Punonjësit shëndetësor gjatë këtij muaji do ta marrin rritjen e pagës prej pesë për qind për muajin mars, ka paralajmëruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke shpjeguar se deri tani është kërkuar mënyrë se si ajo të bëhet formalisht dhe juridikisht. Potencon se në takimet me përfaqësues të Sindikatës së punonjësve shëndetësor është diskutuar nëse rritja mund të jetë pjesë e aneksit të Marrëveshjes kolektive ose duke pasur parasysh atë që shuma prej pesë për qind vjen si mbështetje përmes kredisë së Bankës botërore nuk mund të përllogaritet në pagën bazë, pra do të jetë si bonus- shtesë. “Në atë…
Author: Hamdi Kumanova
Kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski tha se VMRO-DMPNE-ja do të mbështes ndryshimet në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore, ku pritet të kufizohen çmimi për trajtim të Covid-19 në spitale private. Mickoski tha se do të kërkojë që edhe personat që deri më tani kanë shfrytëzuar këto shërbime të mund të marrin kompensim nga Qeveria. “Jo vetëm se do ta përkrahim, por do të propozojmë që kjo të shpërndahet edhe tek ata pacientë që deri më tani kanë shfrytëzuar shërbimet e spitaleve private, respektivisht nëse kanë dëshmi konkrete t’i parashtrojnë dhe Qeveria t’i kompensojë shpenzimet. Kjo duhet të bëhej qysh…
Historiani nga Shkupi Qerim Lita, në një prononcim për gazetën LAJM, ka folur për manipulimin e numrit të banorëve shqiptarë në Maqedoni, gjatë regjistrimit të popullsisë në vitin 1953. Ai tha se në atë kohë, shqiptarët dhunshëm u detyruan të deklarohen si turq për t’i hapur rrugë dëbimit të tyre drejt Turqisë. Pretendimet e tij, historian i njohur shqiptar nga Shkupi, i bazon në dokumente arkivore dhe fakte të publikuara në disa libra. “Manipulime ka pas gjatë gjithë kohës sa ka ekzistuar Jugosllavia. Por, manipulimi më i madh ndodhi në regjistrimin e popullsisë në vitit 1953. Për këtë kishte një…
“Dje (13-prill) rreth orës 17:10, pjesëtaret e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin SH.S. (50) nga Sellca e Tetovës i cili kishte abuzuar fizikisht dhe psiqikishtë për një kohë të gjatë gruan e tij 40-vjeçare me të cilën nuk kanë qenë të kurorëzuar (një shtetase e huaj) dhe 4 fëmijët e tyre të mitur. I njëjti është mbajt në Stacionin Policor Tetovë, për procedura të mëtejme dhe pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të përgatitet parashtresë adekuate”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi sot se numri i personave të infektuar me Kovid-19 po shënon ulje, kjo sipas tij vjen si rezultat i masave anti-Kovid. Vaksinimi po rrjedh mirë, deri më tani janë vaksinuar afro 30 mijë qytetarë. “Këtu në sallën “Boris Trajkovski” sot përfundon vaksinimi i grupeve kritike dhe prej nesër vazhdon vaksinimi i personave të tjerë. Deri më tani janë paraqitur afro 140 mijë persona për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk”, tha Filipçe.
Filloi seanca e Komisionit për Financim dhe Buxhet në të cilën debatohet për propozim ligjet nga pakoja e pestë e masave ekonomike. Janë parashtruar 27 amendamente, pjesa më e madhe e të cilëve kanë të bëjnë me zgjatjen e afateve, që të mund kompanitë të aplikojnë. Afati për aplikimin e kompanive sipas amendamentit të pranuar do të zgjatet deri më 30 prill. Anëtarët e Komisionit nga radhët e VMRO-DPMNE-së kërkuan që kompanitë të marrin ndihmë edhe për muajt prill dhe maj dhe ndihma të paguhet direkt në llogarit bankare të të punësuarve. Por këto amendamente nuk u pranuan nga mazhoranca.
Dje rreth orës 08:45 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, ka qenë i prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike në mes të 30-vjeçarit B.D. nga Tetova dhe një femër 17-vjeçare nga Piroku i Tetovës. Dy personat në fjalë më vonë janë thirrë në Stacionin Policor të Tetovës për të sqaruar dhe dokumentuar rastin.TS
Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (13.04.2021/14.04.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 53 persona (TE-30 GV-23), janë përgaditur urdhëra pagese për kundërvajtje, sipas Nenit 6 të Dekretit përkatës të Qeverisë informon Tetovasot. Në këtë periudhë në rajonin Tetovë-Gostivar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për 34 persona (TE) dhe 50 persona (GV) janë përgatitur vendime të reja për izolim dhe janë kryer kontrolle ndaj 831 persona (TE-467 dhe GV -364) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar shkelje të vendimeve të lëshuara të izolimit. Në periudhën…
Ministria e Punëve të Brendshme, informon se dje në orët e pasdites në autostradën Shkup-Veles, para pikës pagesore në Sopot, nëpunësit policorë nga Departamenti për kriminalistikë dhe Sektori për tregti të paligjshme me drogë dhe armë, ka privuar nga liria D.K(24) dhe A.A(31) të dy nga Velesi, për shkak se gjatë kontrollit të kryer në automjetin e tyre modeli xhip “Audi” është gjetur kokainë. Personat janë privuar dhe sipas urdhrave të Prokurorisë të Velesit kundër tyre do të ngritët padi penale për dyshimin se kanë kryer vepër penale e dënueshme sipas Kodit penal, neni 215.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 15:20, në rrugën “Boca Ivanovska” në Shkup, policia ka arrestuar 29-vjeçarin Q.A. nga Haraçina. “Ai kërkohej me urdhër të Burgu të Shkupit, në lidhje me nenin 392 të Kodit Penal, për arratisje nga burgu. Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike, për paraburgim në lidhje me nenin 418 nga Kodi Penal. Me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, në lidhje me nenin 297 të Kodit Penal dhe një njoftim qendror nga Ministria e Brendshme në lidhje me nenin 372 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare Hani i Elezit, respektivisht në kufirin me Maqedoninë e Veriut janë kapur rreth 30 mijë euro të padeklaruara. Nga Dogana e Kosovës kanë njoftuar se paratë tentoheshin të futeshin në Kosovë nga Maqedonia. Në komunikatën për media nga Dogana e Kosovës thonë se të gjitha paratë janë konfiskuar dhe rasti ka shkuar për hetim të mëtejmë. “Në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit kapen mjete monetare të padeklaruara. Oficerët doganor kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të cilat përmes një automjeti të udhëtareve tentuan të futen në…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e rajonit të Karposhit gjatë mbrëmjes së djeshme ka kryer kontrolle në një klub fitnesi në rrugën “Aradhet Partizane” në Shkup, transmeton Alsat. Policia gjatë kontrollit ka konstatuar se objekti ka punuar edhe përkundër ndalesës , respektivisht në objekt është hasur pronari i klubit F.B. (35) nga Shkupi dhe gjashtë persona tjerë. MPB shton se për rastin në fjalë është njoftuar Prokuroria Publike dhe se pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 206 nga Kodi Penal, gjegjësisht për mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.

