Author: Hamdi Kumanova

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi sot se procesi i imunizimit në vend po rrjedh normalisht pa ndonjë problem të theksuar dhe se gjatë ditës së djeshme afro 2500 qytetarë janë vaksinuar. Ndërkohë sa u përket masave të reja të cilat hyjnë në fuqi nga dita e sotme, tha se nuk janë të motivuara politikisht, por se kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. “Prej sot fillojnë masat e reja të cilat do të zgjasin dy javë. Masat e reja kanë për qëllim që të mbrojnë shëndetin e qytetarëve dhe të ndihmojnë sistemin shëndetësorë. Jemi në një periudhë kur…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtësi kundër Covid-19, të cilat, siç thekson ai, janë të domosdoshme, derisa kërkoi angazhimin maksimal të institucioneve për t’i zbatuar këto masa në vazhdueshmëri. “Virusi në këtë valë është shumë më i rrezikshëm dhe përparon shumë më shpejt. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kufizojmë numrin e kontakteve që ne bëjmë me njerëzit e tjerë. Ky është moment kur mobilizimi i plotë i qytetarëve dhe shoqërisë është i nevojshëm në mbrojtjen e shëndetit publik, e që është përgjegjësi e secilit prej…

Lexo më Shumë

Dje (5-prill) prej ora 20:30 deri në ora 21:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer kontrolli në një objekt hotelierik, i vendosur përgjatë autostradës Tetovë -Gostivar, në pronësi të R.B. 46-vjeç nga Gostivari, në objektin hotelerik janë hasur 11 mysafirë, të cilët ishin duke u argëtuar nga një orkestër me pesë këngëtarë dhe disa valltare (katër shtetase të Maqedonisë dhe një nga Bullgaria). Pronari i objektit është privuar nga liria dhe pasi çështja të zbardhet dhe dokumentohet plotësisht do të përgatitet parashtresë adekuate për “mosveprimin sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”…

Lexo më Shumë

Nëse tani do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare, fituese në kampin politik maqedonas do të ishte VMRO-DPMNE ndërsa tek shqiptarët koalicioni Aleanca për Shqiptarët- Alternativa. Këtë e tregon anketa në terren, e cila është realizuar nga data 17 deri në 30 mars. Anketa është porositur nga partia e Hristian Mickoskit dhe në të janë përfshirë 1.009 qytetarë. Anketa ka treguar se rejtingu i VMRO-DPMNE-së është 15 për qind. Më pas është renditur LSDM me rejting me 10.9 për qind. E treta radhitet koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me rejting prej 5.3 për qind, ndërsa BDI e Ali Ahmetit…

Lexo më Shumë

Ragmi Latifi, ish ushtar i UÇK-së nga fshati Hotël i Likovës, ka vendosur të fillojë grevë urie në burgun e Shutkës në Shkup . Shkak për fillimin e grevës së urisë është mbatja një kohë të gjatë në qeli vetmie dhe mungesa e përgjigjes nga institucionet për ankesat e bëra. Për këtë arsye, me një letër letre dërguar deri te gazeta Lajm, Latifi njofton opinionin për fillimin e grevës së urisë. Ai është i dënuar me 18 vite burg për rastin “Lagja e Trimave” Kumanovë. Të nderuar gazetarë të Gazetës Lajm dua që t’ju njoftojë me padrejtësinë që bëhen në…

Lexo më Shumë

U lëshua në përdorim salla e sportit në shkollën “Faik Konica” fshatin Debresh. Pas afërsisht tre dekada pritje dhe ndërrimit të katër-pesë ministrave shqiptarë të arsimit, ky investim kapital u bë realitet vetëm sot. E urojë për kontributin e dhënë bashkë-qytetarin tanë, zv.ministrin e Arsimit dhe Shkencës z. Arafat Shabani që me angazhimin e tij, bëri që punimet në këtë sallë sporti të përfundojnë. Debreshi ka qenë dhe është në vëmendjen e Komunës së Gostivarit, ku kemi investuar në dhjetëra projekte në ifrastrukturën shkollore, ndërtaum terrenin e hapur sportiv, shumë rrugë asfaltuam, ndërtuan rrjet të ri kanalizimi, e rregulluam parkingje…

Lexo më Shumë

Vazhdon dita e dytë e vaksinimit në Kërçovë. Qytetarët vaksinohen tek ndërtesa e vjetër e spitalit të Kërçovës, ndërsa pyetësorin qytetarët e mbushin jashtë tek garazhi. Kjo ndodh në mungesë të hapësirave dhe kushteve në spitalin e Kërçovës, për të cilat TV21 ka raportuar disa herë. “Jemi në spitalin e Kërçovës, këtu prapa meje pacientët fillimisht mbushin formularët për tu vaksinuar, ndërsa në anën tjetër marrin edhe vaksinën”. Në Kërçovë javën e kaluar arritën 500 vaksina AstraZeneca, ditën e premte u vaksinuan 50 persona, ndërsa sot 30 deri në mesditë. Mjekja e cila ndjek procesin e vaksinimit tha se askush…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministrin dhe ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakachanov dhe partia e tij janë fitues nga votuesit që kanë votuar nga Maqedonia. Në Maqedoni gjithsej kanë votuar 510 votues, ndërsa prej tyre 216 shteas të bullgarisë kanë votuar për partinë e Karakachanov. Ndryshe, koalicioni i Karakachanov fitoi mjaftueshëm vota për të qenë parti kuvendare, ndërsa Borissov i fiti zgjedhjet. Karakachanov, partia e së cilit quhet OBRM, fitoi në Ohër, Manastir dhe Shtip, ndërsa në Shkup pjesa më e madhe e votuesve kanë qenë për partinë e kryeministrit Borissov./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Situata me pandeminë e shkaktuar nga KOVID-19 në kopshte është stabile dhe nuk ka rritje ekstreme të numrave, deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska. Ajo informoi se për momentin ka 59 të punësuar pozitivë dhe 11 fëmijë. Ajo dinamikë, tha Shahpaska, është konstante. “Javën e dytë të nëntorit ishte piku në kopshte. Prindërit besojnë në funksionimin e protokolleve të vendosura në kopshte, ndërsa vërtetim për këtë është se nuk ka përhapje të infeksionit në to”, theksoi Shahpaska në emisionin Studio 10 në TV 24 ku ishte mysafire sot. Ministrja potencoi se MPPS gjatë gjithë kohës po…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev u pyet edhe në lidhje nëse me këto masa përfshihet edhe mbyllja e kufijve. Ai tha se virusi është i shpërndarë pothuajse në mënyrë të njëjtë në të gjitha vendet e rajonit, dhe se nuk ka efekt që të mbyllen ato. “Nuk ka masa për bllokimin e kufijve. Posaçërisht me mbylljen e objekteve hotelerik, nuk ka kuptim. Pra nuk ka vendim për mbylljen e kufijve”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev, raporton SHENJA.

Lexo më Shumë

Filloi vaksinimi masiv në arenën A1 në Shkup. Brenda një ore imunizohen rreth 300 persona, ndërkaq deri në fund të ditës me vaksinën Ruse Sputnik V është paraparë të vaksinohen tre mijë persona. Shumica e personave që ALSAT anketoi ishin punonjës shëndetësor, kryesisht të qyteteve të tjera. Shprehen se nuk kanë ndjerë ndonjë ndryshim pas vaksinimit derisa disa prej tyre shprehen se vaksinimi është i vonuar. “Gëzohem që na thirrën. Që moti presim të na thërrasin për marrjen e vaksinës. Për ndryshe, jemi mjekë nga Tetova, nuk kishim ndonjë problem. Gjithë procesi ishte mirë i organizuar. Pas vaksinimit pushuam 15…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.431 teste të kryera janë regjistruar 301 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.091pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 37 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 135.167 raste, prej të cilëve 110.388 janë shëruar, kurse 3.977 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 20.802 raste aktive me virusin korona.

Lexo më Shumë