Author: Hamdi Kumanova

Prej sot deri më 20 prill kafenetë dhe restorantet do të jenë të mbyllura për vizitorët, ndërsa shërbimet e tyre do të mund t’i kryejnë vetëm nga sportelet. Gjithashtu do të mbyllen edhe bastoret, të cilat do të mund të punojnë vetëm nga sportelet. Këto masa të reja u miratuan nga Qeveria dy ditë më parë me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive. Nga dje janë mbyllur edhe sallat sportive, si dhe ndalohet edhe organizimi i konferencave, seminareve, trajnimeve dhe kurseve. Kujtojmë që në vendin tonë nga dita e djeshme është zgjatur edhe ora policore duke filluar nga ora 20:00…

Lexo më Shumë

Shkollat fillore “Petar Zdravkovski-Penko”, “Gjergj Kastrioti”, Haraçinë, “Kirili dhe Metodi”, Prilep, janë vetëm tre nga shkollat që nuk uа kanë paguar mësuesve kontributet shtesë. Nga Inspektoriati Shtetëror i Punës për Тelevizionin Shenja njoftojnë se gjithsej 9 shkolla kanë kryer parregullsi, gjegjësisht nuk iu kanë paguar orët e plota mësimdhënësve, me çka iu ka dërguar vërejtje shkollave për ta bërë pagesën në afat prej 30-ditësh. Inspektoriati Shtetëror i Punës “Shkolla e fillore “ Petar Zdravkovsk- Penko” Shkup, shkolla “Krume Kepeski” Shkup, “Liman Kaba” Luboten, Shkup, “Alija Avdoviq” fshati Batincë, Shkup, “Gjergj Kastrioti” Haraçinë, “Luben Llape” Shkup, “ Kuzman Josifovski -Pitu”, Shkup,…

Lexo më Shumë

Nëpunësit policorë të Stacionit policor Kërçovë sot në orën 13.30 në fshatin Bukojçan të Kërçovës, e kanë privuar nga liria Xh.J. (54) nga fshati Bukojçan për çka gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe hapësirat mbrojtëse, të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur pushkë gjuetie “IZ 18” të prodhimit rus, të cilën e kishte poseduar pa leje. Siç informuan nga MPB, ai është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të shtrohet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit penal për “përpunim të palejuar, mbajtje dhe tregtim me armë ose materie shpërthyese”.

Lexo më Shumë

Pas zgjedhjeve të së dielës në Bullgari, Komisionerja e Zgjerimit e Komisionit Evropian Ana Pisonero tha se Brukseli “inkurajon Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut të gjejnë zgjidhje reciprokisht të pranueshme për çështjet bilaterale aktuale”. “Ne shpresojmë të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur”, i tha ajo për AIM, duke theksuar se nuk dëshironte të hynte në detaje rreth situatës politike në Bullgari dhe shpresonte që Shkupi dhe Sofja të arrinin një kompromis. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bullgarisë ka njoftuar rezultatet e 100 përqind të votave të përpunuara në zgjedhjet parlamentare të së dielës.…

Lexo më Shumë

Ndaj një 16-vjeçari nga Kumanova, është parashtruar padi penale për shkak se dyshohet, se duke keqpërdorur letërnjoftimin e vëllait më të madh, ka tentuar të tërheqë kredi nga një bankë. “SPB Kumanovë ka parashtruar kallëzim penal kundër një 16-vjeçari nga një fshat i Kumanovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i të dhënave personale”. Më 03.03.2021, i denoncuari në shoqatën financiare e ka dhënë letërnjoftimin e vëllait të vet, më të mëshuar se ai. Me qëllim që të tërheq kredi, në kundërshtim me kushtet e parapara me Ligj, pa pajtim të tij ka tentuar…

Lexo më Shumë

Vendimi i Qeverisë për të mbyllur objektet gastronomike duhej të shpallet së bashku me masat për të ndihmuar këtë sektor. Gastronomët thonë se pa vendim të menjëhershëm për ndihmë financiare të pakthyeshme, kafenetë dhe restorantet vështirë se do të vazhdojnë të funksionojnë. Ata thonë se megjithëse morën premtime të panumërta nga zyrtarët qeveritarë për masa të posaçme për sektorin e turizmit dhe gastronomisë, asnjë prej premtimeve nuk është përmbushur. “Më besoni, marr informacione jo vetëm ne si restorant por edhe shumë restorante të tjera i largojnë punonjësit, sepse nuk janë të sigurt nëse masa do të zgjasë dy javë apo…

Lexo më Shumë

Ora policore për dy orë më herët është në fuqi nga mbrëmja e sotme. Me qenë se deri tani kufizimi i lëvizjes së qytetarëve niste nga ora 22:00, tani do të nisë prej orës 20:00, me vendimin e fundit të Qeverisë. Ndërkaq, objektet hotelierike mbyllen prej nesër. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke i arsyetuar masat plotësuese restriktive, deklaroi se ato janë marrë për shkak se jemi në një periudhë kur sistemi shëndetësor është i ngarkuar dhe kryesisht për shkak të muajit të Ramazanit. Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë “Duke pasur parasysh përvojën e vitit të kaluar kur festa të…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka qëndruar sot në Shtip. Ka mbikëqyrur realizimin e procesit të vaksinimit anti-Covid. Me këtë rast, ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen në numër sa më të madh dhe të mos frikësohen. “Ajo çfarë kërkojmë dhe që filloi mbrëmë, duhet të vazhdojë në kontinuitet. I ftoj qytetarët të vaksinohen në numër sa më të madh, të mos frikësohen, të mos bien pre e lajmeve të rreme, të mos besojnë në trillime të ndryshme. Si çdo kund në botë, imunizimi masiv është mënyra e vetme për të parandaluar virusin korona dhe të tejkalojmë pandeminë e…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës premton se do të tërhiqen të gjitha përmbajtjet fyese në librat shkollor. Sipas tyre, hap kryesor në reforëm e plotë të sistemit arsimor kombëtar është sigurimi i teksteve dhe përmbajtjeve cilësore për arsimin fillor dhe të mesëm. Gjithashtu, në përgjigjen dërguar për Televizionin SHENJA sqaruan se Ligji i ri për Tekstet Shkollore është në procedurë të Еgzekutivit, dhe se i njëjti mundëson ndalimin e përmbajtjeve ofenduese nëpër librat shkollor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës “Lëshimet që ndër vitе janë zvarritur në shumë tekste dhe materiale shkollore, me reformat do të tërhiqen plotësishtë dhe do të…

Lexo më Shumë

Paketa e pestë e masave ekonomike, si dhe zhbllokimi i Kuvendit do të presë derisa Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa të marrin sinjal serioz nga Qeveria se dëshiron ta zgjidhë përgjithmonë problemin e shtetësisë për të ashtuquajturit “fantomë”. Kështu deklaroi për Plusinfo deputeti i koalicionit ASh-AAA, Halil Snopçe, edhe përkundër njoftimit nga VMRO-DPMNE-ja se këtë javë do t’i tërheqin amendamentet e Ligjit për Shtetësinë dhe thirrjes së Kryeministrit Zoran Zaev për zhbllokimin e ligjeve pasi është i bindur se do të gjendet zgjidhje për shtetësinë, transmeton Portalb.com. “Derisa nuk marrim sinjal serioz nga qeveria, nuk do të heqim dorë nga…

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, ka kërkuar, që sektori i biznesit të jetë prioritet në vaksinimin anti-Covid. “OEMVP vlerëson se në kategoritë me prioritet për vaksinim, duhet të inkuadrohen edhe bizneset, si shtyllë e shoqërisë dhe ekonomisë në vend, të cilët përfaqësojnë pjesën dërmuese të të punësuarve, dhe kontribojnë në stabilitetin ekonomik dhe financiar të shtetit. Me qëllim që të rikthehet aktiviteti ekonomik, shteti duhet të stimulojë sektorët që kanë potencial zhvillimor-ekonomik, para se gjithash, projektet kapitale-infrastrukturore. Nëse i referohemi të dhënave zyrtare, vërehet një normë shumë e ulët e realizimit të shpenzimeve kapitale, të cilat arrijnë vetëm 10.18% të…

Lexo më Shumë

Unë mendoj se rëndësia e mësimdhënësit është kuptuar më në fund, rëndësia e arsimit, veçanërisht në raste urgjente,si tani në pandemi Shumë prindër janë përballur me sfidën për të qenë mësimdhënës- zëvendësues në shtëpi. Është parë se sa e vështirë është të arsimosh fëmijët, të mbash dinamikën në të mësuarit e vazhdueshëm Ky ishte momenti i kthesës, kur filluam të mendonim se sa e rëndësishme është të jesh mësimdhënës,nga njëra anë, dhe nga ana tjetër mendoj se do të na çojë drejt shkrimit të mësimdhënësit, mësimdhënësi me shkronjë të madhe M, duke vlerësuar të gjithë vlerën që sistemi arsimor i…

Lexo më Shumë