Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut e ka riafirmuar qëndrimin e përbashkët të qindra organizatave nga nëntori i vitit 2020, që Qeveria t’i jep fund përfitimeve nga spitalet private në kohë të pandemisë. Apelojmë sërish, pasi kërkesat dhe rekomandimet tona nuk gjetën përgjigje nga institucionet kompetente, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Shteti të vendosë kornizë ligjore për konfirmimin e mjekimit lidhur me COVID-19, të cilët qytetarët e mbulojnë me mjete personale në spitalet private. Propozojmë që Fondi për Sigurim Shëndetësor të nënshkruajë marrëveshje me disa laboratorë të akredituar për shërbime shëndetësore PCR test…
Author: Hamdi Kumanova
Këtë javë nuk do të mbahet takimi mes pushtetit dhe opozitës shqiptare për ligjin për shtetësinë, zgjidhja e të cilit do të zhbllokonte Kuvendin nga mijëra amendamentet e koalicionit Aleanca-Alternativa. Ndonëse vetë e kishte paralajmëruar për këtë javë, Kryeministri Zoran Zaev shpjegon për TV21 se shtyrja bëhet për arsye shëndetësore, pa specifikuar se të kujt, ndërsa shton se takimi do të mbahet javën e ardhshme dhe është optimist për zgjidhje. “Ka arsye shëndetësore të njerëzve që duhet të jenë të pranishëm në takim. Andaj në vend të ditës së nesërmes ose së premtes, do të jetë në fillim të javës…
Ambasada e Maqedonisë në Tiranë njoftoi se nuk ka kufizime për hyrje, dalje, transit ose qëndrim të shtetasve të Maqedonisë në Shqipëri ose kanë për qëllim të përdorin aeroportin në Tiranë. “Shqipëria nuk ka kufizime për hyrje, dalje, transit ose qëndrim për shtetasit e Maqedonisë në territorin e saj. I vetmi kufizim në Shqipëri është ndalesa për lëvizja nga ora 20:00 deri në ora 06:00”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Po ashtu ata japin edhe udhëzime për ata që do ta përdorin aeroportin në Tiranë. “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë se Veriut që shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për të…
Të premten (9 prill) me fillim në ora 14:00 do të ketë protesta në Shkup, të cilat organizohen nga familjarët e tre shqiptarëve të dënuar për rastin e vdekjes së Nikolla Sazdovskit. Familjarët thonë se do të kërkojnë të vërtetën dhe të jenë të barabartë para gjyqësorit. “Familjarët e Besirit, Skenderit dhe Jetonit, kërkojnë të vërtetën! Kërkojmë drejtësi, kërkojmë të jemi të barabartë! Kërkojmë rikualifikim të lëndës, sepse shokët tanë, NUK KANË KRYER VRASJE MIZORE!”. “Bobani u dënua me 6 vite burg, thonë se ishte aksident! Besiri dhe Skenderi u dënuan me nga 16 vite burg për secilin, thonë se…
Ambasadorja e SHBA-ve në vend, Kate Marie Byrnes, në ditën botërore të shëndetit ka shprehur mirënjohje për të gjithë punonjësit shëndetësorë. Nëpërmjet një video-porosie në gjuhën shqipe, Ambasadorja shprehet: “Këtë vit, në Ditën Botërore të Shëndetit, dua të shpreh mirënjohje për të gjithë punonjësit shëndetësor. Ju jeni ngushëllimi, shpresa dhe inspirimi ynë në këto kohëra të vështira. Ju faleminderit për gjithçka që bëni çdo ditë”.
Sot në Polac të Drenicës filluan aktivitetet për shënimin e 100-vjetorit të Hasan Prishtinës – Kryeministër i Shqipërisë. Me këtë rast, drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, bashkë me kreun e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ai dhe me Jahja Llukën, Mehmet Prishtinën dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, nderuam të rënët për liri me homazhe dhe lule të freskëta. “Ky ishte një rast i mirë të përkujtojmë të gjithë dëshmoret e luftërave tona për liri, komandantët legjendarë Adem Jashari, Shaban Polluzha, dhe sidomos figurën emblematike të Hasan Prishtinës, i cili vazhdon të jetë burim frymëzimi për gjeneratat në…
Sot është Dita botërore e Shëndetit. Vitin e kaluar në këtë ditë ishim në fillim të pandemisë dhe të gjithë shpresonim se kjo shpejtë do të përfundojë. Një vit më vonë, bota ende po lufton me koronavirusin, me lloje të reja dhe sfida të reja, të cilat i bart kjo krizë e madhe shëndetësore. Por ky vit është vit i vaksinimit. Vit për të cilin shpresojmë se do të jetë i fundit, në të cilin jetojmë me masa, restriksione dhe kufizime. Vaksinimi është mënyra e vetme që ta mundim virusin, por për fat të keq, kjo nuk po zhvillohet me…
Në sallën sportive “Boris Trajkovski” po vazhdon imunizimi i qytetarëve të cilët konsiderohen si kategori më e rrezikuar dhe e personave mbi 77 vjeç. Gjatë ditës së sotme ka nisur edhe imunizimi i pjesëtarëve të Armatës. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në rrjetet sociale ka publikuar fotografi nga procesi i imunizimit të ushtarëve. Sipas statistikave të fundit, në vendin tonë kundër Covid-19 janë vaksinuar mbi 12 mijë qytetarë./ALSAT
Pasaporta-covid e Maqedonisë për udhëtim në Greqi do të jetë digjitale. Ministria e Shëndetësisë tashmë e ka konfirmuar si do të duket pasaporta, pasi javën e kaluar Venko Filipçe, tha se ka marrë obligim për të konfirmuar detajet dhe ta njoftojë Greqinë. Greqia ka njoftuar se që nga 14 maji, do të hap kufirin për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, por vetëm me vërtetim për vaksinim ose test negativ për COVID-19, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Është definuar certifikata për vaksinimin kundër COVID-19. Qytetarët nëse kanë nevojë do të mund të marrin certifikatë se janë vaksinuar, e cila do të jetë digjitale,…
Dje rreth orës 18.00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë e kanë arrestuar 41-vjeçaren A.B. nga Reçica e Vogël e Tetovës, e cila në oborrin e shtëpisë familjare e kishte sulmuar fizikisht 54-vjeçaren H.I. nga Sellca e Tetovës. Ajo u mbajt në Stacionin Policor Tetovë për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatitet një parashtresë adekuate.Ts
Zyrtarët policor në Hamburg të Gjermanisë, gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut. Siç thonë nga MPB, bëhet fjalë për K.D i cili është i dënuar me gjithsej 17 vjet burg. “Ai është i dënuar për disa vepra penale, në mesin e të cilave vjedhje, vjedhje të rënda, mashtrime dhe falsifikim të dokumenteve dhe do të deportohet për të vuajtur dënimin me burg”, thonë nga MPB. Në fund shtojnë se aksioni është si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm me policinë gjermane.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se ka zbardhur plotësisht rastin e drejtuesit të veturës “BMW” me targa të Tetovës, i cili natën e kaluar (6-prill) rreth orës 21:35 në rrethrrotullimin që lidhë rrugët e “Ilindenit” dhe “Vidoja Smilevski-Bato ” në Tetovë, kishte startuar në vend pneumatikët e veturës duke kaluar rreth e përqark në rrethrotullim, ka kryer shkelje në trafik, e cila ishte incizuar drejtpërdrejt nga një qytetar dhe i njëjti më pas kishte dërguar videon mediumeve të Tetovës. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin L.A. nga Tetova , i cili sot (7-prill) është thirr në Stacionin Policor të Tetovës…

