Author: Hamdi Kumanova

Kur kanë ngelur diku më shumë se 3 muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vend, partitë politike kanë nisur të zyrtarizojnë disa nga kandidatët në disa komuna të cilët do të kërkojnë besimin e qytetarëve, shkruan TVM2. Partia Demokratike Shqiptare pas zyrarizimit të Sadi Bexhetit si kandidat për Tetovën, të shtunën kjo parti vendosi të rikandidoj Azem Sadiku për Komunën e Studeniçanit. “Do ta vazhdoj luftën dhe betejën politike bashkë me PDSH për të larguar prej politikës manipulant të ndryshëm që janë në pushtet. Komuna juaj ka ndryshuar në kohën e qeverisjes së PDSH-së por pa diskutuim në…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se pas tre viteve do të tërhiqet nga politika. Në një intrevistë për Kuririn serb, Zaev ka thënë se një kryeministër në funksion duhet të qëndroj të paktën dy mandate. Në të kundërtën sipas tij ekziston rreziku kryeministri të bëhet autokrat. “Çdokënd ajo është rrezik, posaçërisht në Ballkanin. Është e shëndetshme të vijnë njerëz të rinj. Tani jam në mandatin e dytë, i cili duhet të përfundojë në vitin 2024 dhe besoj se atëherë edhe do ta përfundojë. Do të kthehem në kompaninë tonë, përsëri do të punojë në mënyrë komerciale. Politika është si…

Lexo më Shumë

Fatime Fetai, ish-prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, dhe tani pjesë e Prokurorisë së Lartë, arriti këtë mëngjes në Bukuresht, ku sonte ekipi kombëtar i futbollit të Maqedonisë së Veriuy do të ketë paraqitjen debutuese në Kampionatin Evropian kundër Austrisë. “Unë gjithmonë e kam dashur futbollin. Kam planifikuar të bëj një ditë pushim nga puna paraprakisht në mënyrë që të mund të shikoj ndeshjet kundër Austrisë dhe Ukrainës në Bukuresht”, Fetai i tha Sloboden Pecat.

Lexo më Shumë

Rishikimi i projektit kundërthënës “Shkupi 2014” ka mbetur në harresë. Edhe pse qeveria premtoi largimin e përmendoreve joligjore nga sheshi i Shkupit, një gjë e tillë nuk ndodhi. Këshilltari i kryeministrit Zaev për urbanizëm dhe ndërtimtari Mirosllav Gërçev, i cili është kryekoordinator i grupit të punës për rishikimin e projektit thotë se institucionet kompetente nuk kanë vullnet politik që të veprojnë mbi elaboratet e tyre. “Komisioni që punonte në Ministrinë e Kulturës nuk është aktive prej një viti e gjysmë. Elaboratet që i kemi bërë me dokumentacion preciz të jashtëligjshmërisë dhe dëmeve që janë bërë me përmendoret e kemi lënë…

Lexo më Shumë

Jeta e qytetarëve po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë. Enti Shtetëror i Statistikave në pesë muajt e parë të këtij viti ka regjistruar rritje të vazhdueshme të kostos së jetesës dhe çmimeve të produkteve. Rritja më e madhe ishte në maj, kur kostoja e jetesës është rritur për tre përqind, ndërsa çmimet e produkteve për 3.9 përqind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Perimet, pemët, vajrat, shërbimet mjekësore dhe lëndët djegëse të lëngshme të përdorura nga amvisëritë kanë shënuar rritje më të madhe. Qytetarët thonë se fitimet mujore nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të sotme të Ministrisë së Shëndetësisë, Berova, Kavadari, Probishtipi, Bogdanci, Resnja, Demir Kapia, Pehçeva dhe Dojrani janë komunat ku nuk ka asnjë rast të vetëm me COVID-19. Shkupi mbetet qyteti me më së shumti raste (189), më pas vjen Kumanova (52), Prilepi (33) dhe Tetova (18). Me nga një deri dy të infektuar kanë Shtipi, Sveti Nikole, Kriva Pallanka, Dibra, Vallandova, Krusheva dhe Makedonski Brodi. Ndryshe, sot për herë të parë më shumë se nëntë muajve, nuk u regjistrua asnjë viktimë me coronavirus./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Qeveria dhe opozita shqiptare mbeten në qëndrimin për t’i dhënë edhe një shans partive parlamentare që ta shqyrtojnë me qasje konstruktive pr/ligjin për shtetësi, përpara se të kalojnë në planin “B”. Sipas Aleancës për Shqiptarët nëse as javën e ardhshme nuk zhbllokohet procesi, pr/ligji do të tërhiqet nga procedura parlamentare. Koalicioni opozitar shqiptar dhe ekzekutivi kanë ujdi që tekstin e ligjit ta nisin me flamurin e BE-së, procedura për miratimin e të cilit është e reduktuar në çdo fazë parlamentare. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa “Pritjet tona janë që gjatë javës në vijim të mblidhet Komisioni…

Lexo më Shumë

Në tre vitet e fundit në vendin tonë 41 fëmijë janë dhunuar seksualisht. Gjatë vitit 2018, 2019 dhe 2020 Ministria e Punëve të Brendshme ka regjistruar 290 vepra penale kundër lirisë gjinore dhe mortalitetit gjinorë ku 197 prej viktimave janë minoren, kryesisht të gjinisë femërore. Të dhënat e dikasterit të Brendshëm tregojnë rritje të këtyre veprave penale në vitin 2020, krahasuar më vitin 2018 dhe 2019, përkatësisht  91/87 /112. Veprat penale  seksuale ndaj fëmijëve                                                               2018                                 /2019/                                 2020         Gjithsej Përdhunim                                          16                                         12                                       13             41 raste Marrëdhënie seksuale                       –                                           –                                           3                3  raste mbi person të pafuqishëm Sulm gjinor…

Lexo më Shumë

Rishikimi i buxhetit shtetëror i solli 3 milion euro shtesë Agjencisë për Siguri Kombëtare. Policia sekrete, tani ka para për të blerë godinë të re për t’u ndarë fizikisht nga Ministria e Brendshme. Pyetëm në Qeveri se kur mund të pritet që ASK-ja të fillojë dhe të përfundojë zhvendosjen në zyra të reja? Nuk na dhanë përgjigje konkrete. Nga ekzekutivi vetëm thanë se zhvendosja është shtyrë për arsye objektive. Qeveria “Procedura për zhvendosjen e Agjencisë për Siguri Kombëtare në hapësirat e reja zgjat më shumë se koha e planifikuar, duke pasur parasysh nevojën për ridestinim të një pjese të…

Lexo më Shumë

Të dhënat e qendrave matëse në shumë qytete të Maqedonisë së Veriut tregojnë se qytetarët thithin ajër të ndotur. Në ueb faqen mojvozduh.eu që paraqet të dhënat për kualitetin e ajrit në Evropë, qyteti i Koçanit ishte i vetmi qytet në Evropë që ishte kategorizuar me ngjyrë vjollcë, që përbën shkallë të lartë të rrezikut sa i takon cilësisë së ajrit. Ndërsa ajri në qytetin e Shkupit ishte definuar me rrezik për grupet e ndjeshme përkatësisht për të sëmurët kronikë, gratë shtatëzëna dhe fëmijët, e të tjerë. Valentin Tasevki, aktivist për mbrojtjen e ambientit jetësor si shumë problematike e sheh…

Lexo më Shumë

Dënimet duhet të jenë më rigoroze. Përdorimi i karburanteve fosile është diçka që shteti duhet ta ndryshojë dhe sanksionojë nëse karburantet nuk janë të një cilësie të mirë. Kështu u shpreh drejtoresha e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Ana Petrovska. Në intervistën e saj për Radio Evropa e Lirë, e pyetur për njoftimin se vajrat e rrezikshëm ndotës janë përdorur për spitalet në vend, ajo tha se Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit nuk ka autoritet të kontrollojë cilësinë e karburantit, dhe se ata kontrollojnë emetimet nga instalimet. “Sipas ligjit, këto lëndë djegëse nuk duhet të digjen në vendin tonë, sepse ato devijojnë…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se ditën e sotme nuk është shënuar asnjë vdekje për shkak të virusit covid-19. raporton TV21. “Sot, për herë të parë që nga 2 shtatori 2020, nuk kemi regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19. Virusi është larg nga mposhtja, por kjo fitore e vogël na jep shpresë se jemi më afër përfundimit të agonisë. Sidoqoftë, ne duhet të vazhdojmë t’u përmbahemi masave dhe mënyra e vetme për të zvogëluar numrin e viktimave është të vaksinohemi në masë”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lexo më Shumë