Author: Hamdi Kumanova

Sot në territorin e vendit tonë janë regjistruar 33 viktima nga Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që nga fillimi i pandemisë së Maqedoninë e Veriut në 4.322. Viktima më e re nga Covid-19 në 24 orët e fundit është një person 25-vjeçar nga Gjevgjelia. Shkup-11, Manastir-3, Tetovë-3, Kumanovë-2, Prilep-2, Ohër-2, Gjevgjeli-2, Koçan-1, Shtip-1, Kvadarc-1, Strugë-1, Radovish-1, Dellçevë-1, Negotinë-1 dhe Berovë-1.

Lexo më Shumë

Eurodeputeti Andreas Shider propozon të ftojë historianë të shquar të huaj në komisionin e përbashkët për të dalë nga qorrsokaku në të cilin ndodhet Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria për çështje historike, njofton AIM. “Unë kam një sugjerim për komisionin e përbashkët nëse puna e tij mbetet e bllokuar siç është tani, mbase duhet të ftojmë dy ose tre historianë të shquar të BE-së që nuk janë të përfshirë në rajon për të ndihmuar në vendosjen e çështjes në një kornizë shkencore”, deklaroi Shider në brifingun me gazetarët, kushtuar Maqedonisë së Veriut. Për Shider, bllokada për fillimin e negociatave me…

Lexo më Shumë

Sa kushton pallati luksoz, që familja Rashkovski ka në plan ta ndërtojë në lagjen Pobozhje, rrëzë Karadakut të Shkupit. Pasi dje njoftuam se fëmijët e mitur të ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë paraqiten si investitorë, në një vilë super të rehatshme prej 800 metra katrorë edhe sot parashtruam pyetje për Rashkovskin. Sa para duhet të ndajë familja Rashkovski, nga buxheti familjar, që ta ndërtojë atë projekt grandioz. As sot nuk morëm përgjigje. Pyetje për Dragi Rashkovskin: “Z. Rashkovski, në emër të përgjegjësisë dhe interesit publik, sa do të kushtonte objekti që planifikoni ta ndërtoni në Pobozhjë?” Sipas projektit, në të…

Lexo më Shumë

Amendamentet e tërhequra nga VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë zhbllokuar punën e legjislacionit. Komisioni për Financa dhe Buxhet arriti të përfundojë debatin e amendamenteve për një orë për katër ligjet nga pakoja e pestë e masave që i pret komuniteti i biznesit. Përmes amendamenteve u intervenua që të zgjaten afatet e aplikimit për kompanitë dhe pronarët individual deri më 30 prill. VMRO DPMNE-ja dorëzoi 17 amendamente duke kërkuar që ndihma të vlejë për dy muaj shtesë. Kërkojmë që në vend të muajve shkurt dhe mars, fondet të ndahen edhe për muajt prill dhe maj, kërkesa…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski, sot vizitoi pikën vaksinuese në Gostivar, ku pa nga afër protokollet sipas të cilave zhvillohet vaksinimi në këtë rajon. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Jamin Sinani, e informoi presidentin për gjendjen momentale dhe grupmoshat e targetuara për vaksinim. Ndërsa Pendarovski u shpreh i kënaqur nga profesionalizmi i personelit shëndetësor, ndërsa i ftoi qytetarët që të aplikojnë për t’u vaksinuar. “Procesi i vaksinimit zhvillohet pa ndërprerë, sipas kalendarit për imunizim. Ata që sot u vaksinuan apeluan tek të gjithë qytetarët të vaksinohen, pasi me këtë shpëtohet jetë”, tha Pendarovski. Ai shtoi se është përgjegjësi personale e çdo qytetari…

Lexo më Shumë

Qytetarët në kushte pandemie kanë problem me realizimin e së drejtës për kompensim për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër. Për problemin është informuar edhe Qeveria, në mënyrë që Ministritë kompetente të Punës dhe Politikës Sociale dhe Shëndetësisë të gjejnë një mënyrë për të marrë dhe shqyrtuar kërkesat e qytetarëve, informoi sot në një konferencë për shtyp Dragi Celevski, këshilltar shtetëror nga Zyra e Avokatit të Popullit. Problemi, theksoi Celevski, u zbulua në fund të marsit, pas disa ankesave dhe paraqitjeve të qytetarëve se për shkak të pamundësisë për të siguruar një mendim këshillues nga tre mjekë specialistë, kërkesat…

Lexo më Shumë

Vidhen tre dyqane në qendër të Tetovës, dy butiqe për veshje si dhe një dyqan me çanta, sipas informatave të Televizionit Koha nga kjo vjedhje llogariten  vetëm dëm i madh material. Vjedhja ka ndodhur në orën policore, kur edhe nuk lejohet lëvizja e qyetatrëve por hajni ka gjetur kohën e përshtatshme  kur të gjithë flejnë dhe smunden të dalin nga shtepitë,  ai ka bërë lirshëm vjedhjen në tre dyqne pa mos u vërejtuar nga askush as edhe nga ekipet e policisë. Ekipi i policisë doli në vendngjarje, vëzhguan terenin  dhe po punojnë për zbardhjen e rastit informon Televizioni Koha. Qendra…

Lexo më Shumë

Kompanitë dhe ushtruesit e veprimtarisë për ndihmë për paga për shkurt dhe mars nga pakoja e pestë e masave do të mund të aplikojnë deri më 30 prill të këtij viti. Prolongimi është bërë përmes një amendamenti të miratuar sot të Komisionit për Komisionin për Financim dhe Buxhet, ku po shqyrtohen zgjidhjet ligjore nga pakoja e pestë e masave anti-krizë. Për shkak të vonesës në miratimin e masave, është pranuar unanimisht amandamenti i Ligjit për Mbështetje Financiare për ushtruesit e pavarur të veprimtarisë për muajt shkurt dhe mars, me procedurë të shkurtuar, si dhe në Ligjin për Mbështetje Financiare të…

Lexo më Shumë

Opinioni në Maqedoninë e Veriut për çdo ditë është dëshmitar i vazhdimit pa fund të paaftësisë së Qeverisë për të siguruar vaksina për qytetarët. Rritja enorme e infektimeve të reja dhe rekordet e vazhdueshme të numrit të vdekjeve për të satën herë po dëshmojnë se kjo qeveri për çdo ditë të jetës së saj po shkakton pasoja fatale për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Dhe, e gjendur në këtë situatë, kjo qeveri po tenton ta mbulojë paaftësinë duke sjellë vaksina, kryesisht ruse, nga Serbia fqinje. Për të qenë edhe më tragjike, kjo paaftësi po paguhet me privilegje ndaj qytetarëve serbë,…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian është thellësisht i shqetësuar nga skandali me “pasaportat e bosëve” thonë eurodeputetët Ilhan Kyçyk dhe Andrea Shider. Sipas tyre, skandali do të evidentohet në raportet e ardhshme të institucioneve të BE-së, por nuk do t’i shkaktojë vendit sanksione të tipit të kthimit të regjimit të vizave me zonën Shengen. Ne jemi aleatë, miq dhe nuk do ta sanksionojmë Maqedoninë e Veriut, sepse mirëkuptimi evropian është se problemet duhet t’i zgjidhim bashkërisht, duke folur e duke i dhënë njëri-tjetrit këshilla nga përvoja. Nevojiten reforma më të thella. Nuk do ta sanksionojmë Maqedoninë e Veriut, nuk jemi diktaturë, jemi Union…

Lexo më Shumë

Qeveria planifikon përmes fushatave ta ngritë vetëdijen e qytetarëve për nevojën për imunizim, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili informoi se deri më tani në ueb-faqen për vaksinim janë paraqitur rreth 140.000 persona. Ministri pret pasqyra për shtetin tonë se ka numër të vogël të të vaksinuarve dhe pak të interesuar për vaksinim, të fillojë të ndryshojë me ardhjen e dërgesave të reja të vaksinave. “Planifikojmë të fillojmë me fushata. Disa prej tyre janë gati, të tjerat po përgatiten . Sërish e shfrytëzoj këtë mundësi t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të paraqiten në ueb-faqen ’vaksinacija.mk’. Për disa…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska së bashku me Kryetarin e Komunës së Likovës, Erkan Arifi sot nënshkruan Marrëveshje për grant, me të cilën ndahen fonde financiare për ndërtimin e një kopshti të ri në Mateç, transmeton Portalb.mk. “Kopshti i ri do të jetë me kapacitet për përkujdesje të 102 fëmijëve, të moshës 0 deri 6 vjeç, për ndërtimin dhe pajisjen e së cilës Ministria për Punë dhe Politikë Sociale ka ndarë 50 milion denarë. Si Ministri, jemi të përkushtuar ndaj agjendës sonë, e cila është gjithashtu pjesë e programit qeveritar, ndërtimi i kapaciteteve të reja dhe zgjerimi…

Lexo më Shumë