së se si shkruhet në gjuhën shqipe Shampionati apo Kampionati Evropian?
Gjatë ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut u regjistruan vetëm 21 raste të reja nga 4.370 testime, një i vdekur dhe shtatë pacientë të shëruar. Në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në vend gjithsej mjekohen 101 pacientë me coronavirus dhe ka rreth 630 shtretër të lirë. Për shkak të numri të ulët të pacientëve me coronavirus, spitalet mbyllën një pjesë të kapaciteteve që kishin të bëjnë për covid pacientë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vaksinimi zhvillohet pa pengesa. Sipas të dhënave të MSH-së, nga 21 rastet e reja të djeshme gjashtë janë nga Kërçova, nga 4 në…
Konfirmim për vaksinimin e përfunduar ose PCR test negativ ose konfirmim që personi e ka kaluar Kovid-19, së bashku me formularin e plotësuar PLF janë ende të detyrueshme për hyrje në Greqi, sipas vendimit të ri ministror të Qeverisë greke në të cilin rregullat aktuale janë zgjatur edhe për një javë, pra deri më 21 qershor të vitit 2021, transmeton MIA. Në vendimin e ri, i cili tashmë është publikuar në Gazetën zyrtare të Greqisë, dhe hyn në fuqi nesër në orën 6 të mëngjesit, nuk ka ndryshime krahasuar me atë të mëparshmin, dhe Maqedonia e Veriut mbetet një nga…
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi. Nga kjo ministri thonë se mbrëmë janë regjistruar 43 shkelje të orës policore, ndërsa janë dhënë edhe 117 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski theksoi se Maqedonia është më larg nga BE jo vetëm nga bllokimi bullgar por edhe për shkak se, siç thotë ai, kjo qeveri kriminale nuk ka përfunduar asnjë detyrë të brendshme. “4 vite vjedhje të jetesës. 4 vite politizim të fuqishëm në gjyqësi dhe drejtësi. Maqedonia duhej të fillojë menjëherë bisedimet me BE-në. Këto persona që janë me ne, por edhe ata që nuk janë me ne, populli maqedonas, kombi dhe shteti meritojnë menjëherë pa kushtëzime, pa ankese shtesë, dokumente strategjike ose quani si të doni, menjëherë të hënë ose të martën e ardhshme të…
Kryeministri Zoran Zaev për gazetën serbe “Kurir” foli për jetën e tij. Ai tha se ka shitur pemë dhe perime, përkatësisht shalqinj, domate dhe speca në tregun e Gornji Millanovac dhe se milionat e parë janë pikërisht nga Serbia. “Përfitimi i parë i madh prej 2.4 milionë markave është nga specat e kuqe që i thanim në Strumicë dhe ia dhamë Horgos për prodhim të specit të kuq të thatë. Në Suboticë në vitin 2001 bisedonim për çmimin, cilësinë dhe standardet dhe u dakorduam. Përfitimi ishte 2.4 milionë marka dhe me ato para blemë tullanë”, tha Zaev. Ai shtoi se…
Pas denoncimit të marrë në SPB Shkup, nëpunësit policorë nga Stacioni policor Karposh mëngjesin e sotëm në ora 01:28 kanë realizuar kontroll në një banesë në bul.”8 Shtatori”, në të cilin banon P.P.(25). Gjatë kontrollit, krahas P.P., janë zënë edhe shtatë persona në aheng shtëpiak, të moshës nga 25 dhe 26 vjeç dhe është konstatuar se nuk respektohen masat për mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së Kovid-19, njofton Portalb. Nga MPB-ja sot informuan se personat janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim adekuat sipas nenit 206 nga Kodi penal…
Hamdi Nuhiju Metodologjia e punës së një gazetari lidhet direkt me krijimin e opinionit publik si dhe perceptimit të njerëzve në lidhje me jetën dhe gjithçka që ndodh në këtë botë. Nëse të gjithë njerëzit mendojnë se në këtë moment është ditë, ti si gazetar bënë të pamundurën për t`ia hedhur poshtë këtë mendim, ose për t`ia ndryshuar perceptimin një pjese prej tyre. Kjo gjë duhet të krijoje rezultate të tilla që një pjesë e opinionit në mesditë të jetë i hutuar dhe të thotë në veti: ore përnjëmend nuk qenka ditë. Ky është një version i definicionit të krijimit…
MPB gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit. “Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 235 masa prej të cilave 73 janë për tejkalim shpejtësie, 17 për vozitje pa leje, 56 për motoçiklistët”, thonë nga SPB Shkup. Ata shtojnë se po ashtu janë shqiptuar gjashtë dënime për mosregjistrim të automjeteve, 17 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, katër për kalim në të kuqe dhe 51 për parkim jo të rregullt. Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë…
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH)- dega Studeniçan ka mbajtur kuvendin e degës ku janë zgjedhur kryetari i degës dhe anëtarësia e kryesisë së degës. Siç njofton Shërbimi për informim nga kjo parti, për kryetar të degës së Karshiakës është zgjedhur Nimetulla Demiri, ndërsa në këtë kuvend komisioni vendosi që Azem Sadiku të rikandidojë për Komunën e Studeniçanit për zgjedhjet lokale që pritet që mbahen në tetor të këtij viti. Ndërkaq, ngjarjen e ndoqi edhe kryetari i partisë Menduh Thaçi duke iu drejtuar simpatizantëve me një fjalim rasti. “Unë do të jem në përkrahje të vazhdueshme të Azem Sadikut që jeta e…

