Author: Hamdi Kumanova

Emisioni i pasdite “Pastel” në TV21 u bë shkas, që Arkivi Shtetëror t’i dorëzojë shtëpisë muze “Nënë Tereza”, dokumente të reja që kanë të bëjnë me jetën dhe veprën e nobelistes, Nënë Terezën. Dorëzimin e bëri zëvendësdrejtori i Arkivit, Muzafer Bislimi, ndërkaq drejtori i shtëpisë muze, Arjan Asllanaj njoftoi se dokumentet që i mori në emision, do të qëndrojnë të ekspozuara në shtëpinë muze dhe do të mund t’i shohin të gjithë ata që janë të interesuar./TV21 https://www.facebook.com/watch/?v=891470981577705

Lexo më Shumë

Ne korridorin 8 jemi duke investuar në projekte infrastrukturore me vlerë rreth 2.5 miliardë euro dhe ato janë një sinjal i qartë edhe për bashkëqytetarët tanë, fqinjët në rajon, por edhe në Evropë që ne po investojmë në të ardhmen , tha sot, zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi, i cili së bashku me zëvendëskryeministrin për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Lupço Nikollovski dhe Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski i inspektuan aktivitetet ndërtimore në Autostradën Rankovce-Kriva Pallankë. Zëvendëskryeministri Bytyqi deklaroi se vetëm në pjesën verilindore të vendit tonë, në infrastrukturën rrugore dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, ka informuar për një aksion të përbashkët policor të policsë maqedonase dhe DEA-s amerikane, transmeton gazeta Lajm. “Në aksion të madh policor bashkë me Agjencinë Amerikane për luftë kundër narkotikëve – DEA, është konfiskuar drogë në vlerë prej 800 mijë eurove, është arrestuar zyrtar i lartë policor”, njoftoi Spasovski në facebook, transmeton gazeta Lajm. “Vazhdojmë bashkë me partnerët tanë strategjikë në luftën e pakompromis kundër krimit”, ka shtuar Spasovski.

Lexo më Shumë

Drejtor i ri – premtim i vjetër. Hari Llokvenec si drejtor i ri i Hekurudhave të Maqedonisë – Infrastruktura pretendon se do të ndërtojë hekurudhën drejt Bullgarisë. Tanimë se dimë cili drejtor i radhës është që e premton këtë projekt, por është i bindur që deri në vitin 2027 do të udhëtojmë me tren drejt fqinjit tonë lindor. Numrin nuk e di, por e di që jam përfaqësues i udhëheqjes e cila me siguri do ta bëjë realitet këtë hekurudhë”, tha Hari Lokvenec, drejtor i HM- Infrastrukturë. Rreth 700 milion euro janë të nevojshme për të ndërtuar hekurudhën drejt Bullgarisë,…

Lexo më Shumë

Në Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike në tre muajt e parë të vitit kemi lëvizje pozitive, trend pozitiv dhe me masat tona e aktivitetet plotësuese do ta nxisim këtë trend të vazhdojë edhe më tutje dhe të na ndihmojë në krijimin e masave plotësuese për mbështetje për zhvillim në këtë segment të rëndësishëm të ekonomisë nacionale. Kompanitë kanë rezultate ekonomike pozitive, numër stabil të të punësuarve dhe rritje të pagave prej dy për qind, si dhe pagesë të rritur në buxhetin shtetëror, tregon analiza e parë vjetore për vitin 2020 e ZZHIT, porositi sot drejtori i Drejtorisë për ZZHIT, Jovan Despotovski.…

Lexo më Shumë

Rekomandimet zyrtare edhe nga prodhuesit edhe nga Administrata amerikane për ushqim dhe ilaçe (FDA) dhe nga Agjencia evropiane për ilaçe (EMA) janë se rivaksinimi kundër Kovid-19 duhet të jetë me llojin e njëjtë të vaksinës me të cilin është kryer edhe vaksinimi, deklaroi doc.dr. Meri Kirijas nga Instituti për imunologji në një intervistë për MIA-n. “Për momentin ekzistojnë disa studime të cilat punojnë në atë për të parë se sa efektive do të jenë vaksinat nëse kombinohen doza e parë dhe e dytë nga prodhues të ndryshëm”, thekson Kirijas. Sipas saj, për momentin nuk mund të rekomandohet zyrtarisht që vaksinimi…

Lexo më Shumë

Nën slloganin “Luaj me përgjegjësi”, Shoqata e Basteve Sportive të Maqedonisë (ASOM) fillon një fushatë për bastet e përgjegjshme sportive. Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin e basteve të përgjegjshme sportive dhe të edukojë lojtarët se bastet sportive janë një mënyrë për të luajtur dhe argëtuar, jo diçka nga e cila pritet të fitoni dhe të siguroni jetesën. “Programet për edukimin e punonjësve dhe lojtarëve në lidhje me nevojën për të respektuar ligjet dhe rregullat, rëndësinë e basteve të përgjegjshme sportive dhe ngritjen e vetëdijes për ndikimet e mundshme negative janë pjesë e strategjisë së ASOM. Bastet sportive duhet të jenë…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës, me në krye Teuta Arifin, vitin 2020 e ka përmbyllur me humbje shtesë prej 2 milionë eurove. Këtë gjendje e bën edhe më të mjerueshme sqarimi skandaloz i kryetares së Komunës, znj. Arifi, sipas së cilës këto mjete janë shfrytëzuar për punësime të reja. Opinioni i gjerë, e sidomos qytetarët e Tetovës, ndjehen të ofenduar nga talljet e këtilla që ua bën Teuta Arifit në këtë kohë pandemie, duke qenë të bindur se kryetarja e Tetovës këto mjete të qytetarëve i ka harxhuar për punësime partiake e jo për zgjidhje të problemeve esenciale me të cilat ballafaqohen…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian komunikoi sot se nuk ka asnjë arsye që të mos përdoret fare vaksina AstraZeneka pas mendimit të Agjencisë Evropiane të Barnave, raporton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. “Agjencia Evropiane e Barnave sapo ka dhënë mendim pozitiv për AstraZenekën sepse përfitimet janë akoma më të mëdha se rreziqet, nuk ka kërkuar të ndalohet AstraZeneka, disa shtete anëtare kanë vendosur të marrin qasje më të ashpër, nuk ka asnjë arsye që të mos përdoret fare”, tha zëdhënësi për shëndetin i Komisionit Evropian, Stefan De Kersmaker.

Lexo më Shumë

Opozita shqiptare të hënën në takimin me kryeministrin Zoran Zaev do të kërkojë reduktimin e perimetrit të verifikimit nga organet e sigurisë ndaj personave pa shtetësi. Sipas Flakron Bexhetit nga Aleanca për Shqiptarët, aplikimi për shtetësi është individual dhe se përgjegjësia penale është individuale sipas çdo ligji dhe konvente ndërkombëtare. Bexheti shton se mendësia e shërbimeve të sigurisë për t’i dhënë domino efekt negativ juridik rrethit familjar duhet të merr fund me propozim-Ligjin për Shtetësi. Kuptohet që duhet të jetë në baza individuale sepse çdo qytetar e bën aplikimin në bazë individuale për shtetësi dhe kjo nuk duhet të paraqet…

Lexo më Shumë

Komisioni Anti-korrupsion duke kontrolluar gjendjen pronësore-juridike të funksioanrëve të zgjedhur dhe të emëruar dhe vërtetësinë e të dhënave të parashtruara, ka zbuluar keqpërdorim të të dhënave zyrtare dhe dyshim për larje parash nga bastoret sportive. “Për shkak të tejkalimit të kësaj, propozoj që si KSHPK të kërkojmë urgjentisht të bëhet kontroll antikorrupsion të Ligjit për lojërat e fatit dhe të të bëhet kontroll të ligjit për rregullimin e pagesës në para të gatshme, pasi tani për tani me kontrollin e parë, rreth 40.000 euro janë vendosur në paraqitjet tatimore pa ditur qytetarët. Të kërkojmë ndryshim të ligjit ose të rregullohet…

Lexo më Shumë

Gjatë fundjavës, më 10 dhe 11 prill, transporti publik do të funksionojë deri në orën 20, kumtoi sot NQP Shkup. Regjimi i transportit publik është në përputhje me vendimin e Qeverisë, për të ndaluar lëvizjen e popullsisë në periudhën prej orës 20 deri në ora 5. Linjat e qytetit 41A dhe 43 dhe linjat periferike 54, 55A dhe 65B nuk do të qarkullojnë nesër. Linjat e qytetit 41A, 42, 43 dhe 73 dhe linjat periferike 54, 55a, 64a, 65B, 118, 167 dhe 180 nuk do të qarkullojnë të dielën. Të gjitha zyrat e biletave dhe qendrat e personalizimit do të…

Lexo më Shumë