Avokatët e të akuzuarve Sasho Mijalkov, Toni Jakimovski dhe Nebojsha Stajkoviq kërkuan nga Gjykata që t’i lirojë në rastin “Thesari”, për furnizimin e pajisjeve të përgjimit. Në deklaratën e saj përfundimtare, mbrojtja theksoi se nuk ka prova që përfaqësuesit e ndërmarrjes “Finzi” nga Shkupi kanë qenë në Angli për të lidhur kontratë për furnizimin e sistemit të përgjimit për DSK-në. Kompania nga Britania e Madhe zgjodhi “Finzin” të jetë distributori i pajisjes në vend. Për më tepër, mbrojtja e Mijallkovit pretendon se pronari përfundimtar i ndërmarrjes “Finzi” në Amerikë është familja Kamçev, kurse Mijalkov nuk ka lidhje me të njëjtën.…
Author: Hamdi Kumanova
Numri i rasteve të reja po rritet, po ashtu edhe i viktimave. Kapacitetet spitalore janë duke e përjetuar stërmbushjen më të madhe që nga fillimi i pandemisë. Kështu kryeministri Zoran Zaev ka arsyetuar ashpërsimin e masave anti-Covid në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut. Ka apeluar deri te qytetarët, të qëndrojnë në shtëpi, të mos grupohen. Ndërkaq ka bërë të ditur, se masat vendoset në prag të festave, kjo me qëllim që çdo qytetar të presë festat me më të dashurit në numër dhe bashkërisht në tryezë. “Në emrin tim dhe në emrin e qeverisë apeloj, qëndroni në shtëpi, mos…
Zëvendës ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani në konferencën e sotme për shtyp tha se masat restriktive kanë qenë të paevitueshme me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Në lidhje me : Prej nesër ora policore fillon nga ora 20:00, këto janë vendimet e Qeverisë Filipçe: Kemi pasqyrë klinike të COVID-19 më ndryshe nga e kaluara “Pandemi ka pasur edhe në kohën e profetit tonë Muhamedit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Ky është realiteti jonë. Jemi të vetëdijshëm që masat që sollëm janë më restriktive. I sollëm me vetëdije të plot që të gjithë së bashku me qetësi…
Drejtorit i Komisioni për Sëmundje, Zharko Karaxhovski, tha se pesë qytete janë kritike, ku faktori i transmetimit R0 është mbi 1. “Gjendja epidemiologjike është e pasigurt. Nga këto masa mund të japim kohë për pushim punonjësve mjekësorë. Më pas të lejojmë autoritetet shëndetësore të sigurojnë kapacitete të reja. Ato kapacitetet që janë duke rinovuar me vendosjen e përkrahje me oksigjen të mbarojnë. Të mund të sigurojmë sa më shumë vaksina”, tha Karaxhovski, raporton SHENJA.
Aplikimi për marrjen e subvencioneve bujqësore fillon sot, dhe do të zgjasë deri më 31 maj të këtij viti. Të gjithë fermerët e interesuar do të mund të dorëzojnë aplikacion elektronik përmes faqes së internetit, të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi. Nga Agjencia thonë se për këtë vit janë planifikuar rreth 80 milion euro, të destinuara për subvencione, për fermerët. “Pas dorëzimit elektronik të kërkesës, aplikantët duhet të shtypin dy kopje dhe t’i nënshkruajnë ato personalisht, pas së cilës duhet të dorëzojnë një kopje në agjencinë pagesore. Ata fermerë, që nuk dinë të dorëzojnë kërkesë, ose kanë nevojë për…
Kovid 19 mbylli shkollën fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë. Nëntë punonjës, katër prej të cilëve mësues, dhe pjesa tjetër staf administrativ dhe teknik janë pozitivë për Covid 19. Dy nga punonjësit janë shtruar në spital për shkak të pasqyrës së rëndë klinike. Kjo ishte e pashmangshme, në mënyrë që të mos vijë deri te përhapja e epidemisë Covid 19, dhe për atë arsye ne vendosëm, në përputhje me autoritetet kompetente, të izoloheshim dhe shkolla të mbyllej – tha Veljo Filkoski, Zëvendësdrejtor. Nga shkolla nuk e dinë se nga ka ardhur infektimi, por supozojnë se ndoshta bëhet fjalë për prindër…
Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Lojërat e Fatit, mijëra punonjës në rrugë dhe duke hapur rrugën për baste të paligjshme Shkup, 5.04.2021 – Shoqata e Bastoreve Sportive të Maqedonisë (ASOM) reagon ndaj Projekt Ndryshimeve në Ligjin për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Dëfrim të vendosura në Regjistrin Elektronik të Unifikuar të Rregulloreve (ENER) dhe shpreh keqardhje që pavarësisht shumë përpjekjeve prej tyre për veprim konstruktiv në përmirësimin e rregullimit, përsëri propozohen ndryshime që çojnë në mbylljen e një industrie të tërë, humbjen e mijëra vendeve të punës dhe humbje të mëdha në buxhetin e shtetit. Vërejtjet e Shoqatës…
Qeveria ka sjellë vendim, ora policore do të fillojë në ora 20:00. Për këtë vendim, pritet të deklarohet kryeministri Zoran Zaev, ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Ilir Hasani dhe kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhoski.
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,80 % në raport me vendimin e datës 29.03.2021. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin për ndryshimin e vendimit të përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 29.03.2021. Çmimi…
Mëngjesin e sotëm, në rrugën Negotinë-Demir Kapi janë arrestuar dy shtetas të Serbisë. Policia në makinën e tipit “Daevu” ka kapur shtatë emigrantë nga Pakistani. “Në ora 05.35 policia ka privuar nga liria I.S. (47) dhe A.Lj.(23). Të dy nga Republika e Serbisë. Në makinën “Daevu” me targa të Serbisë, që po drejtohej nga I.S. janë kapur 7 emigrantë nga Pakistani”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili me profesion është mjek, ka folur për gjendjen me pandeminë Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, ora policore që është në fuqi për momentin, nuk e jep efektin e dëshiruar, ndërkaq ka vlerësuar, se restrikcionet shtesë duhej të kishte para 10 ditësh. “Duhet të mendohet për masa shtesë restriktive. Duhej para 10 ditësh të fillohej me restrikcione. Ora policore pas orës 22, është hipokrizi”, tha Taravari për TV24.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:10, në rrugën e ,,Prespës” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë arrestuar 31-vjeçarin A.B nga Tetova, i cili u soll në mënyrë agresive ndaj tyre, kurse i njëjti së bashku me personin R.A. (30) gjithashtu nga Tetova me të cilin kishin lëvizur me veturë “Opel” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi A.B. I cili nuk posedonte patentë shoferi dhe leje qarkullimi. Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar, pas së cilës do të përgaditet parashtresë adekuate.

