UNSHM: Disa shkolla të mesme u kërkojnë para nxënësve për lëshimin e dëftesave

UNSHM: Disa shkolla të mesme u kërkojnë para nxënësve për lëshimin e dëftesave

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme i dërgoi një njoftim Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, duke i informuar ata se në ditët e fundit ata kanë marrë ankesa nga nxënës të shkollave të mesme nga disa qytete në të gjithë vendin se ato ju kërkojnë para për lëshimin e dëftesave.

Ata pretendojnë se shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë ngarkon ndërmjet 150 dhe 200 denarë për një dëftesë, ndërsa shkolla e mesme ekonomike në Tetovë kërkon një shumë prej 150 denarë për lëshimin e një dëftese dhe diplome për përfundimin e arsimit të mesëm. Shkolla e mesme e Shkupit “Zef Lush Marku” gjithashtu u kërkoi 100 denarë nxënësve për një dëftesë, ndërsa në Prilep shkolla e mesme “Mirce Acev” kërkoi 30 denarë për një nxënës, shkruan 360 shkallë, përcjell Portalb.mk.

“Problemi kryesor është se marrja e dëftesa nuk është një vendim opsional. Dëftesa është një dokument i detyrueshëm dhe është prova e një viti të suksesshëm. Nxënësit janë të privuar nga një zgjedhje – ata duhet të paguajnë nëse duan të përfundojnë vitin shkollor,” thonë nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme.

Prandaj, ata shtojnë se akuza e nxënësve të shkollave të mesme për lëshimin e dëftesave rrezikon karakterin publik dhe falas të arsimit shtetëror, dhe fenomenet janë në kundërshtim me paragrafin 2, nenin 3 të Ligjit për arsimin e mesëm.

Çfarë thotë ligji?

Në Ligjin për Shkollë të Mesme nuk theksohet specifikisht çështja e dëftesave, megjithatë thuhet se arsimi i mesëm është i obligueshëm, gjë që automatikisht obligon shtetin që qytetarëve të ua mundësoje një gjë të tillë plotësisht, transmeton Portalb.mk.

“Arsimi i mesëm është i obligueshëm për të gjithë qytetarët e RMV-së, me kushte të barabarta të cilat parashihen me këtë ligj” thuhet në reshtin e parë të nenit 3 të ligjit për shkollë të mesme.

“Arsimi i mesëm është pa pagesë” thuhet në nenin 3 të ligjit për shkollë të mesme.

Se nuk guxon askush të mare para nga nxënësit gjatë arsimimit publik fillor dhe të mesëm, parashihet edhe në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, nënshkruese ku është edhe Maqedonia e Veriut.

“Të gjithë duhet ta gëzojnë të drejtën e edukimit. Edukimi duhet të jetë pa pagesë” thuhet në nenin 26 të kësaj konvente ndërkombëtare.

Ndryshe, veprimet e tilla rrezikojnë karakterin publik të arsimit i cili sipas ndryshimeve ligjore të vitit 2008 në Maqedoninë e Veriut, është i paraparë të jetë pa pagesë. Përveç kësaj, marrja e parave nga nxënësit është shkelje e ligjit dhe autori mund të dënohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.