Fondi për Sigurim Shëndetësor ka shpallur konkurs për punësimin e 13 nënpunësve administrativ, ku rrogat do të mbërrijnë mbi 32 mijë denarë apo 500 euro.
Konkursi përfshin disa qytete, por është e çuditshme se në disa komuna ku nuk ka shqiptarë, janë shpallur konkurse ku kërkohet që kuadri të jetë shqiptarë, përcjell portali Republika.
Këto punësime janë kritikuar viteve të fundit, pasi që përmes këtyre punësimeve false synohet të rritet numri i përqindjes së shqiptarëve në administratën shtetërore, e cila po ashtu këtyre viteve të fundit ka shënuar rënie. Konkursi i plotë është KËTU. (INA)



