Me 11.06.2021 në ora 20.20 nga ana e zyrtarëve policor nga Policia Kriminale në SPB Tetovë në fshatin Leshok, në afërsi të pompës së benzinës, është arrestuar M.C.(30) nga fshati Neproshten, tek i cili janë gjetur katër pako me marihuanë, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit në veturën e tij të tipit “opel astra”, me targa nga Tetova, M.C. ka tentuar të ikë. Në shenjë paralajmërimi nga policia janë gjuajtur me armë në ajër, ndërsa ai shpejt është kapur dhe arrestuar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.