Author: Hamdi Kumanova

Në mbledhjen e rregullt me drejtorët e kovid-qendrave në Shkup e shqyrtuam gjendjen me kapacitetet në spitale. Edhe përkundër që në ditët e fundit kemi ulje të numrit të pacientëve të pranuar, situata edhe më tej vazhdon të jetë serioze dhe presioni ndaj kovid-qendrave është i madh, kështu ka shkruar në profilin e tij zyrtar në facebook ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Për momentin nënvizon Filipçe ka numër të mjaftueshëm të vendeve të lira për kujdesin e të gjithë pacientëve që kanë nevojë të shtrihen në spital. “Presim që në periudhën e ardhshme numri i të hospitalizuarve të filloj të…

Lexo më Shumë

Diaspora e Bashkuar kërçovare nëpërmjet një kumtese dërguar partive politike shqiptare kërkojnë që në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë në Komunën e Kërçovës të kandidojnë vetëm me një kandidat. “Diaspora e Bashkuar Kërçovare u drejtohet me ftesë partive politike shqiptare : Merreni vesh për të hyrë në zgjedhjet lokale me një kandidat të vetëm për postin e Kryetarit të Kërçovës Diaspora e Bashkuar Kërçovare ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në Vendlindjen tonë Kërçovën. Si çdoherë e jovetëm kur situatat janë të ngutshme, Diaspora jep kontributin e saj më të madh…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike e Shkupit deri te Gjykata Penale në Shkup ka parashtruar Propozim për shqiptim të gjobës kundër gjashtë personave për veprën penale – Mosveprim ndaj protokolleve shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 të Kodit Penal. “Të akuzuarit e kanë kryer veprën më 13 janar, kur në kundërshtim me masat dhe protokollet e miratuara për parandalim të shpërndarjes së koronavirusit, janë mbledhur në banesë në rrugën “Ivan Kazarov” që të festojnë Vasilicën. Edhe pse me masat dhe protokollet gjatë periudhës prej 18.12.2020 deri më 21.01.2021 është ndaluar çdo tubim festiv masiv në të hapur dhe mbyllur, si dhe tubime familjare…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë ka kumtuar gjendjen me Covid-19 në spitalet e Maqedonisë së Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit, në qendra kovid janë duke u mjekuar 1708 pacientë pozitivë me Covid-19. Në Manastir janë duke u hospitalizuar 152 pacientë, në Shtip janë 91 pacientë, në Tetovë ka 37 pacientë, në Veles mjekohen 88 të infektuar, në Kumanovë ka 105 pacientë, në qendrën kovid në Gostivar mjekohen 46 pacientë, në Strugë 22 pacientë. Në Strumicë ka 95 pacientë të shtrirë në spitale, në Koçan 29, në Kërçovë 30, në Kavadar 57, kurse në Gjevgjeli ka 26 pacientë. “Ka rreth 338 shtretër…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, thotë se nuk ka biseduar me homologun e tij slloven Borut Pahor lidhur me ndryshimet e kufijve në Ballkan, një temë e cila u shpëqrfaq pas publikimkit të mediave sëerbe të një nonpejperi të cilin siç thuhet kryeministri slloven Janez Jansha e ka dërguar në Bruksel. Në asnjë nga takimet e Pendarovskit me homologun e tij slloven Pahor që u realizuan në periudhën e kaluar nuk është biseduar mbi temën e ndryshimit të kufijve në Ballkan, është përgjigja të cilën kabineti i presidentit Pendarovski i’a ka dhënë radios Evropa e Lirë. Sot e…

Lexo më Shumë

Shkruan: Hamzi Ibraimi Para disa ditësh, ushtarë dhe gjeneralë turq në pension në Republikën e Turqisë, dolën me një deklaratë të përbashkët duke mbrojtur marrëveshjen MONTREUX. Në këtë deklaratë të përbashkët, ata dolën kundër prishjes së marrëveshjes ndërkombëtare “Montreux” në lidhje me lundrimin në ngushticat turke, të nënshkruar më 1936. Njëkohësisht, kjo bën të kuptohet se në njëfarë mënyre, direkt apo indirekt, ata kundërshtojnë projektin e “Kanalit të Stambollit” dhe përpjekjet e presidentit Rexhep Tajip Erdogan për të hartuar një kushtetutë të re në vend. Kjo gjendje të bën të mendosh nëse po përsëritet apo jo historia në Republikën e…

Lexo më Shumë

Prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit është deklaruar në lidhje me arrestimet për rastin e softuerit i cili ishte blerë nga ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski por nuk ishte shfrytëzuar në asnjë institucion shtetëror. Thonë, se kanë filluar procedurë hetuese kundër 4 personave për të cilët ekziston dyshim se kanë kryer veprën penale – Keqpërdorim të autorizimit dhe pozitës zyrtare. Siç njoftojnë nga Prokuroria, gjatë muajit janar 2019 – korrik 2020, i dyshuari i parë si person zyrtar, i ndihmuar nga të dyshuarit tjerë, me pretendim kanë kryer vepra të ndërlidhura, që paraqesin…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LSDM-së dhe Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zekiri në emisionin “24 analiza” deklaroi se ish-kryeministri Nikolla Gruevski mund të ktkehet në Maqedoni vetëm nëse vuan burgimin. “Gruevski nuk mund të kthehet në shtet me garancione dhe të jetë i i lirë, ai mund të thkehet vetëm nëse vuan dënimin me burg që është shqiptuar dhe t’i presë vendimet për lëndët tjera për të cilat akuzohet ai”, tha Zekiri.

Lexo më Shumë

Qeveria planifikon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për nevojën e imunizimit përmes fushatave, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. “Ne kemi në plan të fillojmë fushatë. Disa prej tyre janë gati, të tjerët janë duke u përgatitur. Shfrytëzoj këtë mundësi përsëri për t’u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen në uebfaqen “vaksinacija.mk”. Pas disa ditësh do të bëhet azhurnim i sistemit, sa i përket marrjes së njoftimit me SMS pasi qytetarët të regjistrohen në të njëjtën mënyrë ata do të informohen për terminin e vaksinimit”, thotë Filipçe. Ai shtoi se ndërgjegjësimi i qytetarëve për nevojën për vaksinim është…

Lexo më Shumë

Qeveria ka miratuar Kontributin e Rishikuar Kombëtar në Marrëveshjen e Klimës së Parisit Duke vendosur si synimin e saj kombëtar ambicien për të arritur një ulje prej 51% të emetimeve të gazeve serë deri në vitin 2030 krahasuar me emisionet e vitit 1990, tha Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini. Siç theksoi ai, ky dokument strategjik është një kontribut i ri, më ambicioz në përpjekjet globale për të ulur emetimet e gazeve serë dhe përqendrohet në zbutjen e ndryshimeve klimatike. Ministri tha se kjo tregon edhe një herë angazhimin dhe kontributin e vendit në zbatimin e Agjendës së…

Lexo më Shumë

Mësimi online, përmes pajisjeve teknologjike, ka ndikuar edhe në ndryshimin e shprehjeve gjuhësore që po përdorin nxënësit, thonë mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut. Shprehjet si: OK, like, live, delete, nice, gjithnjë e më shumë po zënë vend në komunikimin e përditshëm të të rinjve dhe jo vetëm gjatë komunikimit në mediat sociale. Naser Miftari, profesor në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, që është pjesë e projektit “Shkolla dhe të mësuarit në shekullin XXI”, thotë për Radion Evropa e Lirë se përfshirja e fjalëve të huaja gjatë komunikimit teksa zhvillohet procesi mësimor, është nxitur edhe nga vetë mësimdhënësit. “Askush nuk…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja tërhoqi amendamentet nga ligji për shtetësi por propozimi i opozitës Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është akoma në procedurë parlamentare. Për momentin, nuk është akoma e qartë nëse propozimi aktual do të tërhiqet dhe do të dorëzohet një propozim tjetër që do të bazohet te marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës shqiptare, ose nëse propozimi aktual do të plotësohet me amendamente. VMRO-DPMNE-ja kërkon që versioni që aktualisht është në Kuvend të vendoset në votim dhe pret që të mos marrë votat e nevojshme. “Qëndrimi për këtë tekst është i njëjti dhe nuk ka ndryshuar. Besojmë se ky është qëndrimi edhe…

Lexo më Shumë