Nga dita e hënë fillon regjistrimi në vit të parë në shkollat e mesme për vitin mësimor 2021/2022. Sipas konkursit së Ministrisë për Arsim dhe Shkencës, në shkollat e mesme ka 30.053 vende të lira në 913 paralele dhe në 109 shkolla të mesme. “Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve bëhet sipas orarit nga ana e shkollës. Në afatin e qershorit ka tre regjistrime edhe atë më 14 qershor nga ora 12:00 deri në ora 19:-00, më 15 dhe 16 qershor shkollat do t’i marrin regjistrimet nga ora 7:00 deri në ora 19:00 dhe më 17 qershor nga ora 7 deri…
Author: Hamdi Kumanova
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski thotë se gjatë ditës së djeshme janë gjobitur 51 shoferë të dehur në gjithë territorin e vendit si dhe 112 motoçiklistë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit. “Aksionet e përforcuara vazhdojnë edhe sot edhe gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa është evidentuar ulja e aksidenteve në periudhën kur këto kontrolle po zbatohen. Si rezultat i masave të ndërmarra, është zvogëluar numri i viktimave në aksidente nga ku gjatë vitit 2020 kishte numrin më të vogël me 125 viktima. Edhe gjatë vitit 2021 vazhdon trendi i uljes së numrit të viktimave nga aksidentet në komunikacion.…
Fondi për Sigurim Shëndetësor ka shpallur konkurs për punësimin e 13 nënpunësve administrativ, ku rrogat do të mbërrijnë mbi 32 mijë denarë apo 500 euro. Konkursi përfshin disa qytete, por është e çuditshme se në disa komuna ku nuk ka shqiptarë, janë shpallur konkurse ku kërkohet që kuadri të jetë shqiptarë, përcjell portali Republika. Kjo ndodhë me Gjevgjelinë, Dellçevën dhe Berovën, ku në konkurs kërkohet që i punësuar të jetë i komunitetit shqiptar dhe që do të punësohet në njësinë rajonale të fondit në këto komuna. Këto punësime janë kritikuar viteve të fundit, pasi që përmes këtyre punësimeve false synohet…
Me 11.06.2021 në ora 14.30 zyrtarët policor nga SPB Shkup afër Kadino e kanë arrestuar N.S.(30) nga Shkupi, pasi që gjatë kontrollit te ai është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimti të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale./Almakos/
Mbarimi i vitit shkollorë për disa nxënës qe i hidhur, ku bashkë me notat u taksuan edhe me një kosto. Ankesa të shumta të nxënësve në disa shkolla fillore dhe të mesme të vendit janë bërë përmes UNSHM-së. Ata denoncojnë se kujdestarët e klasave ju kërkojnë para për përgatitjen e dëftesave. Sipas Unionit të nxënësve të shkollave të mesme ky fenomen ndodh çdo mbarim të vitit shkollor dhe se autoritetet përkatëse nuk kanë ndaluar dëmtimet ndaj fëmijëve. Unioni nxënësve të shkollave të mesme “Shkolla e mesme mjekësore në Tetovë kërkon nga nxënësit 150-200 denarë për një dëftesë, ndërsa shkolla ekonomike…
Ministria e Shëndetësisë informon se 11,431 banorë u vaksinuan dje në vend, nga të cilët 1,477 qytetarë morën dozën e parë të vaksinës kundër covid-19. Gjithsej 255,808 qytetarë u vaksinuan në pikat e vaksinimit në vend deri dje. Një total prej 442,928 doza vaksinash janë aplikuar në vend dhe 187,120 qytetarë janë rivaksinuar. “Vaksinimi po shkon normalisht në të gjitha pikat në të gjithë vendin. Interesimi për vaksinim po rritet çdo ditë, dhe deri më tani numri i njerëzve që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes platformës në internet vakcinacija.mk është 448.502 qytetarë”, thonë nga MSH, transmeton Portalb.mk. Sipas shifrave…
Kryeministri Zoran Zaev sot në Strumicë hapi Zyrën për kontakt me qytetarët. Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, kjo zyrë paraqet edhe një mjet për komunikim me qytetarët, vend ku qytetarët do të mund t’i adresojnë problemet dhe propozimet e tyre. “Në mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë, çdo qytetar i Komunës së Strumicës, por edhe nga komunat ngjitur do të mund të caktojnë takim me kryeministrin Zaev, ndërsa takimet do të mund të realizohen gjatë fundjavave”, thuhet në njoftim. Mbështetje në këtë proces qytetarët do të mund të marrin edhe nga punëtorët e Zyrtës, prej të cilëve është…
Rritja e mundshme e çmimit të naftës nuk do të ndikojë në standardin e qytetarëve, siguron Zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski. Sipas tij, qeveria nuk ka marrë ndonjë vendim për çmimet e energjensëve. Për momentin, po bëhen analiza për futjen e taksave ekologjike, që janë të njohura në botë dhe nuk duhet të lidhen me çmimin e naftës, thotë Kovaçevski. “Si Qeveri, ne kujdesemi që çmimi i energjensëve të jetë i përshtatshëm për standardin ekonomik të popullsisë, si dhe për performancën ekonomike të bizneseve, që nuk do të rrezikonte standardet e jetesës së qytetarëve, ose produktivitetin dhe efikasitetin…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se shkollat nuk duhet të marrin para për dhënie të dëftesave pas reagimit të UNSHM-së se në disa shkollat nxënësve u merren para për dëftesa. MASH thekson se dokumentimin pedagogjik që nevojitet për përfundimin e vitit mësimor e siguron Byroja për Zhvillim të Arsimit nga ku çdo shkollë merr 5% më shumë në rast të gabimit. “Rikujtojmë se sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe sipas nenit 3 nga Ligji për arsim fillor, dhe neni 3 nga Ligji për arsim të mesëm, çdo fëmijë ka të drejtën që për arsim cilësor…
Edhe pse “Kontrata” e kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, parashikon riparimin e fasadave të më shumë objekteve banesore, nuk është bërë qoftë edhe një riparim. Qytetarët me të cilët biseduam, thonë se nuk janë komunikuar nga autoritetet e komunës për këtë qëllim. “As nuk kanë ardhur, as nuk kemi shpresë se do të vijnë. Edhe nëse vijnë, ne jemi dëshpëruar… Unë në banesë jetoj, në Xhon Kenedi.” “Kam dëgjuar. Para tre a katër viteve kam dëgjuar se do t’i bëjnë por fasadat ne i bëjmë vet, me mundësi. Kush ka mundësi i bën, kush nuk…
Pavarësisht ankesave të qytetarëve, Ministria e Brendshme thotë se nuk ka mungesë të materialit për dokumentet personale. Nga dikasteri i brendshëm pranojnë se ka vonesa në procedura por shtojnë se kjo është për shkak të rritjes enorme të kërkesave. Sipas zëdhënësit të MPB-së gjatë pandemisë nuk ka pasur kërkesa për dokumente të reja. Jo zyrtarisht, dhënia e dokumenteve me emrin e ri kushtetues do të nis gjatë muajit korrik. Nuk ka asnjë problem me prokurimin e dokumenteve personale. Por në këtë periudhë ka një rritje enorme të kërkesave për lëshimin e dokumenteve të reja për udhëtim. Gjatë kohës së pandemisë…
Infrastruktura e keqe rrugore drejt qendrave tona më të mëdha turistike këtë verë do të kthejë shumë mysafirë vendas dhe të huaj, që duan të kalojnë pushimet e tyre në Strugë ose Ohër. E pasigurt, e gërmuar, me vrima, dhe në shumë vende duhet të kaloni nga rruga e vjetër në rrugën e re, dhe anasjelltas nga Kërçova për në Ohër. Rruga është në ndërtim e sipër prej vitesh, gjë që lë një imazh të keq për mysafirët e huaj. Është fakt që kur mysafirët të vijnë këtu, ata thonë se ju maqedonasit nuk mund ta mbaroni…

