Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se qytetarët që pranuan vaksinën “AstraZeneca” në Serbi do të mund të rivaksinohen në Maqedoninë e Veriut kur do të arrijnë dozat tjera nga Kovaks mehanzimi. Ai tha se këto vaksina pritet të arrijnë në fund të muajit prill, megjithatë sa i përket vaksinimit, qytetarët më të rinj duhet të presin qëndrimin zyrtar të të Agjencisë Evropiane për Barna. Ndryshe, sot pritet qëndrimi zyrtar i BE-së rreth vaksinë AstraZeneca për moshën më të re. Në Maqedoni pas rekomandimeve që i ndryshuan Gjermani dhe Kanada, vaksina “AstraZeneca”, nuk aplikohet te personat e moshës më të…

Lexo më Shumë

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar për situatën e vaksinimit kundër Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Prej 17 marsit, kur ka filluar vaksinimi në vend, deri më tani, dy doza nga vaksina kanë marrë 4.413 punëtorë shëndetësor. Prej tyre, 3.805 janë vaksinuar me Pfizer/Biontech dhe 608 me Sputnik V. Deri më 4 prill 2021, dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 7.009 punëtorë shëndetësor, prej tyre 4.015 me vaksinën Pfizer/Biontech dhe 2.996 me Sputnik V. Më 31 mars 2021, ka filluar edhe vaksinimi i personave mbi moshën 77-vjeçare. Deri më 4 prill 2021, një dozë të vaksinës e kanë…

Lexo më Shumë

Gastronomia nga kjo e mërkurë është totalisht e mbyllur me vendimin e fundit të qeverisë, ndërsa me këtë rreth 30 mijë persona që punojnë në këtë sektor do të mbeten pa të ardhurat mujore. Sindikata e Punëtorëve të Hotelerisë dhe Turizmit pranë Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut në një reagim me shkrim iu bëri thirrje punëtorëve të mos nënshkruajnë çfarëdo dokumenti blanko për anulimin e kontratave të tyre të punës. “Në opinion u plasuan informacione se shumica e objekteve gastronomike i kanë ç’lajmëruar punëtorët, ndaj të cilit reagojmë fuqishëm. Punëdhënësit nga sektori i hotelerisë të mos manipulojnë punëtorët…

Lexo më Shumë

Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik, gjatë javës së kaluar nga 29 marsi deri më 4 prill janë testuar 26.142 pacientë, që është për 5% më shumë se java e kaluar dhe janë regjistruar 7.933 raste të reja në 35 qytete të vendit, që është për 6.9% më shumë se java e kaluar. Raporti thotë se rastet më së shumti ka Shkupi (3.534 ose 44.5%), ndërsa përqindja e rezultimi pozitiv në këtë periudhë lëviz nga 21 deri 35.2%, ose mesatarisht 29.3%, që është për 1.7% më shumë se java e kaluar. Sipas moshës, më së shumti është mosha…

Lexo më Shumë

MPB njofton se të martën një 56 vjeçar nga Dibra ka njoftuar policinë për një mashtrim të rëndë nga personat M.D. dhe K.S. nga Dibra, si dhe nga personi S.N nga Veleshta e Strugës për shumë prej 80 mijë eurove. Sipas denoncimit, ai në dhjetor të vitit 2018 i ka huazuar para personit M.D. të cilat nuk ia ka kthyer deri tani, transmeton gazeta Lajm. Poashtu, sipas denoncimit, S.N. me ndërmjetësim të K.S. është zotuar se do ta marë mbi vete borxhin që M.D. ka pasur ndaj tij dhe se për këtë është dashur t’i japë 32 mijë euro për…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi thotë se në metodologjinë dhe Ligjin për regjistrim aspak nuk përmendet fjala evidentim.Ademi tha se REGJISTROHEN të gjithë shtetasit tanë, por edhe personat e huaj që ndodhen në vend gjatë regjistrimit. Pra Ligji është i qartë, Metodologjia është e qartë. Thotë numri i përgjithshëm i të regjistruarve përfshin numrin e të regjistruarve rezident dhe numrin e të regjistruarve jo rezident, kjo është totali, numri i përgjithshëm i të regjistruarve është dispozitë eksplicite, është dispozitë shprehimore në metodologji. Kështu që nuk ka kurrfarë lloj dilemash – tha Arbër Ademi, BDI. https://www.facebook.com/arberademi.1/videos/858526378063863

Lexo më Shumë

Nga Prokuroria themelore në Shkup kanë dalë me kumtesë përmes së cilës njoftojnë se nga MPB kanë pranuar dy padi penale për falsifikim të pasaportave, ku dyshohen gjithsej 11 persona. Me fletëparaqitjet janë përfshirë 11 persona për veprën penale- Keqpërdorim të autorizimeve dhe detyrës zyrtare nga neni 353 paragrafi 1 nga Kodi penal. “Procedura që ka hapur sot Prokuroria publike ka të bëjë me dhënien joligjore të pasaportave nga njësite kompetente organizative për dhënien e këtyre dokumenteve. Me këtë rast 10 nga të dyshuarit janë të punësuar në MPB në shërbimet për dhënien e pasaportave deri sa një person, si…

Lexo më Shumë

Mbi 12 mijë qytetarë deri më sot janë vaksinuar kundër Kovid 19. Nga 20 mijë vaksinat ruse që erdhën si donacion nga Serbia janë dhënë rreth 7 mijë e 500. Pavarësisht se vaksinat po harxhohen, ministri i Shëndetësisë thotë se nuk do ketë ndërprerje të procesit të vaksinimit. Thotë se pritet që deri në fund të prillit të arrijnë dozat plotësuese për të moshuarit dhe kategoritë tjera të rrezikuara në infrastrukturën shtetërore. I presim informacionet nga më shumë prodhues dhe më shumë mekanizma sipas njoftimeve dhe pjesës tjetër të Astra&Zeneca përmes Covax mekanizimit, më pas vaksinat Pfizer të cilat i…

Lexo më Shumë

Nga viti 2015 deri në 2019-tën, gjykatësit kushtetues kanë zgjidhur vetëm 60 për qind të lëndëve në Gjykatës Kushtetuese, konstatoi Enti Shtetëror i Revizionit. Dyzet për qind e rasteve kanë mbetur të pazgjidhura. Revizorët në raportin për punën e gjykatës, tregojnë se në Rregullore nuk ka afate për vendimin përfundimtar dhe përfundimin e procedurave, ndërsa rekomandojnë” Rregullimin shtesë të Rregullores së punës, në pjesën e përcaktimit të afateve në të cilat do të caktohen seancat përgatitore, si dhe afatet për vendimin përfundimtar për iniciativat e pranuara/marra”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit. Revizioni kërkon kritere të qarta për monitorimin dhe…

Lexo më Shumë

Siç shkruan Blumerang, me këtë rritëm të vaksinimit, Maqedonia do të fitojë imunitet kolektiv në 10 vitet e ardhshme. “Në Maqedoni, sipas të dhënave më të reja, mesatarisht jepen 651 doza në ditë. Me këtë ritëm, nevojiten edhe 10 vite të tjera për t’u imunizuar 75% i popullatës”, shkruan Blumerang. Për dallim nga Maqedonia, në Shqipëri do të nevojiten vetëm nëntë muaj për ta t’u imunizuar 75% i popullatës, ndërsa Bullgaria me 9.215 doza në ditë imunitetin kolektiv do të merr për tre vite. Serbia nga vendet e rajoni është me mesataren më të mirë ose 62.857 doza në ditë,…

Lexo më Shumë

Zeqirja Ibrahimi nga Alternativa, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve shqiptar që të mos lejojnë ndryshimin e ligjit për regjistrimin e diasporës siç pretendon Hristijan Mickoski që diaspora vetëm të evidentohet. Ai madje ka thumbuar kreun e opozitares DPMNE duke e llogaritur si zëdhënës të kryeministrit Zaev. “Ditëve të fundit, Mickovski, mbase edhe si zëdhënës i Zaevit, po e përsërit refrenin se “diaspora nuk regjistrohet, por evidentohet”. Kështu ngadalë po zbulohet plani: së pari të shtyhet regjistrimi (që tashmë u bë edhe me ndihmën e BDI-së) e pastaj ligji të ndryshojë, që mërgata shqiptare të fshihet nga regjistrimi. Megjithatë,…

Lexo më Shumë

Janë të paktë mësimdhënësit të cilët kanë ngritur zërin kundër fyerjeve dhe gabimeve në librin e Sociologjisë, për nxënësit e shollave të mesme më mësim në gjuhën shqipe. Liman Aliji që ligjëron sociologjinë në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, tha se me këto njësi mësimore ishte përballur që në vitin 2002, kur ai ishte nxënës i shkollës së mesme. Që prej atëherë e deri më sot, Aliji tha se asgjë nuk ka ndryshuar përveçse nxënësit maqedonas, që mësojnë nga i njëjti libër, janë detyruar t’u binden të pavërtetave ndaj shqiptarëve. Nxënësit maqedonas këtë gjë e kanë marrë të…

Lexo më Shumë