Author: Hamdi Kumanova

Për këto dy javë sa zgjat vaksinimi në Qendrën Shëndetësore në Tetovë, janë vaksinuar 576 banorë nga gjashtë komuna në rajonin e Tetovës në kategorinë e qytetarëve mbi moshën 77 vjeç. Kryesisht ishin caktuar 80 termine në ditë, ndërsa mesatarisht rreth 60 deri në 70 persona e shfrytëzuan rastin për t’u vaksinuar. “Që nga 2 prilli kur filloi vaksinimi në pikën e vaksinimit në Qendrën Shëndetësore në Tetovë deri më sot në orën 12, vaksinën e kanë marrë 576 persona në kategorinë mbi moshën 77 vjeç. Pas marrjes së vaksinave, nuk kishte asnjë problem tek personat”, informoi Drita Ziberi nga…

Lexo më Shumë

Në Kuvend ka përfunduar takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderëve të opozitës shqiptare, Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe Afrim Gashi nga Alternativa. Pas kësaj, kryeministri Zaev njoftoi se është arritur marrëveshje për Ligjin për shtetësi, megjithatë nuk kumtohen detajet. “Nuk do të hyja në detaje. Qëllimi është të vendoset në letër. Do të thotë në pyetje ditë, që të vendoset në letër”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, ku u dakorduan për organizimin e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive në një kohë të përshtatshme, duke e pasur parasysh edhe situatën epidemiologjike në vendet respektive, me ç’rast do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh përfshirë edhe marrëveshjen për studim të fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë. Gjatë takimit, kryeministri Kurti konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Samitin e Prespës që planifikohet të mbahet në korrik të këtij viti. Në takim gjithashtu u diskutua për situatën me pandeminë Covid-19 në të dy vendet,…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit sot humbi një hero, shok dhe koleg. Herët përfundoi jeta e zjarrfikësit të Shkupit Nuredin Mustafa i cili pa rezervë dhe duke sakrifikuar jetën e tij gjithmonë ka luftuar për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve. I respektuari Nuredin ishte edhe pjesë e ekipit zjarrfikës që Qyteti i Shkupit dërgoi në Durrës, Shqipëri menjëherë pas tërmetit katastrofal. U prehtë në paqe! Ngushëllime të thella dhe të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij!

Lexo më Shumë

Agjencitë turistike kanë ulje të përfitimit prej 80 deri në 100 për qind, interesimi për udhëtim është në minimum, ndërsa realizimi i aranzhmaneve të bëra është i pasigurt për shkak të ndryshimit të përditshëm të vendimeve në shtete për shkak të pandemisë. I kanë dorëzuar tri kërkesa në Qeveri dhe paralajmërojnë se të martën do t’i bashkohen protestës së hotelierëve. “Interesimi për të udhëtuar është në minimum, thuajse nuk ekziston. Ulja e fitimit tek të gjitha agjencitë turistike është mbi 80 për qind, ndërsa tek pjesa e madhe edhe 100 për qind. Viti 2021 ishte vit në të cilin të…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se, institucionet shëndetësore kanë në dispozicion rreth 14 mijë vaksina anti-Covid. “Rreth 10 mijë nga vaksinat AstraZeneca, rreth 3 mijë apo më pak nga vaksinat Sputnik dhe 1 mijë nga vaksinat kineze”, tha Filipçe. Nuk mendon se do të krijohet hapësirë në procesin e vaksinimit, pasi vlerëson se ai do të plotësohet me vaksinat Pfizer të cilat i paralajmëroi se do të arrijnë ditën e hënë. “Gjithsej janë vaksinuar rreth 35 mijë qytetarë deri dje. Të hënë presim të arrijnë vaksinat e Pfizer, ajo u vërtetua gjatë ditës së djeshme dhe gjatë mëngjesit.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, konstatoi se Kuvendi është barrikaduar dhe siç tha, i kushtëzuar në vendimet, ka ndërprerë seancën dhe kërkoi karantinë për Kuvendin. “Të nderuar qytetarë, Kuvendi dukshëm i barrikaduar në vendimet është i kushtëzuar për mënyrën e punës, ndërsa dukshëm nëse shkojnë kështu numrat me infektimin, nesër kemi kryesi të Kuvendit, me siguri do të jetë temë njëra nga pikat dhe çështjet për karantinë për Kuvendin, duhet të shpallim karantinë për Kuvendin, ndërsa ka të infektuar, këtu e ndërpres punën, për vazhdim të seancës do të informohen në mënyrë shtesë tha Xhaferi dhe e mbylli seancën. Paraprakisht…

Lexo më Shumë

Zjarrfikësi i njohur nga Shkupi Nuredin Mustafa, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e infektimit me KOVID-19. Ai ka qenë pjesë e Njësisë për mbrojtje kundër zjarrit në Qytetin e Shkupit. Vlen të theksohet se Mustafa ka marrë pjesë në shumë aksione për të shpëtuar jetë nga zjarri dhe ka qenë i njohur në mesin e qytetarëve. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Burime të Alsat brenda LSDM-së bëjnë të ditur se për momentin po zhvillohet takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderëve të opozitës shqiptare Ziadin Sela dhe Afrim Gashi. Në takim siç bëjnë të ditur burimet marrin pjesë edhe ekspert juridik. Jo zyrtarisht takimi po zhvillohet në Kuvend.

Lexo më Shumë

Dje nga ora 12:00 deri në 18:00, në zonën e SPB Tetovë, është kryer aksion kontrollues ndaj motoçikletave dhe biçikletave informon Tetovasot . Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe sanksionuar 26 motoçiklistë (TE-13 dhe GV-13), prej tyre pa patentë shofer kanë drejtuar 9 (TE-5 dhe GV-4), të cilët menjëherë janë përjashtuar nga trafiku dhe për të gjithë shkelësitjanë përgaditë parashtresa adekuate. Gjithashtu gjatë aksionit janë zbuluar edhe 55 lloje të tjera të shkeljeve (TE-34 dhe GV – 21).

Lexo më Shumë

Oferta akademike e Universitetit të Tetovës për vitin 2021/2022 (më,14 prill 2021), u prezantua para maturantëve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë. Me këtë rast maturantët përmes platformës online patën mundësi që të njihen në detaje me programet studimore, mundësitë dhe kushtet e studimit si dhe ofertën në tërësi të Fakultetit të Administrimit të Biznesit. Dekani i këtij fakulteti, Prof. Dr. Llokman Hebibi, në fjalën e tij para maturantëve tha se fakulteti që ai e drejton ofron programe studimore të ciklit të parë. Sipas tij, programet studimore janë të dizajnuara për t’u pajisur me njohuri dhe aftësi personale që maturantëve…

Lexo më Shumë

“Dje (15-prill) në ora 15.00, një 18-vjeçare nga një fshat i Tetovës në SPB Tetovë ka raportuar se një person nga Kamnjani i Tetovës me të cilin më herët kishte qenë në lidhje dashurie, në disa raste kishte kërkuar dhe marrë të holla nga ajo, duke e kërcënuar se në të kundërtën ai në rrjetet sociale do të publikonte foto dhe video të saj me përmbajtje komprometuese. Sipas denoncimit, pasi që ajo nuk i kishte dhënë më shumë para, i njëjti në gjysmën e parë të muajit të kaluar, kishte postuar disa nga materialet në rrjetet sociale. Nga Sektori për…

Lexo më Shumë